Në Kinë, çdo vit më 18 qershor shënohet Festa e Blerjeve “18 Qershori”. Ky është një aktivitet i nisur nga platformat e tregtisë elektronike, si dhe një festë për konsumatorët. Këtë vit, “18 Qershori” është në lëvizje të plotë, konsumatorët gëzojnë ulje çmimesh dhe tregtarët kanë marrë porosi të shumta. “18 Qershori” ka tërhequr edhe konsumatorët e huaj dhe platformat e tregtisë elektronike kanë nisur uljet ekskluzive të çmimeve dhe kanë zgjeruar sferën e dërgimit falas në botë, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve jashtë vendit.
Përveç blerjeve në internet, falë politikave të tranzitit 240 orë pa vizë dhe kthimit të shpejtë të taksave para largimit, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po tërhiqen të bëjnë blerje në Kinë. Nga “18 Qershori” deri te “Blerja në Kinë”, Kina po ofron mundësi gjithnjë e më të mëdha për botën dhe produktet “Prodhuar në Kinë” po plotësojnë kërkesat e më shumë konsumatorëve të huaj./cgtn