• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

    Mesazhi i Presidentit Begaj në çeljen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit: Legjislatura e re, përgjegjësi për Shqipërinë Evropiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

    “Rama në prapaskenë, Batoni në publik”/ Bytyçi me deklaratë të fortë: Ja si u lobua për ndarjen e Kosovës

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Mogherini, kjo shefe ceremoniale e BE-së!

10 Maj, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo erdhi në  Tiranë për Samitin Rajonal të Brdo Brijunit dhe Ditën e Evropës.  Veçse këtë radhë siç erdhi dhe iku; sepse takimet e saj në Tiranë ishin thjesht « qoka » lamtumire dhe mirësjelljeje diplomatike, pa kurfarë jehone, kur për të ka filluar numërimi mprapsht. Gjithsesi, vështirë ta kishte menduar ajo vetë dhe mikpritësit se do të vinte kjo ditë e tillë e zymtë! Sepse Shqipërinë dhe Kosovën Festa e Evropës i gjeti në momente të vështira dhe nga më sfidueset. As liberalizim vizash për Kosovën, as çelje negociatash për Tiranën, madje me shpresa të vakta për në vjeshtë. U «  dorzua » vetë kur pohoi  se tani negociatat tona i kanë në dorë vendet antare. Për këtë gjendje,  zonja Mogherini ka pjesën e madhe të fajit, sidomos me mbështetjen e tezës së ndryshimit/këmbimit apo korrigjimit të kufijve!

Por le të mos jemi nihilistë, sepse BE-ja gjatë pesë viteve të fundit pati dhe hapa e arritje në fushën e politikës së jashtme në bashkëpunim me aktorë dhe faktorë të tjerë madhorë, ku dhe Mogherini ka pjesën e vet, edhe pse jo si protagoniste por thjesht falë postit. Natyrisht patën rolin e tyre  dhe disa kriza/konflikte të mëdha që shoqëruan Mogherinin në mandatin e saj pesëvjeçar.  Ndaj, të kuptohemi, nuk po kërkon njeri që Mogherini të bëhej « rambo » politike apo të shpëtonte BE-në.  Por, fjalën e kemi te roli, statura dhe personaliteti i saj,  që ajo të imponohej në shumë negociata dhe tratativa me protagonizmin e saj. Për fat tӕ keq, ajo jo vetëm nuk shkoi më tej se paraardhësja e saj britanike Ashtown që vetëm titulli «  Baroneshë » i mbahet mend, por e thelloi më tej bilancin negativ. Kontrasti bëhet dhe më i madh kur e krahason  me Javier Solana, Përfaqësuesin e parë të BE-së për politien e jashtme e të sigurisë për 10 vite rresht,  i kompletuar politikisht si  ish ministër për 13 vite dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në  njerën prej periudhave histrike më të nxehta; negociator i zoti, ndërmjetësues, mjeshtër i diplomacisë së krizës dhe « ec e jakeve » ( shuttle diplomacy ) që i njihte një për një dhe liderët e vendeve më të vogla dhe kurrë nuk e « prishi gojën », si Mogherini me Haradinajt disa muaj më parë.,

Dihet tashmë se zgjedhja e Mogherinit si Përfaqësuese e Lartë e BE-së ishte më tepër frut i pazareve dhe ujdive politike; por sidomos fatit ; po, po, sepse në atë post duhej një i majtë dhe grua; por më 2014 e majta më e fuqishme e sapo afirmuar ishte PD italiane e Matteo Renzit, i cili nuk dihet se si anoi nga Mogherini; me kredenciale politike fare të pamjaftueshme për një post të tillë, sidomos  kur krizat kishin shpërthyer kudo; me vetëm një vit si ministre e jashtme dhe Eurodeputete, e panjohur në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë italiane dhe ca më pak evropiane.

Gjithsesi u mendua se  nisur nga pozita e Italisë,  Mogherini do të kontribuonte me rolin dhe peshën e saj në  paqësimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, dy prej zonave më të nxehta që do të justifikonin misionin e saj. Ndaj dhe Ballkani Perendimor u bë për të « kali i betejës» Me shumë shpresa dhe pritshmëri deri te nominimi i mundshëm për « Nobel » me Marëveshjen e synuar Serbi – Kosovë. Por shumë shpejt u pa se  i « kishte hipur kalit së prapthi ».

