• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mirësevini në botën e Trumpit dhe Putinit

15 Shkurt, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-Gjeopolitika[i]

Konflikti në Ukrainë në të vërtetë ka qënë gjatë gjithë kohës vetëm luftë amerikano-ruse dhe vetëm këto dy fuqi do t’a përmbyllin. Fakti që elitat europiane vendosën të përfshihen në të në mënyrën që edhe e bënë, tani ky është problemi i tyre.

Një telefonatë e vetme tronditi dhe lëkundi botën më shumë se gjithë ngjarjet e tjera në tre vitet e fundit të marra sëbashku, pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, i cili është edhe katalizatori i të gjithë ndryshimeve globale gjeopolitike që kanë filluar që më parë, por janë zhvilluar ngadalë dhe si me turp.

Kuptohet, këtu e kemi fjalën për bisedën telefonike mes presidentit amerikan dhe atij rus Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Invazioni rus në Ukrainë shpërbëri në copa-copa rendin e deritanishëm botëror i ndërtuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe fitores amerikane në të kundër rivalit të deritanishëm historik dhe më të rrezikshëm Bashkimit Sovjetik – pas të cilit Shtetet e Bashkuara ndërmorrën kontrollin e plotë dhe dominimin e përgjithshëm global.

Bota ndërkohë, që nga Lufta e Ftohtë dhe deri tani, ka ndryshuar në mënyrë dramatike, rendi njëpolar nuk vlen më, në sipërfaqe kanë dalë fuqitë e vjetra por edhe disa të reja, gjë e cila bën që bota të hyjë në mënyrë të pakthyeshme në epokën e multipolarizmit. Kjo është momentalisht e rrezikshme sepse nuk ka rregulla të përcaktuara loje të cilave fuqitë do të duhej t’u përmbaheshin, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara këmbëngulin të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në ndikimin e tanishëm global.

Megjithatë, administrata e Bajdenit nuk arriti të ndalë rënien e fuqisë globale amerikane (në mandatin e Bajdenit klubi i shteteve BRICS, deri atëherë të margjinalizuar, u ngrit e u bë shumë serioz, duke shtuar shumë anëtarë të rinj të respektueshëm në formatin e tij, dhe u bë gjithnjë e më sfidues për ShBA-të mbi të gjitha në fushën e ekonomisë dhe tregtisë)

Për këtë ka ardhur koha për një ndryshim të plotë të strategjisë ameërikane dhe ajo filloi me mandatin e Donald Trumpit. Strategjia e re përbën shmangje të plotë nga qëndrimi strategjik shumëvjeçar neoliberal-globalist i deritanishëm dhe pikërisht po shndërrohet në imperializëm “të mirë” dhe të besueshëm amerikan, në përputhje me perceptimin e Trumpit (dhe jo vetëm të atij) për Shtetet e Bashkuara si perandoria më e fuqishme e njerzmit. Por kjo perandori në vitet e fundit, sa për përgjumjen e vet dhe vetëkënaqësinë në pozitën mbi çatinë e botës, sa për shkak të forcimit të konkurrentëve globalë kryesorë, Kinës dhe Rusisë, erdhi në pozicionin që është bërë e brishtë madje edhe shfronësuar nga pozicioni i liderit (nga ana e Kinës së madhe dhe gjithnjë e më të fuqishme).

Lëvizja e Trumpit që shokoi botën

Vetëm tri javë në pushtet në fuqinë më të madhe të botës, Trumpi me “politikën tornado” të tij lëkundi nga themelet botën dhe në shumë shtete edhe te udhëheqësit e tyre shkaktoi frikë nga lëvizjet e tij të ardhshme.

Por pasi “rregulloi” punët me ata që janë objektivisht më të dobët dhe shtete plotësisht jo të gatshëm dhe të pamotivuar, hehet apo vonë duhet t’u vinte radha edhe atyre kryesoreve – të cilët vërtetë janë rivalët kryesorë të Amerikës.

Taktika që zbatohet ndaj tyre kurrsesi nuk mund të jetë e njëjtë si edhe ndaj të dobtëve dhe për ata Trumpit i duhet të bëjë gati shumë “kuleçë” dhe “shkopinj”. Kërcënimi me dogana, sanksione ose edhe me fuqi ushtarake nuk mund të arrijë asgjë te ata, por vetëm ka për të përforcuar rezistencën e tyre dhe do të asgjësojë shansin për dialog ose më mirë të themi për diplomaci, gjë nga e cila askush nuk do të ketë përfitim.

