• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

MISTERI I PASHKËVE

16 Prill, 2025
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

JEZU KRISHTI PËSOI MUNDIMET NËN PONCIN
PILAT, U KRYQËZUA, VDIQ E U VARROS.
TË TRETËN DITË U NGJALL PREJ TË VDEKURVE.

Misteri pashkor është një ngjarje e shënuar e njëmendtë, që ka ndodhur në historinë tonë, por është unike: të gjitha ngjarjet e tjera të historisë ndodhin një herë, pastaj kalojnë, e kaluara i përpin.

Misteri pashkor një herë e përgjithmonë

Misteri pashkor i kryqit dhe i ngjalljes së Krishtit është në qendër të Lajmit të Mirë që Apostujt dhe, pas tyre, Kisha, duhet t’i kumtojnë botës. Plani shpëtimtar i Hyjit është kryer një herë e përgjithmonë (Heb 9,26) me vdekjen shëlbuese të Birit të vet, Jezu Krishtit (571).

Duke kremtuar Darkën e Fundit me Apostujt e vet gjatë një gostie pashkore, Jezusi i ka dhënë Pashkës hebraike kuptimin e vet përfundimtar. Në të vërtetë, Pashka e re, kalimi i Jezusit tek Ati nëpërmjet vdekjes dhe ngjalljes së tij, hershohet nga Darka dhe kremtohet me Eukaristinë, që përmbush Pashkën hebraike dhe hershon Pashkën përfundimtare të Kishës në lavdinë e Mbretërisë (1340).

Ditën e Rrëshajëve (në mbarim të shtatë javëve pashkore), Pashka e Krishtit përmbushet në zbrazjen e Shpirtit Shenjt, që shfaqet, dhurohet dhe komunikohet si Person hyjnor: nga plotësia e vet, Krishti Zot e jep me begati Shpirtin (731).

Krishti na bashkon me Pashkën e vet. Të gjitha gjymtyrët duhet të përpiqen që të përngjashmohen me të, derisa në ta «të formohet Krishti» (Gal 4,19). «Prandaj jemi lidhur në misteret e jetës së tij […]. Si trupi me Kryet përfshihemi në vuajtjet e tij dhe vuajmë së bashku me të, që të jemi të lavdëruar me të» (793).

Misteri pashkor kremtohet, nuk përsëritet, në liturgjinë e Kishës

Në Liturgjinë e Kishës, Krishti shënon dhe realizon kryesisht misterin e vet pashkor. Gjatë jetës së vet tokësore, Jezusi kumtonte me anë të mësimit dhe hershonte me vepra misterin pashkor. Si erdh ora e tij, ai jetoi ngjarjen e vetme të historisë që nuk kalon: Jezusi vdes, varroset, ngjallet nga të vdekurit dhe rri në të djathtën e Atit «njëherë e përgjithmonë» (Rom 6,10; Heb 7,27; 9,12). Është një ngjarje e shënuar e njëmendtë, që ka ndodhur në historinë tonë, por është unike: të gjitha ngjarjet e tjera të historisë ndodhin një herë, pastaj kalojnë, e kaluara i përpin. Ndërsa misteri pashkor i Krishtit nuk mund të mbetet vetëm në të kaluarën, përderisa me vdekjen e vet ai e ka shkatërruar vdekjen dhe çdo gjë që Krishti është, çdo gjë që e ka kryer dhe e ka vuajtur për të gjithë njerëzit, bën pjesë në amshimin hyjnor, prandaj i përfshin të gjitha kohët dhe është e pranishme në to. Ngjarja e shënuar e Kryqit dhe e ngjalljes mbetet dhe tërheq çdo gjë drejt jetës (1085).

Liturgjia e krishterë jo vetëm i kujton ngjarjet e shënuara në të cilat është kryer shpëtimi ynë; ajo i vë në jetë, i bën të pranishme. Misteri pashkor i Krishtit kremtohet, nuk përsëritet; kremtimet janë ato që përsëriten; në secilin prej tyre ndodh zbrazja e Shpirtit Shenjt që vë në jetë të njëjtin mister (1104).

