• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

    Dumani, Çela dhe Proda në takim me Celibashin në KQZ, inspektojnë Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore

    Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 5 Majit

    “Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate

    Presidenti Begaj uron kryeministrin e rizgjedhur të Australisë: Krenar të shohim udhëheqës me rrënjë arbëreshe

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Në kujtim të Gjergj Fishtës dhe Migjenit Me rastin e 150 dhe 110 vjetorit të lindjes së tyre

13 Dhjetor, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Vasil CAPEQI*

Eshtë një mister, një enigmë e vërtetë përse gjuha jonë e shkruar shqipe u çfaq vetëm në shekullin e pesëmbëdhjetë, me vonesë krahasuar me gjuhët e tre universeve të mëdhenj kulturorë që e rrethojnë: grek, latin dhe sllav. Dhe nuk besoj se kane patur tjetër argument fqinjët tanë të përjetshëm, për të prodhuar dhe përhapur zhurmën sikur gjoja shqiptarët na qënkan një popull inferior.

Nën këtë presion ekzistencial, atdheu ynë Shqipëria, u katandis në fillim të shekullit të njëzetë, me vullnetin e Fuqive te Mëdha, me një gjeografi tepër të vogël në krahasim me hapsirat e saj jetësore reale. Por gjithmonë e hapur ndaj botës nëpëmjet deteve, nga Ulqini në Prevezë, dhe e mbërthyer fort te malet e saj, nga më të lartët në Ballkan.

E megjithatë, e Keqja më e madhe dhe kronike, shqiptarëve u ka ardhur prej shefave të tyre politikë. Diktatura Komuniste e bëri Atdheun tonë një vënd bunker, ajo vuri perden e hekurt mbi dete dhe male, duke na mbajtur të izoluar nga bota dhe të ndarë prej bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë matanë kufijve.

Ne shqiptarët, jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe krenarë se gjuha shqipe është zemra e identitetit tonë. Fishta dhe Migjeni kanë shkruar që të dy në « gegërishte » që, së bashku me toskërishten », ndryshe nga sa kujton njerëzia, nuk janë thjesht dy dialekte. Përveçse përfaqsojnë dy familjet e mëdha të gjuhës së folur shqipe, ato janë dy pjesët organike të trupit tonë identitar : dy hemisferat e tij cerebralë, dy sytë dhe dy veshët e tij, dy duart dhe dy këmbët e tij. Në sajë të këtij aliazhi natyral dhe të pacopëtueshëm, kombi shqiptar ka mundur të qëndrojë në këmbe dhe të mbijetojë nëpër shekuj.

Diktatura komuniste kreu akte barbarie dhe inkuizicioni ndaj Gjergj Fishtës: eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin dhe vepra e tij u ndalua. Pyetja që shtrohet në mënyrë urdhërore është kjo: përse gjithë këto mizori kundër At Gjergj Fishtës ?

Enver Hoxha deshi të imponohej si Shpëtimtari i shqiptarëve. Duke dashur të zëvëndësojë Zotin mbi tokë, ai rrafshoi përdhe kisha dhe xhamia. Një shëmbje fizike kriminale e besimit të njeriut.

Ndërkaq, « Lahuta e Malcis » e Fishtës ishte bërë korda magjike e Shpirtit Shqiptar. Diktatori deshi ta shkatërrojë edhe atë… Por, para së gjithash, lahuta ky instrument me një tel të vetëm, ka kënduar prej qëmoti epopenë orale të pavdekshme shqiptare, përbri rrëfimeve dhe legjendave të qytetërimeve të medha. Përpara trashëgimisë shpirtërore të popullit të vet, çdo diktator, ani pse e ka emrin Hitler, Stalin ose Enver, e pret gijotina e historisë.

