• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

“MISIONAR I DIJES” Matematikani Fiqiri Resuli, që dashuron edhe letërsinë.

6 Tetor, 2021
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kadri TARELLI

E njoh prej kohësh Fiqiri Resulin, mësuesin e vjetër të matematikës, që kur unë mësues në shkollën e mesme në Katund Ri, e cila sot mban emrin “Jusuf Hoti”, ndërsa Fiqo (kështu e thërrasim shkurt), mësues i matematikës dhe fizikës në Shkollën e Mesme, (gjimnaz), “16 Shtatori”, Shijak. Shpesh takoheshim në rrugë, unë drejt “Katër rrugëve” për t’u kthyer në shtëpi, në Durrës, ndërsa ai me një çantë të madhe, vendosur në një biçiklete të sakatosur, që më ngjante si relike e rrëmbyer në ndonjë muze arkeologjik, shkonte drejt fshatit Sallmone apo më tej, drejt Katund-Sukthit.

Ishte koha kur teknikët ishin të pakët, ndërsa defektet pa numërim. Mësues Fiqo nxitonte për të rregulluar ndonjë televizor apo magnetofon. Ai si njohës i përkryer i fizikës, sidomos i rrymave të ulëta, i lidhur ngushtësisht me laboratorin, ishte bërë mjeshtër i ndreqjes së këtyre aparateve, madje mjaft i kërkuar nëpër familjet e fshatit. Edhe atëherë, ca më shumë sot, e vlerësoj, sepse pavarësisht mundimit e ndalimit nga oborrtarët e shtetit, ishte një gjetje e fisme për të siguruar pak të ardhura, në shtesë të buxhetit familjar. Rrallë shkëmbenim pak muhabet në këmbë, sepse shumicën e herëve vetëm përshëndeteshim kalimthi.

Vitet kalonin, por edhe nderimi për të shtohej, sepse vinin zëra nga kolegë, nxënës, prindër, fshatarë e qytetarë të Shijakut, që e vlerësonin këtë mësues plot dije dhe të përkushtuar ndaj shkollës, punës dhe sidomos nxënësve.

Të dy u kthyem me punë në Durrës, që në ditët e para të ndryshimit të sistemit, më 1992. Unë drejtor në shkollën 8-vjeçare “B. Curri”, në Plazh, ndërsa Fiqo emërohet punonjës pranë kabinetit pedagogjik të Durrësit. Aty së bashku me kolegun e tij Gani Meçe, mbulonin problemet e laboratorëve të fizikës në të gjitha shkollat e rrethit, kryesisht në ndihmë të mësuesit, sidomos të mësuesve të rinj. Një laborator i plotë dhe mjaft modern për kohën ishte vendosur në shkollës 8-vjeçare “Kushtrimi i lirisë”. E kisha vizituar disa herë për nevojat e shkollës sime.

Takoheshim rrallë, secili kishte andrallat e veta, por tashmë me gjuhë të zgjidhur, kujtonim ato vite plot mundim, përkushtim dhe idealizëm misionari, për t’i shërbyer nxënësit. Mbushja e kohës me punë, kishte qenë ngushëllimi dhe qetësuesi më i mirë në ato vite.

Më shumë u njohëm, kur pasi dolëm në pension, të dy punonim në dy shkolla private, po në Plazh, ai në Shkollën e Mesme “Kajtazi”, ndërsa unë në shkollën “Kasa”. Sot këto shkolla janë mbyllur. Fiqon, si mësues shumë i mirë, por tashmë edhe mik, e ftova të jepte disa orë matematikë në shkollën “Kasa”. E admiroja për kujtesën e fortë (Nuk e di, nëse janë të gjithë matematikanët të tillë), por me këtë mësues mund bisedoje lirshëm për fizikë, astronomi, histori e sidomos për letërsi. I pranishëm në takime të nxënësve me shkrimtarë të ftuar, ai merrte fjalën dhe nxënësit mrekulloheshin, kur dëgjonin mësuesin e matematikës, që adhuronte edhe letërsinë, veçanërisht poezinë. Ai me lehtësi mund të recitonte plot vargje nga Pushkini, Majakovski, Esenini, etj, etj. Mund të citonte thënie nga filozofët e lashtësisë, por edhe nga të kohëve moderne. Ishte adhurues i Kadaresë, njohës i veprës së tij, por admironte edhe Bilal Xhaferin, njëkohësisht edhe poetin Trifon Xhagjika, për vargjet e fuqishme dhe guximin e tepruar.

