• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Mrekullia e Popullit Kinez e Ngadhënjimit mbi Varfërinë

8 Mars, 2021
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Mlloja

Më mirë se kushdo është mbarë populli kinez ai që i ndjen dhe u gëzohet rezultateve të arritjes historike të zhdukjes së varfërisë në mbarë vendin që u shpall zyrtarisht në mënyrë ceremonial sikurse e meritonte një ngjarje e tillë më 25 shkurt 2021 nga Presidenti Xi Jinping. Është fitorja e plotë e një lufte sa jetike dhe humane aq edhe politike me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare e arritur me mund, sakrifica dhe vetmohim, që e dha rezultatin e saj i koncentruar në atë që Xi e quajti “një tjetër mrekulli e cila do të hyjë në histori”. Kjo ‘mrekulli’ bëhet më e mrekullueshme dhe e paprecedentë në sytë e mbarë njerëzimit se ndodh në kushtet e krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike që ka provuar bota që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

E konsideruar si mallkim për mbarë njerëzimin, udhëheqja kineze e vuri luftën kundër varfërisë, shkëputjen e të gjithë banorëve të fshatit nga skamja, si një ndër objektivat jetikë në qeverisjen e saj gjë që u kthye ndër përparësitë kryesore për tu realizuar pas Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës. Zbatimi i kësaj linje bëri që mesatarisht mbi 10 milionë veta shkëputeshin çdo vit nga varfëria, që është e barabartë me popullsinë e një vendi me madhësi mesatare. Kështu të gjithë banorët e varfër të regjistruar nuk kanë shqetësime për ushqimin e veshmbathjen dhe në Kinë është siguruar plotësisht arsimi i detyrueshëm, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe uji i pijshëm.

Qysh nga fillimi i Reformës dhe Hapjes së Kinës, sipas standardit të tanishëm të varfërisë, 770 milionë të varfër ruralë janë shkëputur nga varfëria, ndërsa sipas standardit të varfërisë të Bankës Botërore, numri i atyre që kanë dalë nga varfëria në Kinë zë mbi 70 % të popullsisë së nxjerrë nga varfëria në shkallë botërore.

Sikurse dihet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi në vitin 2015 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals -SDG) që parashikojnë eliminimin e varfërisë në vitin 2030. Në 2015 Kina, ‘shtëpi’ e 1.4 miliard njerëzve, numëronte rreth 10 milion njerëz që jetonin në varfëri ekstreme, domethënë me 1.90 dollarë në vit kriter ky i vendosur nga Banka Botërore. Kjo shifër përbënte 0.7 përqind të popullsisë shifër që në vitin 1981 ishte 53 përqind. Duke folur me gjuhën e shifrave në katër dekada strategjia e zhvillimit e vendit arriti të nxirrte nga varfëria mbi 770 milionë njerëz. Çdo studiues e vëzhgues objektiv i çështjeve kineze bie dakord se ky është ritmi më i lartë i uljes së varfërisë të shënuar ndonjëherë në historinë botërore aq më tepër përkundrejt një popullsie super të lartë siç është Kina.

Duke e njoftuar këtë arritje impresionante, Presidenti Xi tregoi vëmendje të veçantë të nderonte ata që ai quajti ‘modeli i luftëtarëve të varfërisë’ në ceremoninë festive të organizuar me këtë rast në Pekin më 25 shkurt të këtij viti. Ky respekt në fakt i shkon të gjithë popullit kinez se në fund të fundit pa punën e vetmohimin e tij në shkallë kombëtare kjo ëndërr nuk do të mund të bëhej realitet.

Kjo është pika fillestare…

‘Çfarë të mbjellësh, do të korrësh’ thotë një shprehje popullore shqiptare. Dhe rasti kinez e dëshmon vërtetësinë e saj por edhe lartëson dedikimin e udhëheqjes së atij vendi për të realizuar atë çfarë parashtrohej në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të miratuar më 1948 nga Kombet e Bashkuara: “Secili ka të drejtën për një standard jetese të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e vet dhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqim, veshmbathje, strehim dhe shërbim mjekësor”.

Prandaj përmirësimi i jetës në zonat rurale ka qenë kyçi për të siguruar fitoren për të ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë, sipas Presidentit Xi. Dhe në këtë kuadër duhet shënuar se 28 grupe minoritare etnike me një popullsi relativisht të vogël e kanë kapërcyer varfërinë që në vitin 2012.

A është ky kufiri ku do të ndalojë Kina në këtë aspekt jetësor? Asnjëherë euforikë edhe në situata suksesi përgjigjen për këtë e jep Xi, i cili vuri në dukje se eliminimi i varfërisë nuk është vija e finishit por pika fillestare e një jete të re dhe e përpjekjeve të reja që do të jenë më të mëdha. Do të jenë të tilla sepse lufta në frontin tjetër, në atë kundër pandemisë, do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes në shumë drejtime si masat e vazhdueshme kundër ripërhapjes së virusit ashtu edhe për rikompensimin e pasojave ekonomike e sociale të shkaktuara nga kjo murtajë.