Një qëndrim krejt tjetër djallëzor mbajti diktatura komuniste ndaj Migjenit. Ajo deshi të bënte me veprën e tij një produkt kozmetik për të maskuar shëmtinë e vet morale. Për diktaturën, faji i mjerimit të shqiptarëve ishte i Mbretit Zog dhe e i së kaluarës së tyre. Por Migjeni u bë i paprekshëm edhe nëpërmjet vdekjes së tij tejet të parakohshme, në moshën vetëm 27 vjeç. Me Poemën e Mjerimit », « Recital i malsorit » dhe krejt veprën e tij, ashtu si Victor Hugo, Jehan Rictus dhe Jean Richepin në Letrat Franceze, Migjeni ka kontribuar për të ngritur në institucion, mjerimin dhe revoltën njerzore.

Para 30 vitesh, në vënd që Shqipëria të shkëputej nga diktatura dhe nga e keqja, një demokraci e gënjeshtërt u instalua në truallin e saj prej dy kampeve politike, njëri gjoja i djathtë dhe tjetri gjoja i majtë, njëri blu dhe tjetri kuq e rozë. Atdheu ynë i martirizuar mori një shkelm të pamëshirshëm në bark, që detyroi një të tretën e popullsisë të largohej nga vëndi. Një eksod biblik, i panjohur në historinë e re të njerzimit. Si modul arithmetik, do të ishte njêsoj sikur katër miljonë Belgë, njëzetë miljonë Italianë, ose njëzetë e dy miljonë Francezë të kishin marrë arratinë në këto tre dekadat e fundit… Ne shqiptarët e Diasporës jemi materie e gjallë e kësaj hemoragjie njerzore e cila nuk po ndalet.

Le të provojmë të lexojmë dhe të kuptojmë përsenë e kësaj fatkeqsie madhore nën optikën e veprës së Fishtës dhe Migjenit.

I njëjti refren vazhdon t’u thotë Shqiptarëve se fajin për mjerimin që nuk u ndahet atyre e ka paraardhësi. « Trashëgova një vënd të rrënuar, përsërisin njëri pas tjetrit shefat e Shtetit, por unë jam shpëtimtari juaj, unë jam më i miri… ». Ata kujtesa i tmerron, ndaj duan të sundojnë një popull amnezik, duke e detyruar atë që të jetojë me sot me nesër.

Për të kuptuar aleancën e tyre të hajnisë, mjafton të lexojmë dhe të dëgjojmë atë çka shefat aktualë të te dy kampeve politikë thonë për njëri tjetrin. Gjithëçka është e regjistruar përjetë, me zë dhe me figurë në Internet. Ata akuzojnë njëri tjetrin në mënyrë të paskrupullt dhe pa u hyrë gjëmb në këmbë, se kanë kryer tashmë një grabitje të padëgjuar dhe të pandodhur askund, të pasurive të vëndit të tyre, të nëntokës dhe të mbitokës, deri te rezervat e floririt të Shtetit, deri te votat, deri edhe te shpresa e një populli të tërë për një të ardhme më të mirë.

Por atëhere, si ka mundësi që njerëzit që banojnë akoma Atdheun tonë nuk reagojnë, nuk bëzajnë siç thotë Migjeni ?

Në epokën tonë të çrregullimit alarmant klimatik të planetit, Atdheu ynë përjeton çrregullimin e vet të dhimbshëm organik. Nën efektin toksik të reve ngjyrë mavi që u rrinë mbi kokë, dy hemisferat cerebralë, i majti dhe i djathti, punojnë secili për hesap të vet, trupi social bën një sy qorr dhe një vesh shurdh, njëra dorë i bie gozhdës dhe tjetra patkoit, njëra këmbë pengon tjetrën, në rrugën drejt përparimit dhe lirisë.

Në këtë vit pandemie planetare, shefat e të dy kampeve politikë duket se po heqin maskën. Të sigurt se tashmë janë bërë të paprekshëm, ata po zbulojnë lojën e tyre mëkatare të kalimit të pushtetit e cila e ka emërin « vrasja e babës », versioni modern shqiptar i kompleksit të Edipit, mbret i Tebës ne mitologjinë greke.