Jeta e profesorit të nderuar nuk ka qenë e lehtë, madje duhet thënë me shume mundime dhe përpjekje të pazakonta, zhgënjim dhe ngadhënjim për t’u shkolluar. Brumë i gatshëm për tregime, novela apo edhe romane, mbase edhe skica për lëndën e leximit letrar, për t’i treguar vogëlushëve se si mund të arrihet mbijetesa dhe suksesi, madje edhe kur pengesat janë të pakapërcyeshme. Nuk ishte e lehtë të ndeshesh me shtetin.

Një jetëshkrim të shkurtë të heroit tonë, natyrisht një përmbledhje, (Aq sa e lejon një libër historik), me data, vende, shkolla e institucione ku ka punuar, e gjejmë të pasqyruar në librin ““Një shekull në udhën e dijes”, Historiku i shkollës së ShënaVlashit”, të autorit Bajram Halil Gashi. Ndërsa unë me njohjen që kam, mendoj se jeta e tij më e plotë, ndahet në dy kohë:

Së pari: Përpjekje për shkollim, sepse mbante mbi shpinë përndjekjen politike të familjes, pavarësisht rezultateve të larta, si në shkollën 7-vjeçare, më pas në gjimnazin “29 Nëntori” të Shkodrës, ashtu edhe “Institutin e lartë pedagogjik” të Shkodrës, dega matematik-fizik. Sinqerisht, por me nota shakaje, ai thotë: – Ishte një lloj “Dhurate”, për të më thënë: “Boll të dhamë, tani mbylle gojën e mos bezdis njeri”. Nënkuptuar kështu, pasi shkova në dhjetor dhe, në muajin Janar fillonte sesioni i provimeve. Ç’ mund të bëja unë student, që nuk kisha ndjekur leksione për katër muajt…..!?”. Talenti fitoi mbi pengesat burokratike dhe politike. Vite më vonë mbaroi studimet e larta në  Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Së dyti: Puna si mësues në disa shkolla të rrethit të Durrësit, që nga fshati Draç i Ishmit, e me radhë, në Vrin, (ShënaVlash), Xhafzotaj, Sallmone, “Katër rrugët”, ‘”lidhja e Prizrenit”, etj, ku vazhdonte edhe detyrën e përgjegjësit të punës metodike të krejt zonës së Shijakut. Më pas emërohet në gjimnazin “16 Shtatori”, Shijak, ku shkëlqeu si mësues metodist në lëndën e fizikës, sidomos në vënien në punë të laboratorit, duke riparuar pajisjet e tij. Kjo punë për problemet e bazës materiale të laboratorit, u përgjithësua në disa artikuj të botuar në gazetën “Mësuesi”. Emri ndoqi emrin, sepse ishte gazeta më e madhe e vendit, “Zëri i popullit”, që më 15 korrik 1984, publikoi artikullin mbi nismën: “Të ruajmë, të mirëmbajmë, ta përdorim me efikasitet dhe ta riparojmë vetë bazën materiale”, nismë që u mbushte nga të gjithë mësuesit e fizikes në shkallë vendi. Nuk është pak ky vlerësim, për një mësues, sidomos me “Njollë” në biografi.

Duke mos ndjekur me fanatizëm renditjen, po vendos edhe disa vlerësime, të vogla në dukje por të rëndësishme për kohën dhe “Heroin” e këtij shkrimi:

Në vitin 1970, merr pjesë në diskutimin e tekstit të algjebrës kl. 7, një veprimtari e organizuar nga Ministria e Arsimit.

Si pjesë e formave nxitëse të kohës, më 1980, nga “Bashkimet Profesionale”, (sot sindikata), në të gjithë rrethin e Durrësit, u organizua anketa: “Mësuesi më i mirë i fizikës”. Puna me përkushtim dhe rezultatet, bënë që mësues Fiqo të zerë vendin e parë.

Më 1987, mbas eksperimentimit të tekstit Fizika IX, “Njohuri për elektronikën”, është i thirrur nga Ministria e Arsimit, të marrë pjesë në diskutimin përfundimtar.

Më 1987, dekorohet me medaljen “N. Frashëri”, kl. III-të.