Kina do të vazhdojë të zbatojë strategjinë e saj të ringjalljes rurale dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe rritjen e të ardhurave të popullsisë rurale, deklaroi kryeministri kinez Li Keqiang.

Kurse në raportin e punës së qeverisë, gjatë seancës së katërt të Kongresit të 13-të Kombëtar të Popullit, Li tha më 7 mars se Kina do të konsolidojë dhe zgjerojë arritjet e saj në zbutjen e varfërisë me përpjekjet për të promovuar rigjallërimin rural, citon “CGTN”. Ai shtoi se për qarqet e hequra nga varfëria, do të ketë një periudhë tranzicioni pesëvjeçare nga momenti i çrrënjosjes së varfërisë në lokalitetin e tyre, gjatë së cilës politikat kryesore të ndihmës do të mbeten të pandryshuara. Sipas Li, monitorimi i vazhdueshëm dhe mekanizmat e ndihmës do të rriten për të parandaluar që popullatat e hequra nga varfëria të bien përsëri në të, duke shtuar përpjekjet që synojnë rritjen e aftësisë së zonave për të mbështetur vetëzhvillimin.

Është koha për veprim ndërkombëtar

Kina nuk ka qenë asnjëherë indiferente ndaj të këqijave që kanë pllakosur edhe vendet e tjera dhe në rastin konkret në shkallë globale ritmet e varfërisë po rriten përkundrejt një rënie galopante të ekonomisë botërore si rezultat i pasojave të pandemisë Covid-19. Alarmi i dhënë nga Banka Botërore është shqetësues sepse sipas saj i gjithë përparimi i arritur në luftën kundër varfërisë në pesë vitet e fundit mund të kthehet në pikën zero. Sipas parashikimeve rreth 60 milionë njerëz ranë në varfëri në vende të ndryshme të botës si pasojë e pandemisë. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të 1 ndër 10 persona, që i bie rreth 800 milionë vetë, jetojnë në varfëri të plotë dhe zvenisin çdo arritje të njerëzimit, janë një njollë e zezë në hartën e botës. Prandaj janë shtuar zërat si në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në vende të veçanta që komunitetit ndërkombëtar të bëhet më i ndërgjegjshëm se është ‘koha për veprim’.

Duke ndarë këtë shqetësim ndërsa jepte lajmin e mirë mbi arritjen e popullit kinez kundër varfërisë në fjalimin e tij më 25 shkurt Xi Jinping vuri në dukje se Kina po zbaton aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar mbi zbutjen e varfërisë, duke përmbushur përgjegjësitë e veta ndaj komunitetit ndërkombëtare, duke ofruar ndihmë për vendet në zhvillim brenda mundësive të veta dhe duke qenë një nxitëse e fuqishme e zbutjes së varfërisë globale. Pa dyshim që ky do të ishte një kontribut i vyer për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Duke e quajtur nxitje për kauzën botërore të zbutjes së varfërisë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO), Qu Dongyu deklaroi për media sociale kineze “Weibo” më 26 shkurt se mrekullia e pakësimit të varfërisë e krijuar nga populli kinez ka përmasat më të mëdha që dalin jashtë kufijve të Kinës sepse ka favorizuar numrin më të madh të njerëzve, ka dhënë kontribut të madh në pakësimin e varfërisë në mbarë botën dhe ka sjellë frymëzim të rëndësishëm, duke krijuar një shembull për shumicën e vendeve në zhvillim. Ai vuri në dukje gjithashtu se FAO, e cila e ka selinë në Romë, është e gatshme të shtojë bashkëpunimin dhe të bëjë përpjekje të përbashkëta me Kinën për realizimin e Objektivave të OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030.

Kurse Administratori i Përgjithshëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), Achim Steiner u citua nga agjencia Xinhua të ketë thënë se metoda e Kinës për zbutjen e varfërisë është e çmueshme dhe meriton vlerësim. “Mendoj se rruga dhe qëndrimet e mbajtura prej Kinës si për sa u përket termave sasiore ashtu për mësimet e mësuara janë shumë të vyera dhe gjithashtu meritojnë vlerësim për mënyrën që ajo ka ndjekur për çrrënjosjen e varfërisë si një përparësi kombëtare”.

Në të njëjtën kohë shefi i PNUD-it vlerësoi qëndrimin e Kinës për dislokimin e teknologjive dixhitale që tu jap mundësi popujve të varfër të gjejnë rrugë më të shpejta për të dalë nga varfëria duke thënë se “ne jemi të interesuar ti studiojmë këto mësime”.

Këto komente Z. Steiner i bëri me rastin e prezantimit të “Studimeve mbi zbutjen e varfërisë: Një perspektivë ekonomike politike”, raport i botuar nga qendra studimore “New China Research” pranë agjencisë Xinhua.

Ndërsa Lenni Montiel, zëvendësdrejtor rajonal i Byrosë Rajonale të Programit të Zhvillimit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet, tha se arritjet e Kinës në zbutjen e varfërisë kanë krijuar një shembull kinez të uljes së varfërisë. “Kina ka bërë përpjekjen më domethënëse dhe thelbësore për uljen e varfërisë në të gjithë historinë e planetit, duke krijuar një kontribut themelor në zbutjen globale të varfërisë”, tha Montiel i cituar nga Xinhua me 5 mars.

