• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mësime nga një Pakt i pafat

10 Qershor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sot duket kujtim i largët, por kur u krijua 20 vjet më parë, më 10 qershor 1999 në Koln të Gjermanisë, Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore u bë për disa vite rresht kryefjala e politikës ndërkombëtare, emri i artikuluar më shpesh në diskurset politike, në kancelaritë perëndimore dhe në Ballkan. Ai lindi si nismë e përbashkët e BE/SHBA pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë pas konfliktit të dhunshëm në Kosovë me praninë e 46 shteteve të mëdha e të vogla dhe organizatave kryesore ndërkombëtare. Krahas procesit të stabilizim – asociimit të lançuar po atë vit, objektivi i tij kryesor ishte realizimi i paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan pas katër luftërave gjakatare të Millosheviçit si dhe grindjeve/mërive të shumta rajonale. Koha nuk priste, kërkohej një strategji afat-gjatë që komuniteti ndërkombëtar e në radhë të parë SHBA-të dhe BE-ja të mos ishin më thjesht» zjarrfikës» krizash/ konfliktesh, por t’u dilnin përpara me kohë, t’i shmangin dhe zëvendësonin ato kriza me dialog, fqinjësi dhe bashkëpunim drejt integrimit të tyre në BE.

Diplomacia gjermane e asaj kohe, si kryesuese e radhës së BE-së hartoi me shpejtësi draft – tekstin e Paktit, i cili u bë objekt diskutimesh dhe debatesh të shumta në Bruksel dhe në qendra të tjera të mëdha ndërkombëtare. Si diplomat i lartë ato vite në misionin tonë pranë BE-së në Bruksel dhe në Berlin kam qenë i pranishëm në pothuajse të gjitha mbledhjet plot tensione e debate që zgjatnin deri pas mesnate përpara, gjatë dhe pas krijimit të Paktit. Nuk ishte vështirë të shihej qartë qysh në fillim se meraku ishte më shumë te gjetja dhe kopsitja e fjalëve dhe akomodimi i pozicioneve të çdo vendi pjesëmarrës se sa efektet e tij në praktikë; falë publicitetit të jashtëzakonshëm, suksesi i Paktit ishte marrë si i mirëqenë, aq me tepër se ai u nënshkrua me shumë bujë dhe pompë në Sarajevo më 30 korrik 1999, në prani dhe të Presidentit amerikan Klinton. Në fakt, Pakti ishte një angazhim politik dhe konstruksion i mirëfilltë diplomatik, një kopje në miniaturë e Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975; veçse në vend të tre «shportave» ai kishte tri «tryeza» me të njëjtin titull, «demokracia dhe të drejtat e njeriut, bashkëpunimi ekonomik dhe siguria» që drejtoheshin nga personalitete të njohura në fushat e tyre. Shkurt, «Helsinki i Balkanit»

Mirëpo, me gjithë paralajmërimet diplomatike të përsëritura që të mos rritej artificialisht «steka» e pritshmërive nga ai Pakt, sidomos në aspektin ekonomik, politikanët në vendet tona nuk deshën t’ia dinin. Ata e «përkthyen» shpejt e shpejt atë si «Plani Marshall» apo «Shiu jeshil për Ballkanin». Në kuadrin e tri tryezave dhe të seancave plenare mblidheshin çdo muaj në Bruksel dhe në kryeqytete të rajonit tonë ekspertë, ministra dhe kryetarët e shtetit/qeverive në samitet e tij vjetore. Ndaj, vështirë të kishte politikan shqiptar i çdo rangu që të vinte në Bruksel e të mos takohej me Koordinatorin e tij Special, Bodo Hombach, ish-ministrin dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Kancelarit gjerman Gerhard Schroder. Selia modeste e Paktit në Bruksel ngjitur me Parlamentin Evropian ishte bërë një lloj «meke» politike rajonale. Mjaft të dilte emri se u takove me Hombach dhe udhëtimi në Bruksel konsiderohej sukses.

