Kina dhe ShBA-ja kanë arritur konsensus për zgjidhjen e problemeve lidhur me “TikTok”-un, sipas një deklarate të publikuar në uebsajtin zyrtar të Ministrisë së Tregtisë të Kinës të shtunën.
Ministria theksoi që liderët e të dy vendeve zhvilluan bisedime telefonike të premten në mbrëmje për të shkëmbyer mendime mbi çështjet me interes për të dy vendet.
Deklarata ritheksoi qëndrimin e Kinës mbi aplikacionin popullor të videove, duke vënë në dukje që qeveria kineze respekton vullnetin e sipërmarrjeve dhe është e kënaqur që po gjendet një zgjidhje që përputhet me ligjet dhe rregulloret kineze, duke balancuar të gjitha interesat.
Ministria e Tregtisë e Kinës e nxiti palën amerikane që të ofrojë një mjedis biznesi të barabartë, të drejtë e jodiskriminues për kompanitë kineze, duke përfshirë “TikTok”-un, në mënyrë që të zhvillohen marrëdhënie tregtare kino-amerikane të qëndrueshme, të shëndetshme e të vazhdueshme.(Xu Guang)./cgtn