Babai i fundit i diktaturës i tha trashëgimtarit të zgjedhur : « biri im, bëj sikur do të më vrasësh, por jo prej vërteti, sepse jam unë që të mora nga dhitë dhe të futa në oborrin e pushtetit në Tiranë ». Babai i kampit tê kuq të pas diktaturës i tha djalit të tij të dëshiruar : « vritmë mua, biri im, por jo prej vërteti, sepse jam unë ai që të mora nga bulevardet e Evropit, ku ti ishe trafikant dhe të vesha me kostum ministri në Tiranë ». Biri i plotfuqishëm i momentit i thotë kushëririt të tij më të ri në moshë : « unë u bëra ky që jam sepse e vrava babën tim politik, vrite edhe ti babën tënd politik, me qëllim që dy familjet tona, rozë dhe blu të mbretërojnë deri në fund të shekullit ».

Ka ardhur momenti i duhur që ti thuhet kësaj lukunie politikanësh të korruptuar: : Mjaft më abuzimit tuaj në grup me Nënën tonë Shqiperi !

Migjeni vazhdon të lypë për ne pakëz dritë dhe godet me grushtin e tij të fuqishëm prej djaloshi 27 vjeçar malin brënda nesh, që s’bëzan, për të shkundur dhe për të zgjuar ndërgjegjet tona..

Në vitin 1914, Fishta pati shkruar një dramë ku zhvillohet ky dialog ndërmjet heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe Djallit, i cili po kthehej nga një udhëtim i gjatë: Skënderbeu pyet: « po Shqiptarët dhe Shqipëria si janë ? »

Djalli përgjigjet : « ashtu siç i do armiku… »

Shikoni këtë hartë të dashur bashkëatdhetarë, rezultat i zgjedhjeve të fundit të përgjithshme politike në Shqipëri, në muajin prill 2021. Gjithë bota e shikon në Internet. Eshtë Nëna jonë Shqipëri, e copëtuar më dysh, në rozë dhe blu si nga dora e vetë Djallit.

Gjuha jonë e shkruar shqipe, për nga historia e saj është në lulen e rinisë, për nga gjeni i saj ajo është bukuri hyjnore ! Ajo po e kap me shkëlqim vonesën e saj. Ne kemi sot Fishtën, Migjenin dhe Ismail Kadarenë, një nga shkrimtarët më të mëdhenj botërorë të kohës sonë.

Bruksel, dhjetor 2021

Argumentum.al

*Autori i këtij shkrimi, Vasil Capeqi nga Saranda në gati tre dekadat e fundit banon në qytetin Namyr, Belgjikë. Krahas veprimtarisë së tij të vlerësuar në fushën e biznesit,  ai është publicist dhe përkthyes i spikatur

Në bashkëpunim me poetin e njohur belg Francois Chenot, ka përkthyer dhe përgatitur  Antologjinë e Poezisë Shqipe në frëngjisht dhe shqip, të botuar në Nëntor 2012 nga Shtëpia e njohur e Poezisë në Namyr.

Tags: migjeni-fishtavasil capeqi

Related- Posts

FOKUS

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025
FOKUS

Lufta partizane në Shqipëri – kryesisht luftë për pushtetin e komunistëve!

8 Maj, 2025
FOKUS

Karabaku pas konfliktit: Paqja nuk përmbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, por fillon realisht me aktin e parë të bashkëjetesës.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

8 Maj, 2025
German President Frank-Walter Steinmeier speaks during the Bundestag ceremony marking the 80th anniversary of the end of the Second World War. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Presidenti gjerman paralajmëron të mos harrohen mësimet e Luftës së Dytë Botërore

8 Maj, 2025

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025

Beteja për Kashmirin: Ekuilibri bërthamor i urrejtjes

8 Maj, 2025

Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.