Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi të enjten se mjekët ushtarakë rusë do të kuronin pacientët me koronavirus në Bergamo të Italisë duke filluar këtë të Premte.
“Para së gjithash, skuadrat e infermierisë mjekesore ruse do të ofrojnë trajtim për pacientët që qëndrojnë në 65 qendra lokale , të cilat autoritetet lokale tani po përdorin për izolimin dhe trajtimin e të moshuarve që kanë kontraktuar koronavirusin,” tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Ekspertët rusë gjithashtu do të angazhohen në dezinfektimin e objekteve të kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës së qytetit, përfshirë transportin.
Rusia dërgoi specialistët e saj ushtarakë për të ndihmuar Italinë në luftimin e COVID-19 në fillim të kësaj jave. Ndihma përfshin gjithashtu pajisje për diagnostikim dhe dezinfektim.
Italia po lufton një shpërthim të rëndë koronavirus, deri tani më të keqen jashtë Kinës. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të koronavirusit në vend ka tejkaluar 74.350, me mbi 7.500 vdekje të raportuara që nga e enjtja.