Ajo që meriton të thuhet me zë të lartë është, se në të gjitha shkollat ku ka punuar është përpjekur, që nxënësit e talentuar të marrin pjesë në olimpiadat kombëtare të matematikës dhe fizikës. Nuk e teproj të them, se nuk ka përtuar që të bëjë konsultime me talentet apo nxënësit më të mirë. I donte, i vlerësonte dhe i ndihmonte të arrinin suksesin.

Ajo që më shtyu më shumë për të bërë këtë shkrim, është se duhen nxjerr në dritë vlerësimet për njeriun e punës, që ndjekin njëri-tjetrin, edhe pas vendosjes së demokracisë. Kështu, bie fjala, më 1997, për gati 8 muaj, çdo ditë marte, ora 20.30’, në “Shijak TV” është zhvilluar biseda e historikut të “Bombës bërthamore”. Kur e dëgjon të flasë për atë periudhë kohe, ndjehet vërtet i lumtur. Ishte magjia e ekranit të vogël dhe përgëzimet që merrte të nesërmen nga kolegët, ish nxënësit dhe miqtë e tij të shumtë. Ai shpaloste dijet e tij mbi këtë problem shkencor që pushtoi botën e asaj kohe, si pikënisje dhe për zbulime të tjera madhore. Unë i kam ndjekur me kërshëri dhe kënaqësi shumë nga këto emisione dhe më vinte mirë për mikun tonë, jo thjesht për dijet, por për oratorinë e përkryer, sepse fliste pa letër, vetëm me kujtesë të fortë.

Në viti 2003, del në pension, por me hapjen e shkollave jopublike, punësohet pranë tyre për disa vite me radhë. Ai nuk e pranonte t’i thërrisje pensionist, sepse ndjehej i fortë dhe plot energji për të qenë kurdoherë pranë nxënësve që kërkonin konsultime të avancuara.

Unë, në rolin e gazetarit, kam bërë disa artikuj për problemin e matematikës dhe mësuesit e Durrësit, publikuar kryesisht në gaztën “Mësuesi”, ku krahas mësuesve, Islam Alikaj, Murat Dervishi, Bardhyl Ballanca, Gjergj Frashëri, Agim Shehu (matematikani), Hilmi Begteshi, Gëzim Hoxha, Tor Çeta, Vera Nuredini, Minella Llufi, Xhavit Dashi, Vangjel Aleksi, Muzemil Osmani, Pertef Zgjanolli, Vasil Zhupa, etj, etj, “Steka të vjetra” të Durrësit, kam përmendur edhe emrin e këtij mësuesi të nderuar, Fiqiri Resuli. Gazeta “Mësuesi”. “Pse je plakur matematikë?”. Tiranë. 05, dhjetor, 2007. Dikujt i kam kushtuar edhe shkrime të veçanta, ndërsa me Fiqon, hasa në një mosdashje për një kohë tepër të zgjatur. Ishte një modesti e tepruar, nuk çuditem, por ja që kështu ndodh.

Këto të dhëna i “grabita” nga një bisedë gjoja e rastësishme, ku unë disa herë e ndërprisja duke i thënë: “Ke pasur një jetë tepër të vështirë dhe mjaft interesante, të guximit e durimit, të mbijetesës dhe suksesit: Pse nuk i shkruan këto kujtime, pasi kanë vlerë mjaft edukuese për nxënësit, pse jo edhe për mësuesit, që kanë pasion këtë profesion të vështirë, por të bukur”. Heshtja ishte kapaku, duke përsëritur fjalinë: “Gjëra të zakonshme, s’ besoj se kanë interes”……‼!?.

Nuk pretendoj se pasqyrova gjithçka nga jeta dhe përvoja e këtij mësuesi të thjeshtë e modest, që unë e quaj me plot gojë, “Misionar i dijes dhe edukimit”. Unë preka vetëm pak gjëra si më të dukshme, nga thesari i kujtimeve, mbresave, ndjesive, gëzimeve dhe trishtimeve, të një jete të trazuar por të fituar. Ai është vlerë e qytetarisë Durrsake.

Urime mësues, miku ynë i nderuar! Jetë, shëndet dhe mbarësi në vitet që vijnë!

/Argumentum.al

Tags: fiqiri resulikadri tarelli

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025
Kryesore

Mesazhi i Presidentit Begaj në çeljen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit: Legjislatura e re, përgjegjësi për Shqipërinë Evropiane

8 Shtator, 2025
SHQIPËRI

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.