Për pasojë, nga viti 2000 e tutje, prania në Pakt filloi të shihej pothuajse si një garë apo tender rajonal se cili vend do të rrëmbente më shumë «llokma» d.m.th. fonde, projekte dhe para, se të tjerat konsideroheshin vetëm fjalë. Diçka që u bë tejet e bezdisshme dhe për vetë drejtuesin e Paktit të Stabilitetit. Hombach nuk dinte se «kujt t’ia prishte dhe kujt t’ia ndreqte» më parë! Puna arriti deri aty sa pas një takimi të tryezës ekonomike, u përhap si rrufe lajmi se Maqedonia kishte siguruar më shumë projekte të premtuara!!! Pas këtij «skandali» i ngarkuari qeveritar me atë detyrë, i ndjeri Gramoz Pashko u hoq dhe u zëvendësua me zonjën Ermelinda Meksi. Natyrisht pas kësaj, u shtua dhe më tepër zhurma dhe buja, por pothuajse asgjë nuk ndryshoi në rezultatet tona.

Mirëpo koha kalonte dhe projektet e miratuara në letër për të gjitha vendet e rajonit nuk po dukeshin gjëkundi. I ndodhur në këtë trysni të jashtëzakonshme politike, Bodo Hombach po luftonte tashmë për mbijetesën e vet politike. Kërkon tua hedhë qyrkun e përgjegjësisë « dy dinosaurëve » të BE-së, Shefit të Politikës së Jashtme Javier Solana dhe Komisionerit Chris Patten. Këta dy të fundit do thënë se ishin lënë në hije pas daljes në skenë të Paktit të Stabilitetit lidhur me rajonin e më gjerë. Gjithandej shfaqej Hombach si «guvernator» i Ballkanit. Mirëpo shumë shpejt u pa dhe u kuptua se në aspektin ekonomik dhe financiar, veç tryezave të takimeve, Pakti i Stabilitetit kishte vetëm «çelësat e kashtës». Miratimi dhe zbatimi i projekteve që propozoheshin prej tij ngecnin te procedurat e Komisionit/Këshillit Evropian dhe të Bankës Botërore, të cilat ia vunë me mirësjellje «kufirin te thana» Hombachut. Filloi kështu një “luftë e heshtur bërrylash “ ndërmjet të treve, por përballë Solanës dhe Patten Hombach nuk kishte kurrfarë shansi. Veç kësaj, disa incidente dhe konflikte të dhunshme në rajon treguan paaftësinë e Paktit dhe në fushën e sigurisë e demokracisë.  Përballë rreziqeve dhe presionit nga të gjitha anët, në vitin 2002, Hombach dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Dr. Erhard Busek, ish-kancelar i djathtë austriak, ekonomist i shquar, por që me gjithë përpjekjet nuk arriti dot të rikthente besimin e krisur te Pakti. Për pasojë, nga viti 2006, diplomacia ndërhyri me formulat dhe eufemizmat diplomatikë të rastit për t’i shpëtuar fytyrën dhe reputacionin Paktit. Krahas vlerësimeve, u kritikua për mungesën e «pronësisë» së tij nga vendet e rajonit. Ndaj, u vendos që selia e tij në vitin 2008 të afrohej në Sarajevë, por tashmë me emërtimin dhe strukturën e re të quajtur «Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal( RCC) Me një staf ekspertësh me rreth 35 vetë, aktualisht i drebtuar nga ish-politikania Majlinda Bregu, RCC është, në fakt, instrumenti teknik i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) me të 46 pjesëmarrësit e Paktit të Stabiliteti në bordin e tij. Gjithsesi, RCC është shumë larg formatit të Paktit dhe merret kryesisht me kërkime dhe studime të ndryshme.

Megjithatë, veç disa hapave dhe arritjeve fillestare të njohura, «pronësimi» i bashkëpunimit rajonal po rezulton histori suksesi vetëm për nga numri i madh i nismave, forumeve, proceseve dhe samiteve rajonale që «kanë mbirë si kërpudhat pas shiut». Sot në rajonin tonë të vogël janë mbi 20 të tilla, më shumë se kudo dhe vetëm ata që merren çdo ditë me to mund tua mbajnë mend emrin. Kryesoret janë Organizata e Bashkëpunimit të Ekonomike e Detit të Zi, CEFTA, Nisma e Adriatikut ; vijnë me radhë forumet e Bledit, Zagrebit, Brdo-Brijunit, Ohrit, Sunionit dhe ai i Durrësit ; madje dhe ish-presidentët e rajonit kanë forumin e tyre. Pesë vjet më parë nisi dhe Procesi i rëndësishëm i Berlinit me shumë nisma dhe takime të tjera; shtoju këtyre dhe samitet e thirrura nga Mogherini, minisamitet rajonale në kuadrin e OKB, BE, OSBE-së, NATO, Këshillit të Evropës, Forumit Botëror të Davosit, Mynihut etj. dhe lista zgjatet pafund. Për të qenë realistë dhe të sinqertë, ato po kthehen më shumë në formalitete rutinore dhe publiciteti për liderët sidomos kur ata janë «në hall» apo dhe për t’u kthyer «reston» homologëve të tyre me kundërdeklarata, për të treguar se kush është më i gojës dhe më patriot, etj.

