Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy tha së fundmi se vendi i tij do të investonte 800 milionë dollarë për të hetuar të ashtuquajturat “aktivitete spiunazhi” kineze. Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun tha në një konferencë të rregullt shtypi se Kina nuk do të pranojë kurrë shpifjet, njollosjen dhe akuzat e pabaza.
Guo Jiakun u shpreh se Kina dhe Britania janë të dyja vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ekonomi të mëdha në botë. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë janë në interes të të dy vendeve dhe të botës. Ai theksoi se Kina i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, nuk përbën kërcënim për asnjë vend dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. “Kina është e gatshme t’i zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe me Britaninë në bazë të respektit të ndërsjellë dhe trajtimit të duhur të dallimeve, por ne kurrë nuk do të pranojmë shpifjet, njollosjen dhe akuzat e pabaza,” shtoi zëdhënësi./cgtn