Pra – e ka radhën Rusia!

Biseda telefonike e përmendur Trump-Putin, jo vetëm për nga përmbajtja e saj, por edhe për nga toni, ka shokuar shumë veta por jo ata që janë të mirëinformuar, ose sëpaku kanë aftësiunë të shohin më larg se të tjerët. Sepse ndodhi ajo që gjithsesi merrej vesh që nga fillimi i vitit të kaluar kur u eleminuan gradualisht të gjithë pengesat për kandidaturën e Trumpit dhe më tej fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.

Rrethi i ngushtë i elitave amerikane të cilat qeverisin kapitalin dhe të cilat në fund të fundit vendosin mbi gjithçka, pas pranimit përfundimtar mbi dështimin e “operacionit Ukraina” të nisur që në vitin 2014 dhe mungesës së suksesit të dëshiruar i cili duhej t’u siguronte burime të mëdha dhe fuqi kyçe gjeopolitike për një afat të gjatë, në mos të përjetshme – e kuptoi nevojën e një përmbysje të plotë të politikës strategjike amerikane.

Në të kundërt, për shkak të kundërshtimit këmbëngulës të Moskës për t’u nënshtruar (sikur kishte ndodhur një herë pas shpërbërjes së BRSS-së), heret apo vonë – me vazhdimin e luftës deri në pafundis, do të vinin në situatën e konfliktit të paevitueshëm direkt amerikano-rus.

Politika “e çmendur” e Bajdenit, e cila pothuajse nuk shkoi në këtë drejtim katastrofik, vetëm në dukje ishte e çmendur, ndërsa de facto ishte politikë e kontrolluar nga ana e forcave të lartpërmendura amerikane, e cila në fund u pa nuk dha rezultatin e dëshiruar dhe për këtë është e nevojshme të ndryshohet me synimin jo vetëm të ruajtjes së asaj që mund të ruajë Amerika akoma në nivel global, por edhe të parandalojë Armadegonin e vërtetë.

Edhe përkundër tejkalimit të shumë “vijave të kuqe” në luftën ukrainase dhe poshtërimet e përjetuara si nga ushtria ukrainase dhe fuqitë perëndimore të cilat e armatosën me të gjithë armët bashkëkohore dhe vrastare sidomos që nga fundi i vitit të kaluar kur Bajdeni “lëshoi frerin” dhe lejoi furnizimin e Kievit me raketa me rreze të gjatë veprimi amerikane dhe perëndimore në thellësi të territorit rus, Putini, për shumë veta në mënyrë befasuese – ruajti gjakftohtësinë dhe nuk e përshkallëzoi megjithëse këtë e kishte deklaruar shumë herë më përpara si mundësi.

Aksione të ashpra ruse nuk pati (përveçse në territorin e vetë Ukrainës) gjë për të cilën luajtën rol edhe kontaktet pas perdeve të skenës amerikano-ruse të tipit të takimit të shefave të shërbimeve sekrete ose edhe misionit të gazetarit shumë të afërt me Trumpin dhe bashkëputorit të tij të tanishëm Tucker Karlson në udhëtimet e famshme të tij në Moskë para tamam një viti dhe intervistës së bërë me Putinin, Sergej Lavrovin dhe me gjeopoliticienin e dëgjuar dhe pasuesin e linjës së ashpër ruse Aleksandër Dugin. Këto udhëtime (në mediat perëndimore të satanizuara plotësisht) ishin pikërisht kanali për dërgimin e sinjaleve Putinit nga ana e forcave kryesore amerikane si dhe anasjelltas – mbi paevitueshmërinë e dialogut në raportet mes dy vendeve dhe përfundimin e armiqësive.

