• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Në Berlin shembej muri, në Tiranë heshtje!

9 Nëntor, 2024
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

Dihet tashmë se bashkë me Murin e Berlinit më 9 Nëntor 1989 filloi rrëzimi, njeri pas tjetrit, i rregjimeve në RDGJ, pak ditë më vonë në Çekosllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari dhe gjetkë. Po në Shqipëri dhe me rregjimin e saj ç’po ndodhte?  

Siç kam pohuar në librin “Berlini pa Mure“ rënia e Murit e gjeti të papërgatitur udhëheqjen komuniste të “ vazhdimësisë”, madje në momente jubilare festive, me pompën, fanfarat dhe trumpetat e propagandës së saj. Më 7 – 8 Nëntor ishte përkujtuar 72 Vjetori i Revolucionit të Tetorit dhe 48 vjetori i krijimit të Partisë; ndërkohë ishin në kulm përgatitjet për festimin e jubileut të 45 vjetorit të çlirimit të Atdheut dhe 87 vjetorit të Pavarësisë.  Për ironi të fatit, ditën kur në Berlin kishte filluar shembja e Murit, në Tiranë ndodhej për vizitë Ministri i Jashtëm i Kubës komuniste! 

Udhëheqja komuniste në Tiranë, me veprimet e saj politike, ndonëse larg “gjuhës së drunjtë” të dikurshme po synonte të krijonte përshtypjen se gjithçka po shkonte normalisht. Mirëpo, momentet entusiazte e të gëzimit të papërmbajtur në Berlin, të shfaqura në ekranët e botës u panë edhe nga shumica e shqiptarëve; djemtë e tyre ia kishin gjetur hilen me kohë edhe zhurmuesve nëpërmjet  “kanoçeve” shumë të kërkuara ato vite.  Manifestimet madhështore të berlinezëve ato ditë të flakta Nëntori zgjuan dhe ngjallën shpresën e madhe të shqiptarëve për një fillim të ri. Ndërkohë, në qendrat e punës e të prodhimit, në dikasteret e ndryshme, ndihej atmosfera e zymtë dhe tronditja që kishte shkaktuar rënia e Murit. Në ato vite punoja si ekspert në ish-Ministrinë e Tregtisë së Jashtme; aty e kam parë dhe ndier nga afër këtë shokim të paparë politik të rregjimit. Rregjimi kërkonte t’i shpëtonte përgjegjësisë historike e të dilte “ pa u lagur” nga kjo gjendje e pashpresë.

Prandaj, krerët e atëhershëm komunistë linin të nënkuptohej se ngjarjet në Berlin nuk kishin lidhje me Shqipërinë, se ajo ishte vendi vërtet i vetëm socialist në botë! Ndërkohë, duke përfituar nga atmosfera e stisur  festive,  ata shpreheshin se Shqipëria do të vazhdonte ndërtimin e socializmit “me ballin lart dhe duart plot”! 

Ndaj, është interesante, sidomos për ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, të ndalemi disi më gjatë në kronikat e asaj periudhe pështjelluese, duke iu referuar kryesisht pasqyrimit të saj në faqet e gazetës “Zëri i Popullit”. Themi ZP-ja, pasi dhe gjithë gazetat e tjera, radioja dhe televizioni i vetëm shtetëror  pasqyronin me besnikëri “ frymën dhe gërmat” e tij, për shkak të  censurës së Partisë- Shtet mbi median dhe shtypin e dogmatizuar të asaj kohe.

Megjithë peshën, intensitetin dhe rëndësinë epokale të rënies së Murit të Berlinit, në vend të pasqyrimit të tij, faqet e para të ZP-së i “pushtonin“  “fitoret dhe arritjet e masave të gjera punonjëse nën udhëheqjen e PPSH-së“!

Madje, pikërisht ato ditë Nëntori 1989, ZP-ja dhe organet e tjera të medias dhe shtypit jepnin vetëm kronika të gjata  dhe kryeartikuj për jehonën e Konferencës Kombëtare të Gjeologjisë shqiptare që po mbahej ato ditë!!?