Në fakt, krijimi i tyre është bërë «modë» politike dhe diplomatike rajonale; veç jo për të dhënë, por kryesisht për të marrë, jo për të bërë diçka, por më shumë për spektakle mediatike, jo për të tejkaluar ndonjë pengesë por për të kompensuar defektet dhe deficitet e brendshme politike apo dhe për të shfryrë dufin dhe vrerin politik ballkanik. Kjo pasi këto forume e nisma janë bërë aq të shpeshta sa është e pamundur të punohet ndërmjet tyre për realizimin e ideve që jepen. Sepse fill pas një forumi e samiti, ende pa filluar trajtimi i një aspekti, plasin probleme dhe konflikte të tjera zinxhir. Pa u zgjatur, në aspektin politik, mjafton të shohësh gjendjen në të cilin është katandisur dialogu Serbi – Kosovë që shkallë-shkallë po i afrohet nivelit të 20 viteve më parë ; apo gjuhën raciste dhe të urrejtjes nga liderët serbë. Kurse ne aspektin ekonomik, pengesa dhe lufta tregtare Kosovë – Serbi, e cila tanimë rrezikohet të shtrihet dhe mbi vendin tonë. Nga ana e atmosferës, ajo u pa dhe në Samitin e Berlinit me qejfmbetjet ndërmjet kryeministrave të dy vendeve tona, apo dhe të kryeministrit me Presidentin e Kosovës, etj. Madje, debatet dhe grindjet «mes vedi» kanë vijuar dhe në Twitter/Facebook. Shihni dhe samitin më të fundit të Nismës Brdo – Brijun në Tiranë, organizuar në një format vërtet model nga Presidenca jonë e Republikës. Gjithsesi, ajo çka tërhoqi më shumë vëmendjen publike dhe mediatike ishin pse u ftua ky apo ai, mosshtrëngimi i duarve nga Vuçiç me Presidenten kroate, apo largimi i Thaçit nga dreka protokollare, etj., incidente që u rishfaqën pasi ishin tejkaluar me kohë në bashkëpunimin tonë rajonal. Brenda vendeve, treguesi më i qartë i këtij dështimi është paaftësia e klasave tona politike për të parandaluar dhe zgjidhur krizat dhe konfliktet e ndryshme politike dhe institucionale pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. Nuk po flasim këtu për shpenzimet e mëdha në kohë, energji institucionale, fonde dhe telashe të tjera. Në këto kushte, nuk ka pse të mos shqyrtohet mundësia e reduktimit të numrit të këtyre forumeve e sidomos e rrallimit të takimeve/ samiteve që janë bërë «si simitet». Të paktën të kursejmë fonde dhe kohë si dhe të shmangen «cic mice» të tjera politike rajonale.

Së fundi, mësimet kryesore që dalin nga këto pësime janë se pa rolin dhe ndihmën e çdo vendi me frymën dhe klimën e nevojshme politike, nuk mund të bëhet fjalë për bashkëpunim efektiv rajonal. Kushdo aktor/faktor tjetër, sado i madh dhe i fuqishëm, ka vetëm rol ndihmës dhe mbështetës./gsh

Related- Posts

OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025
OP/ED

Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiç i bën thirrje protestuesve: Mos bllokoni qytetet më 4 korrik

4 Korrik, 2025

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025

Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

4 Korrik, 2025

Biseda e gjashtë mes Putin dhe Trump: Në kërkim të marrëveshjes për Ukrainën, tensionet në Lindjen e Mesme në agjendë

3 Korrik, 2025

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.