Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve dhe dy Komiteteve Olimpike.Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Përmes këtij Memorandumi do të inkurajohet shkëmbimi i eksperiencave të profesionistëve të sportit, në disiplina të ndryshme, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.Foto nga KOKSH
Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm/cgtn