Vendin kryesor e zinin Konferencat e Partisë në rrethe dhe fjalimet e   Ramiz Alisë; aq sa kur lexon përmbajtjen e tyre, menjëherë të vjen ndërmend shprehja “ han e shan, han e Bagdad! Kështu, më  9 Nëntor, ditën e Rënies në Murit, Ramiz Alia në fjalimin e tij në Pogradec shprehej “ me krenari  për socializmin fitimtar!

Përkujtimi i përvjetorit të themelimit të Partisë dhe Revolucionit të Tetorit, i jepte rastin ZP-së t’u kujtonte njerëzve me shkrime butaforike se Shqipëria do të vazhdonte me bindje rrugën e saj, sepse   “ajo nuk ishte  as lindje dhe as perëndim”.

Në një artikull të gjatë të datës 28 Nëntor 1989 me titull “ Nuk dështoi komunizmi, por deformimi i tij” shprehej ende bindja në drejtësinë e vijës së Partisë sonë dhe të komunizmit si ideologji!!

Karshillëku ndaj ngjarjeve në vendet e tjera të lindjes, duket qartë edhe në numrin e ZP-së së 30 Nëntorit, i cili është i mbushur me fjalën e liderit komunist në Paradën ushtarake tradicionale më 29 Nëntor, me titullin bombastik “ Forca jonë uniteti, rruga jonë socializmi”! Mirëpo, edhe lideri gjermanolindor Honekeri, në fillim të Tetorit kishte pohuar me  të njëjtën gjë në manifestimin me rastin e 45 vjetorit të krijimit të RDGJ-së, me Gorbaçovin në krah; por, vetëm një javë më vonë ai e pa vehten dhe rregjimin e tij të shkërmoqur bashkë me Murin.

Gjithashtu, faqet e ZP-së dhe  media shqiptare “gumëzhinin” nga qindrat e telegrameve rutinorë të urimit, nga partitë marksiste – leniniste për festat si dhe nga ceremonitë e dekorimit të dhjetra qytetarëve dhe drejtuesve të lartë shqiptarë.

Dukej qartë se propaganda e orkestruar nga udhëheqja më e lartë e Partisë së asaj kohe, po bënte maksimumin që të zbehte dhe të linte në hije efektet ndërkombëtare të shembjes së Murit, që ai të kalonte pa gjurmë në Shqipëri! Çfarë miopi politike! Shkurt, çdo gjë mund të gjendej ato ditë në ZP dhe televizionin shqiptar, por jo LAJM, edhe pse lajmi, madje emblematik ato ditë javët dhe vitet që do pasonin ishte atje, pra  tek shembja e Murit të Berlinit, te era e madhe e NDRYSHIMIT në lindje!

Propaganda e saj kohe po tregohej aktive dhe në frontin e jashtëm, madje dhe në Gjermani, duke përfituar sërish nga përkujtimi tradicional i jubileve të sipërpërmendur. Kështu, më 4 Nëntor, ZP-ja  jepte njoftimin, mbi vizitën e Dr. Fritz Pirk, President i Fondacionit prestigjioz gjerman “ Hans Seidel” Ish-Ministër Shteti dhe Europarlamentar dhe takimet e tij me Ish-Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, të ndjerin Fahrudin Hoxha. Dukej qartë se mungesa e pritjeve nga autoritetet e larta kishte të bënte me qëndrimet e tij politike të pakëndshme për rregjimin; gjithsesi, për propagandën komuniste të asaj kohe, mjaftonte përmendja e emrit të një personaliteti gjerman që të jepej të kuptohej se gjërat nuk ishin dhe aq keq sa dukeshin, madje dhe me vetë Gjermaninë!

