Më 8 shtator, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian drejtoi një konferencë shtypi. Lidhur me pyetjen se Kina ka deklaruar që kryetari i shtetit Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin online të Liderëve të BRICS dhe pritshmëritë e palës kineze për të, Lin Jian u shpreh se mekanizmi i bashkëpunimit BRICS është një platformë e rëndësishme për bashkimin dhe bashkëpunimin e ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim. Përballë situatës aktuale, me përhapjen e unilaterizmit dhe proteksionizmit, vendet e BRICS-it ruajnë së bashku multilaterizmin, barazinë dhe drejtësinë. Ato nxisin zhvillimin e përbashkët dhe janë bërë fuqi pozitive dhe stabilizuese, në të mirë të çështjeve ndërkombëtare.
Foto nga VCGMë 8 shtator Kryetari Xi do të marrë pjesë në samitin online të liderëve të vendeve të BRICS. Ai do të zhvillojë bisedime të thelluara me liderët e vendeve të tjera lidhur me mjedisin ekonomik, sistemin shumëpalësh, bashkëpunimin në BRICS dhe çështje të tjera të rëndësishme. Kina është e gatshme të punojë me palët e tjera për të përmbushur thellësisht frymën e BRICS, e cila është e hapur, përfshirëse dhe bashkëpunuese, për të nxitur zhvillimin e cilësisë së lartë të “Bashkëpunimit të Madh të BRICS-it”, për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi global të qeverisjes më të drejtë dhe më të arsyeshme, si edhe për të kontribuar në promovimin e një botë të multipolarizuar me rend dhe barazi, si dhe në një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës dhe favorizues.
Foto nga VCG
/cgtn