Kjo në të vërtetë ka qënë luftë amerikano-ruse

Si po duket tani (megjithëse e tërë historia akoma nuk ka përfunduar dhe mund të ketë shumë befasira) duket se Rusia, sikurse shkruajnë këto ditë mediat perëndimore, në të vërtetë ka arritur fitore të plotë. Por, do të thoja – jo kundër Trumpit (sikurse të njejtat media theksojnë rregullisht), sepse këtë luftë nuk e filloi ai, por përsëriste me këmbëngulje se dëshironte t’a përmbyllte me të ardhur në pushtet – por kundër tërë Perëndimit të bashkuar i cili nuk pati një strategji dalëse nga “operacioni Ukraina” (në baltën të cilit tani ka rënë deri në grykë) i bindur mbi pamundësinë e dështimit të tij nga një Rusi e cila për dekada të tëra në mjediset politike dhe mediatike perëndimore është përshkruar si një shtet i varfër dhe i dobët – një pompë e madhe benzine, i cila mbahet  në këmbë vetëm në sajë të eksportit të naftës.

Në fund doli plotësisht e kundërta dhe, për Perëndimin, për fat të keq – plotësisht e gabuar. Rusia lufton prej tre vitesh me vëllim të plotë kundër një ushtrie të fortë dhe të motivuar ukrainase, të mirëtrajnuar dhe të ndihmuar nga anëtarët kryesorë të NATO-s dhe rreth 50 shtete mike, krahas 300 miliardë dollarë aktiva të saj të tjetërsuar (të ngrirë) në institucionet financiare perëndimore dhe nën ngarkesën e sanksioneve të papara historikisht ndaj kujdo vendi tjetër. Objektivisht asnjë shtet tjetër i botës nuk do të kishte qëndruar kaq gjatë, e lëre më pastaj që gjatë gjithë kasaj kohe të realizonte një rritje të PBB-së kombëtare, prodhimit industrial dhe punësimit. Përveç kësaj, në planin diplomatik arriti të amortizojë përpjekjet e izolimit të plotë politik dhe ekonomik.

Këto janë fakte objektive që i pranojnë edhe burimet e rëndësishme perëndimore. Prandaj edhe jemi këtu ku jemi.

Kthim në kohët e vjetra nuk ka dhe është plotësisht e panevojshme të kërkohen fajtorët dhe të flitet se kush dhe përse gaboi rëndë. Ky është pikërisht qëndrimi i elitave amerikane pragmatiste të cilat e kuptojnë se jeta ecën përpara. Kësaj here u përpoqën dhe nuk i’a arritën, gjë që nuk do të thotë se dikur në të ardhmen nuk do të kenë mundësi dhe shanse të tjera. Prandaj është më mirë të shkohet përpara se sa bota edhe ajo vetë sëbashku me të të digjet nga themelet. (Gaza është shembulli se kjo mund të bëhet por edhe paralajmërim se duhet evituar me çdo çmim).

Megjithëse shumë e rëndësishme, biseda e dy udhëheqësve më të rëndësishëm të botës tani për tani nuk do të thotë asgjë tjetër veçse do t’i japë një mundësi diplomacisë dhe jo akuzave të ndërsjellta, fyerjeve dhe në fund luftës. Pikërisht tani është vendosur për fillimin e negociatave, por ato do të jenë të ndërlikuara dhe afatgjatë (do të kenë të bëjnë që ç’ke me të edhe me Kinën, Iranin, Lindjen e Mesme në përgjithësi, por edhe bisedime për armatimet bërthamore- domethënë do të jenë komplekse dhe jo ekskluzivisht të orientuara nga Ukraina).

Deri atëherë lufta ukrainase do të vazhdojë me tërë ashpërsinë e saj, gjë për të cilën dëshmojnë edhe sulmet e fuqishme ruse në tërë teritorin ukrainas po atë natë që biseduan Trumpi dhe Putini. As ushtria ukrainase nuk është se ka rënë në qetësi, por ka kryer sulme të fuqishme me dronë nëpër rajonet fqinjë ruse. Me këtë Moska demonstroi, megjithëse shpreson në mënyrë të kujdesshme në bisedimet me ekipin katër antëtarësh të Trumpit, se nuk konsideron asgjë përfundimtare deri sa të vihet nënshkrimi në letër. Tani për tani në lidhje me këtë do të vendosin vetëm Trumpi dhe Putini (gjë të cilën Trumpi de facto e pohoi me 12 shkurt në Shtëpinë e Bardhë), dhe me kalimin e kohës atyre do t’u bashkohet edhe presidenti urkainas, sepse edhe ai do të duhet të nënëshkruajë, cilido qoftë sepse duket se Trumpi këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve urkainase (e kësisoj duket se  Zelenski ka përpara edhe luftën e brendshme e cila nisi menjëherë pas bisedimeve të Trumpit me Putinin dhe do të jetë “për jetë a vdekje”- sikurse tha para disa ditëve kryetari i bashkisë së Kievit Vitalij Kliçko).