Ndërsa më 21 Dhjetor, ZP-ja i jepte goxha vend në faqen e saj të 4 për lajmet e jashtme një seminari të organizuar në qendër të Berlinit Perendimor, në Pallatin e Kongreseve, nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri – Gjermani, shoqatë që ishte nën ndikimin e Partisë Komuniste Gjermane, siç ndodhte rëndom ato vite me këto shoqata, ku duhet thënë gjithsesi se kishte dhe mjaft miq dhe elementë dashamirës ndaj vendit dhe popullit tonë. Kryetari i saj, Platzman, në fjalimin e tij nënvizoi se “ ngjarjet në Berlin nuk kishin kurfarë lidhje me Shqipërinë. Sepse ajo kishte mbi 20 vjet që ishte shkëputur nga Traktati i Varshavës dhe 30 vjet nga ndikimi i Moskës dhe se arritjet e popullit shqiptar ishin dëshmia më e qartë për këtë”. Pak a shumë të njëjtat gjëra ishin pohuar edhe në një veprimtari tjetër të organizuar në Hamburg, me pjesëmarrjen edhe të diplomatëve të Ambasadës shqiptare në RFGJ. Ndërkohë,  vetëm 4 – 5 ditë para shëmbjes së Murit, Shqipërinë e kishte vizituar Zv.Kryeministri Gjermanolindor, Horst Zöle, i cili nënshkroi me autoritetet tona përkatëse Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik. Në fakt, kjo vizitë dhe Marrëveshja e sipërpërmendur“ e cila ishte si të thuash “ e vdekur para se të lindte” zuri shumë më tepër vend në kronikat  mediatike të asaj kohe se gjithë ngjarjet që kishin të bënin me Murin e Berlinit gjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 1989! Madje, në intervistën e tij në ZP, i pyetur enkas  mbi gjendjen politike në Berlinin Lindor, ai sikur të vinte nga një planet tjetër, përgjigjet se nuk po ndodhte kush e di se çfarë! Ndërsa, duke shprehur admirimin e tij për arritjet e popullit shqiptar, ai shprehte besimin në vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet RDGJ-së dhe Shqipërisë, madje deri aty nga viti  2010!  “ E shihni, – sikur donte të thoshte propaganda shqiptare e asaj kohe – ja ku po e dëgjoni nga goja e një zyrtari mjaft të lartë gjermanolindor, nuk ka ndodhur ndonjë hata atje!

Mirëpo vetë Zöle pas një jave dha dorëheqjen bashkë me antarët e tjerë të Byrosë Politike të PK të RDGJ-së!

Por, me të drejtë lexuesi mund të pyesë, madje të bëjë dhe vërejtje: “Mor po Muri, dmth lajmi i madh mbi rënien e Murit ku është në kronikat shqiptare të asaj kohe, cilat janë reagimet zyrtare, çfarë bie në sy?” Lexuesi i vëmendshëm, duke iu referuar reagimeve shqiptare mbi ngritjen e Murit të Berlinit nuk mund të mos vërejë konseguencën tipike, fatkeqe dhe absurde të propagandës së rregjimit monist. Ashtu si në reagimet e tij mbi ngritjen e Murit në vitin 1961, kur kurkund nuk përmëndej fjala ngritje apo ndërtim Muri, por vetëm “ masa efektive për mbrojtjen e kufirit gjermanolindor” edhe tani fjala “Mur” apo ca më keq akoma “ Shëmbje e Murit” përbën një TABU të vërtetë. Për propagandën komuniste shqiptare të vitit 1989, edhe pse po pretendohej hapja ndaj botës dhe informacionit, nuk kishte ekzistuar ndonjëherë Muri i Berlinit, prandaj nuk kishte se çfarë Muri të shembej!! Ndaj, lexuesi nuk duhet të lodhet për të gjetur, qoftë dhe njëherë të vetme në kronikat e asaj kohe fjalën MUR! Askund!

Po atëhere, çfarë dhe si pasqyronte ZP-ja dhe propaganda e kohës mbi Murin?

