Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun vuri në dukje para mediave të enjten që pala kineze shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur lidhur me fjalët e kryetares së Komisionit Evropian mbi Kinën, të cilat shpërfillin faktet dhe janë të mbushura me paragjykime dhe standarde të dyfishta.
Sipas njoftimeve, të hënën, gjatë pjesëmarrjes në samitin e G7-s, kryetarja e Komisionit Evropian e akuzoi Kinën se shpërfill rregullat e tregtisë globale dhe ofron subvencione të mëdha për ndërmarrjet kineze, duke u shprehur që Kina i përdor si armë mineralet e rralla dhe po i transferon mbikapacitetet prodhuese në tregun global.
Lidhur me këtë, Guo u shpreh që politika e Kinës për subvencionet industriale zbaton parimet e hapjes, drejtësisë dhe përputhjes, duke ndjekur rreptësisht rregullat e OBT-së.
Foto nga VCG“Zhvillimi industrial i Kinës mbështetet në inovacionin e vazhdueshëm teknologjik, sistemin e përsosur të prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit, forcën e plotë konkurruese të tregut dhe burimet e pasura njerëzore, duke u bazuar në aftësi reale, jo subvencione. Kapaciteti i prodhimit të energjisë së re i Kinës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit të energjisë. I ashtuquajturi ‘mbikapacitet’ ka të bëjë në thelb me qëllimin e vendeve përkatëse për t’u angazhuar në masa proteksioniste nën pretekstin e shqetësimit për konkurrencën dhe pjesën e tyre të tregut,” theksoi Guo.
Foto nga VCGSipas tij, në 50 vjetët pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ndërmjet Kinës e BE-së ka pasur fryte të shumta dhe ka sjellë përfitime konkrete për të dy palët.
“Kina ngul këmbë në një nivel të lartë hapjeje dhe do të vazhdojë të ofrojë një treg të gjerë e mundësi zhvillimi për kompanitë evropiane. Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me BE-në, t’i trajtojë siç duhet mosmarrëveshjet tregtare dhe të arrijë përfitime të ndërsjella e zhvillim të përbashkët. Në të njëjtën kohë, ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo përpjekje që dëmton të drejtën e Kinës për zhvillim, apo edhe për të sakrifikuar interesat e Kinës për interesat vetjake,” u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze./cgtn