Përveç Ukrainës, në fazën fillestare të negociatave, sikurse duken punët, nuk pa për të marrë pjesë as BE.

Elitat europiane në shok

Elitat europiane të cilat janë në shok tani për tani do të përpiqen të bëjnë gjithçka që të mbeten në lojë sëpaku si faktor i cili në dukje vendos për diçka. Në realitet nuk do të vendosin për asgjë, por do të këmbëngulin të adoptohen dhe do të nisin edhe vetë të këmbëngulin për bisedime në mënyrën që do t’ua sugjerojë pala amerikane. Pikërisht këtu e shohin shansin e tyre për të mos mbetur të izoluara dhe t’i tregojnë Trumpit se as ushtritë europiane nuk do të marrin pjesë në kurrfarë operacionesh paqesore në Ukrainë ose në financimin e saj, pa pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane. E gjitha kjo me shpresën se do t’a detyrojnë Trumpin ose për një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit ose në marrjen  parasysh edhe të interesave europiane sepse në fund të fundit do të mbeten edhe pa paratë e investuara në Ukrainë dhe pa metalet e saj të rralla.

Por vështirë se do të jenë në gjendje t’a impresionojnë Trumpin i cili në këtë rast tërë Ukrainën mund t’ia lëshojë Putinit (ushtritë europiane kurrë nuk do të luftonin me Rusinë pa pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane) dhe me këtë t’i zhvlerësojë plotësisht politikanët dritëshkrtër europiane, gjë për të cilën në këtë rast, në përgjithësi nuk kam dyshime, Putini do t’a ndihmojë dhe kompanive amerikane do t’u japë me zemërgjërsi pasuritë minerale ukrainase të cilave Trumpi u’a ka vënë syrin.

Për këtë, shumë veta në Europë do të vështrojnë me mosbesim dhe me keqardhje takimin e mundshëm të shpejtë të Trumpit dhe Putinit në Rijad (i zgjedhur jo rastësisht, sepse me trashëgimtarin e fronit Saudit Muhammed bin-Salmanin, si mikpritës, që të dy me siguri do të bisedojnë edhe për tema më të gjëra të Lindjes së Afërt – që nga Gaza dhe Izraeli e deri te Irani). Për më shumë që Trumpi kësaj here i’a heq qafe përfundimisht Putinit izolimin ndërkombëtar ose ndalimin e udhëtimeve të tij në shumë vende të botës. Është e mundur, nëse gjërat ecin, që Rusia të inkorporohet përsëri në sistemin ekonomik ndërkombëtar.

Për më shumë, që të dy kanë lënë të hapur mundësinë e takimeve të mundhshme të tyre në Moskë dhe Uashington (Trumpi me 13.02 tha para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se nuk do të udhëtojë në Kiev). Atje përfundimisht do të vendosin se kush mund të ulet me ta në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes mbi një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit ukrainas kuadrin e së cilës do t’a përcaktojnë ata vetë.

Të tjerët do të jenë vetëm dekor dhe do të shërbejnë vetëm për të tundur kokat, sepse në të kundërt nuk do të jenë atje, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për egon e tytre dhe dinjitetin para elektoratit të tyre i cili edhe kështu po u shkrihet me shpejtësi.

Nga ana tjetër, sikurse e thashë më sipër, lufta ukrainase ka qënë gjithmonë vetëm amerikano-ruse, e kësisoj u takon këtyre dy fuqive t’a përfundojnë. Ajo që elitat europiane patën vendosur të përfshihen në të në mënyrën që e bënë, ky është problemi i tyre.

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-dobro-dosli-u-trumpov-i-putinov-svijet-ovo-je-ionako-oduvijek-bio-americko-ruski-rat/

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025
TOPSHOT - US President Donald Trump (R) meets with Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on February 4, 2025. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP)

Përse ndjek Trump një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran

17 Qershor, 2025

G7 mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit, kundërshton armatosjen e Iranit me armë bërthamore

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.