Më 11 Nëntor 1989, ZP-ja jep një njoftim telegrafik fare të thatë mbi miratimin nga ana e Qeverisë së RDGJ-së të “ Rregullave të reja për shtetasit gjermanolindorë, të cilët mund të udhëtonin në Berlinin Perendimor e të qëndronin aty pa patur nevojë për  vizë” Siç dihet tashmë, ishte pikërisht artikullimi i këtij Vendimi dy ditë më parë në një Konferencë konfuze shtypi, që kishte ngritur e nxitur turmat e shumta nga të dy anët e Berlinit për të filluar aty, në Portat e Brandenburgut, procesin madhor historik të shembjes së Murit! Njoftimi vijon pastaj duke shkruar se menjëherë pas këtij njoftimi, Kancelari Kohl kishte ndërprerë vizitën e tij në Poloni dhe kishte shkuar në Berlin, e pastaj në Bon,  ku kishte mbledhur urgjentisht  kabinetin qeveritar! Kësaj i thonë “ Hiç, hiç, po Habili vdiq!” As 10 rreshta të thatë nuk zinte në një vend fare të padukshëm në faqen 4 të ZP-së, ky njoftim vërtet historik! Kurse për koment as që bëhej fjalë! Logjika e propagandës komuniste ishte :“E pse të zgjatemi, kjo s’ka ndonjë lidhje me ne, një vendim qeverie i RDGJ-së dhe aq!!!

Ndërsa më 12 Nëntor, sërish në një njoftim telegrafik, madje çuditërisht në Rubrikën “ Me pak fjalë”!!!” ZP-ja njofton mbi bisedën telefonike të liderit të ri të RDGJ-së E. Krenz me H. Kohlin. Por edhe ky njoftim, me sens negativ, thjesht përmend faktin se Krenzi i ka thënë Kohlit, se nuk bëhet fjalë për ribashkim, por thjesht që të dy vendet të shkojnë sa më mirë me njeri tjetrin, si dy vende sovrane! Dhe aq!! Një njoftim i  thatë jepet edhe më 29 Nëntor 1989 për Planin e famshëm me 10 Pika të H. Kohlit, ku ai parashtroi platformën historike të ribashkimit gjerman. Por, theksi në shkrimin e ZP-së vihej mbi demek kundërshtimet që ishin paraqitur nga homologët e tij. Po aq shkurt, jepeshin edhe njoftimet mbi dorëheqjet e Byrosë Politike në RDGJ,  Çekosllovaki, Hungari e diçka më gjatë rënia dhe ekzekutimi i Çausheskut në Dhjetor. Ndërsa më 22 Dhjetor 1989, një ditë pas  ceremonisë së hapjes zyrtare e Portave të Brandenburgut, mbi Murin tashmë të shembur, me pjesëmarrjen edhe të  dy liderëve të RFGJ-së dhe RDGJ-së,  ZP-ja jep sërish vetëm një njoftim telegrafik në Rubrikën “ Me pak fjalë”. Duhej të ishte tepër, tepër i vëmëndshëm dhe të kishe informacion nga burime të tjera që të mund të “ lexoje përmes rreshtave” e të kuptoje se në Berlin kishte ndodhur mrekullia demokratike e botës dhe jo thjesht se ishin hapur dy dyer apo porta do si do!

Padyshim që udhëheqja komuniste e asaj kohe nuk kishte as kuptimin e drejtë, as vullnetin dhe as  kapacitetet politike dhe intelektuale për të bërë NDRYSHIMIN që kishte sjellë rrëzimi i Mureve dhe ndarjeve të Luftës së Ftohtë, ulja e Perdes së Hekurt. Atë mision e kishin dhe do ta realizonin, megjithë vështirësitë jo të vogla, forcat e vërteta përparimtare dhe demokratike që nuk vonuan të dilnin në skenë, për të rënuar edhe Murin në Tiranë një vit pas atij të Berlinit.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025
Bota

Izraeli sulmon Iranin

13 Qershor, 2025
Bota

G7 heq dorë nga deklarata e përbashkët për shkak të mosmarrëveshjeve mbi Ukrainën

12 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025

“Jam biri i tokës së verdhë përgjithmonë”

15 Qershor, 2025

Sondazhi CGTN: Bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore sjell më shumë stabilitet në një botë të trazuar

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.