Misteri pashkor përkujtohet në Eukaristinë e shenjtë

«Sipas Traditës apostolike, që zë fill nga vetë dita e ngjalljes së Krishtit, Kisha kremton misterin pashkor çdo tetë ditë, në atë që quhet me të drejtë Dita e Zotit ose e diel». Dita e ngjalljes së Krishtit është njëkohësisht «dita e parë e javës», përkujtimore e ditës së parë të krijimit, dhe «dita e tetë», në të cilën Krishti, pas «pushimit» të tij të së Shtunës së madhe, përuron ditën «që Zoti e ka bërë», «ditën që nuk njeh perëndim». «Darka e Zotit» përbën qendrën, sepse tek ajo mbarë bashkësia e besimtarëve takon Zotin e ngjallur që e fton në gostinë e tij (1166).

E diela është mirëfilli dita e mbledhjes liturgjike, ditë në të cilën besimtarët mblidhen, në mënyrë që, «duke dëgjuar Fjalën e Hyjit dhe duke marrë pjesë në Eukaristi, të përkujtojnë mundimet, ngjalljen dhe lavdinë e Zotit Jezus dhe të falënderojnë Hyjin që i ka rilindur për një shpresë të gjallë nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve» (1167).

«O Krisht, kur sodisim mrekullitë e kryera në këtë ditë të diel të ngjalljes sate të shenjtë, ne themi: Qoftë bekuar dita e diel, sepse me të ka zënë fill krijimi, […] shpëtimi i botës, […] ripërtëritja e gjinisë njerëzore […]. Në të qielli e toka u bënë shend e verë dhe mbarë gjithësia është mbushur me dritë. Bekuar qoftë dita e diel, sepse me të u hapën dyert e parajsës, në mënyrë që Adami dhe të gjithë ata që u larguan prej saj të mund të hyjnë pa frikë në të» [Fanqîth, Breviari sipas ritit të Kishës Antiokene të Sirianëve, v. 6, (Mosul, 1886) fq. 193b.].

Misteri pashkor shpaloset gjatë vitit liturgjik

Duke u nisur nga Triditëshi i Pashkëve, si nga një burim drite, koha e re e ngjalljes e përshkon gjithë vitin liturgjik me shkëlqimin e vet. Në mënyrë progresive, nga njëra e nga tjetra anë e këtij burimi, viti shndërrohet nga liturgjia. Ai përbën përnjëmend vitin e hirit të Zotit. Ekonomia e shpëtimit është në veprim gjatë zhvillimit të kohës, por pas plotësimit të saj në Pashkën e Jezusit dhe në zbritjen e Shpirtit Shenjt, përfundimi i historisë hershohet, «parashijohet», dhe mbretëria e Hyjit hyn në kohën tonë (1168).

Prandaj Pashka nuk është një festë si të gjitha të tjerat, ajo është «festa e festave», «solemniteti i solemniteteve», ashtu si Eukaristia që është sakramenti i sakramenteve (sakramenti i madh). Shën Atanazi e quan «e Diela e Madhe», ashtu si Java e shenjtë në Lindje quhet «Java e Madhe». Misteri i ngjalljes me të cilin Krishti ka asgjësuar vdekjen, përshkon me energjinë e vet të pushtetshme kohën tonë të vjetër, deri sa t’i nënshtrohet çdo gjë (1169).

Viti liturgjik është shpalosja e aspekteve të ndryshme të të njëjtit mister pashkor. Kjo është e vërtetë sidomos për ciklin e festave që lidhen me misterin e mishërimit (Lajmërimi, Krishtlindja, Dëftimi i Zotit), të cilat përkujtojnë fillimet e shpëtimit tonë dhe na përcjellin frytet e para të misterit të Pashkëve (1171).

/KISH

Related- Posts

SHQIPËRI

Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.