Nga Leke Gazulli
Në zemër të Mirditës, aty ku mali mban besën e burrit dhe ku fjala e dhënë vlen më shumë se ari, lindi një derë që do të ndriçonte jo vetëm vendin, por edhe universin e dijes: Vëllezërit Gazulli.
Gjon Gazulli – astronomi i madh i shekullit XV, i thirrur në oborret më të ndritura të Europës, njeriu që lexonte qiellin dhe shkruante për yjet me mendjen e një gjeniu shqiptar. Ai u bë një urë mes Mesjetës dhe Rilindjes, duke dëshmuar se edhe nga Mirdita mund të ngjitesh deri te horizontet e universit.
Pal Gazulli – diplomat i shquar, i lidhur me oborrin e Skënderbeut dhe me kancelaritë e fuqishme të kohës. Ai luftoi me pendë dhe me mençuri, duke mbrojtur çështjen shqiptare në një botë ku intrigat e fuqive ishin po aq të rrezikshme sa shpatat.

Andrea Gazulli – mendimtar e humanist, që me veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kulturën europiane, duke e vendosur emrin shqiptar përkrah mendjeve më të ndritura të kohës.
Tre vëllezër, tre shtylla, tre yje që ndriçojnë qiellin e historisë sonë. Ata ishin dëshmia se Mirdita nuk është vetëm kulla, pushka dhe gjaku i besës, por edhe mendja, dija dhe universi i shpirtit shqiptar.
Sot, kur flasim për Gazulloret, flasim për fuqinë e rrënjës që ngrihet drejt qiellit. Nga gurët e Mirditës, ata u ngjitën deri tek yjet e universit, duke na treguar se kombi ynë ka brenda vetes forcën për të lindur gjeni, për të prodhuar mendimtarë e për të hyrë në historinë e botës me dinjitet.
Nga gjazujt e Mirditës, drejt yjeve të universit – kjo është trashëgimia e Gazullorve, dhe kjo është porosia që ata na lanë: të mos i harrojmë rrënjët, por as të mos i kufizojmë ëndrrat.
/Argumentum.al