Njëanshmëria e dukshme në favor të Serbisë i kompromentoi demarshet e saj   për dialogun Serbi – Kosovë dhe rezultatin e tij. Ajo i la dorë të lirë fushatës agresive serbe kundër  njohjes së Kosovës dhe tërheqjeve të saj, dështimit dy herë rresht për antarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol, etj. Nuk kemi dëgjuar t’u thotë  një fjalë të vetme miqve të saj serbë! Kur e bëri këtë me « kujë dhe bujë » për taksat e Kosovës ndaj Serbisë, duke humbur çdo lloj besueshmërie  si ndërmjetësuese e BE-së në krizën më të re Serbi – Kosovë dhe për faj të saj.

Me një guxim të habitshëm për një Përfaqësuese  të Lartë të BE-së nxiti tezën e ndryshimit të kufijve, çka mund ta hidhte në erë gjithë punën dhe hapat e deritanishëm dhe filozofinë e re politike të BE-së pas shembjes së Murit të Berlinit 30 vite më parë. Dhe këto » në kokë të vet » pa kurfarë miratimi nga vendet antare e sidomos Franca me Gjermaninë, motori i BE-së.  Edhe pse e shihte që ajo tezë kishte « lindur e vdekur » sepse jo vetëm nuk frymëzonte kënd, por  kishte mbështetje minimale në Kosovë, Serbi dhe në Shqipëri. Kur Kisingeri emblematik e ka bërë fare të qartë se  « Asnjë politikë e jashtme, sado e gjetur të jetë,  nuk ka shans për sukses në rast se lind në mendjet e pak njerëzve dhe nuk prek zemrën e askujt »

Duke nuhatur me vonë dështimin spektakular, veproi dhe më keq duke e transferuar këtë krizë të re në OKB. Ku dihet se aty është dhe Rusia me Kinën që mezi e prisnin këtë « dhuratë » dhe  «  municion » për synimet e tyre gjeopolitike, për ta kthyer Kosovën në një «  konflikt të ngrirë » që nuk do të kishte Zot ta «  shkrinte më » Sepse dihet se Rusinë nuk e ha fort meraku për Thaçin dhe Kosovën por te pazaret e saj të ardhshme politike lidhur me Krimenë, Ukrainën, etj. Dhe në një farë mënyre Rusia është në të drejtën e vet, si i thonë fjalës « ki inatin por foli hakun ».

Për fat, në këto momente vendimtare, kur rrezikohej që Kosova të kthehej 20 vite prapa, Merkel dhe Macron i vunë « kufirin te thana » Thaçit, Vuçiçit dhe ndonjë tjetri që fshihet si struci.

Së fundi, edhe moskandidimi në postin e tanishëm nuk ishte për ndonjë mençuri të veçantë të Mogherinit, por për shkak të pafuqisë dhe «  faturës » që duhet të paguajë për dështimet e saj. Ajo e pa se e kishte davanë e humbur si për dështimin e misionitashtu dhe për  humbjen e mbështetjes nga partia e vet social-demokrate italiane. Këtë zhgënjim të madh me zgjedhjen e tij të gabuar për Mogherinin e ka shprehur vetë lideri i saj Renzi në librin e tij autobiografik botuar disa javë më parë. Por dhe pa këtë, vetë PD-ja italiane kë rënë në fund të « tabelës së renditjes » pa asnjë shans për ndonjë rezultat imponues dhe të favorshëm për Mogherinin.

Ja pse, këto muaj të mbetur deri më 1 Nëntor, vetëm falë postit, Mogherini vërtet  do të shihet këndej dhe andej; por kryesisht për «  qoka » sepse vështirë ta dëgjojë më njeri. Praktikisht, do jetë vetëm shefe ceremoniale e BE-së. Një lamtumirë e zgjatur dhe e mjegullt  dhe një mësim i mirë për caktimin e një pasueseje të denjë. Vërtet që ajo shumë shpejt  do të zëvendësohet dhe harrohet, por dëmi që i shkaktoi paqes dhe dialogut në Ballkanin Perendimor është  i madh dhe do të duhet kohë për ta çbërë e për ta futur sërish në trasenë e tij normale.

Eskluzivisht për «  Argumentum.al »

Shënim: Autori është diplomat i njohur karriere; veç të tjerash, më 1997 – 2001 dhe 2011 – 2017  ka qenë Nr.2 i Ambasadës sonë në Belgjikë dhe në Misionin pranë BE-së në Bruksel, ku ka mbuluar me përparësi marrëdhëniet me Parlamentin Evropian.

© Argumentum

Tags: europaJorgji KoteMogherinisamiti i brdo brijunit

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall iniciativën “Eastern Sentry” për krahun lindor të aleancës

12 Shtator, 2025

Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

12 Shtator, 2025

Gjermania dhe Franca thërrasin ambasadorët rusë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë

12 Shtator, 2025

Kina shpall planin trevjeçar për të shtuar rezervimin e energjisë të tipit të ri  

12 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.