Ai vuri në dukje se përvoja e Kinës për uljen e varfërisë në mënyrë të padiskutueshme ofron një burim të rëndësishëm informacioni për agjencitë, fondet dhe programet e OKB-së në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Nga përvoja e Kinës, zyrtari i OKB-së tha se ai ka gjetur tre elemente themelorë për vendet në zhvillim: saktësia e përpjekjeve të politikave, sistemet kombëtare të informacionit dhe përpjekjet e synuara.

“Zbutja e varfërisë është e mundur vetëm me saktësinë e përpjekjeve të politikës. Kina zvogëloi varfërinë në mënyrë të konsiderueshme për shkak të një sistemi kombëtar informacioni që lejonte shënjeshtrimin specifik të popullatave në nevojë dhe që politikat e garantuara të zbatuara u përshtateshin rasteve specifike për sa i përket gjeografisë ose vendndodhjes, specifikave të popullsisë, si dhe shkaqeve të varfërisë”, tha zyrtari i lartë i OKB-së Montiel.

Banka Botërore nga ana e saj e cituar nga Global Times më 28 shkurt vinte ne dukje se më tepër se 850 milionë njerëz u nxorrën nga varfëria në Kinë në dekadat e fundit që është një arritje historike e paprecedentë. Për më tepër çrrënjosja e varfërisë ekstreme nuk e ka penguar Kinën në zhvillimin e shpejtë në fusha të tjera që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë, sipas saj, se strategjia e zhvillimit ka qenë e formësuar mirë. “Por e gjitha kjo nuk është fundi i historisë. Do të jetë e rëndësishme të shikohet si do të trajtohen detyra të ardhshme të zbutjes së varfërisë (veç varfërisë ekstreme që është çrrënjosur) në Planin e 14-të Pesë-Vjeçar (2021-2025)”.

‘Unikaliteti’ kinez kundrejt nihilizmit perëndimor

Në kontrast me sa më sipër si shumë arritje të mëparshme të Kinës edhe fitorja e fundit mbi varfërinë është parë më skepticizëm nga perëndimi, në mënyrë të veçantë nga SHBA, që pas ikjes se ish- Presidentit Donald Trump vazhdojnë platformën e tyre anti-kineze nën presidencën e Joe Biden. Në fakt të dy arritjet spektakulare si ngadhënjimin mbi pandeminë ashtu edhe çrrënjosjen e varfërisë në shkallë kombëtare, propaganda perëndimore përpiqet t’i veshë me tisin e nihilizmit që ndonjë media ekstremiste e çon deri në mohim. Nuk ka asgjë për tu habitur se kemi të bëjmë me politikën e tyre standart anti- kineze.

Por si konkluzion nga disa mendime të shprehura më lart mund të thuhet se është me vlerë insistimi i shumë studiuesve të problemeve globale sociale dhe ekonomike se nuk ka vend për propagandë apo nihilizëm por për studim analitik të përvojës kineze, të të gjithë elementëve përbërës të kësaj përpjekje në mënyrë që secili vend, i madh apo i vogël, të nxjerrë mësimet e veta në përputhje me kushtet specifike të profilit të vet të varfërisë. Praktika botërore tregon se varfëria nuk është pasojë e vetëm mungesës së burimeve materiale por një kompleksitet rrethanash e faktorësh që përfshijnë të kaluarën historike, klimën, burimet natyrore e madje edhe pozicionin gjeografik. Thëne sa më sipër rasti i Kinës është unik por sikurse vunë në dukje autoritetet e lartëpërmendura ky ‘unikalitet’ i saj nuk ka përse të pengojë politikëbërësit e vendeve të goditura nga varfëria që të studiojnë përvojën kineze.

Ky ‘unikalitet’ meqë po përdorim këtë term nuk i ka penguar popullin kinez dhe udhëheqjen e saj për të përfituar nga përvoja e vendeve të tjera. Përkundrazi. Duke iu kthyer vitit 1978, kohën e ‘hapjes së madhe’ të Kinës ndaj botës, lind natyrshëm pyetja: A nuk ishin Kina dhe udhëheqja dhe populli i saj ata që e kuptuan vlerën e asaj iniciative, e rrokën atë dhe iu vunë punës duke zbatuar politika dhe strategji të reja politike, ekonomike dhe sociale në përputhje me tiparet e sistemit vendas dhe synimet specifike të zhvillimit? Nuk më duket aspak e tepërt, përkundrazi pragmatizëm largpamës, që tani më 2021, duhet të merren në konsideratë nga komuniteti ndërkombëtar e veçanërisht prej vendeve të shumta që lengojnë akoma nën pasojat e varfërisë së tejskajshme, vlerat efektive dhe racionale të përvojës kineze në katër dekada luftë e përpjekje, që e ngritën në piedestalin e ngadhënjimit mbi varfërinë./CRI

Tags: chinagenc mlloja

Related- Posts

NGJARJE

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo
Bota

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025
Bota

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.