• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Një Ftesë për Bashkëpunim kundrejt Një Letre Përjashtuese

4 Tetor, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc MLLOJA

Përvjetori i 71- vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës ishte një rast tjetër që të vlerësoheshin lart marrëdhëniet tradicionale që ka Shqipëria me këtë vend si në planin shtetëror ashtu edhe ndërmjet dy popujve. Shprehje e koncentruar e këtij realiteti ishte mesazhi që Kryetari i Kuvendit të Shqipëri Gramoz Ruçi, i cili është gjithashtu një ndër udhëheqësit veteran të Partisë Socialiste e cila është në pushtet, i drejtoi Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të RP të Kinës, Li Zhanshu. E shikoj të arsyeshme të citoj disa vlerësime të bëra prej tij, që siç kuptohet, nuk janë as personale sepse ai flet në emër të popullit, por as edhe prokollare nisur nga gjuha e ngrohtë e zgjedhur për formulimin e tyre.

Konkretisht Kryetari Ruçi shpreh bindjen që bashkëpunimi shumë i mirë midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës do të zgjerohet e forcohet më tej në të ardhmen.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribojë për fuqizimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe popullit kinez”, thekson ai në mesazh. Dhe duke shprehur dëshirën e madhe për rritjen e bashkëpunimit, kontakteve dhe dialogut të drejtpërdrejtë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare Popullore të Republikës Popullore të Kinës, Ruçi i përsërit Li Zhanshu-së ftesën e tij për vizitë zyrtare në Shqipëri në një kohë të përshtatshme për të.

Nuk ka dyshim se ftesa e përsëritur e Z. Ruçi për homologun e tij kinez nuk është një iniciativë personale e tij por bën pjesë në axhendën politike të shkëmbimeve me vende mike të shtetit shqiptar dhe duhet të ketë patur miratimin edhe të kreut të qeverisë Edi Rama. Po kështu ripërsëritja e ftesës për numrin 3 në hierarkinë e Partisë Komuniste të Kinës tregon konsekuencën e udhëheqjes shqiptare për të gjetur rrugë të reja të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës, veçanërisht në kushtet aktuale kur ekonomia shqiptare ka rënie të mëdha në të gjitha fushat sikurse e tregonte edhe një raport i këtyre ditëve i EBRD-së. Duke e marrë të sinqertë ftesën dhe mundësinë e realizimit të vizitës supozohet se pala shqiptare e ka të përgatitur dosjen me objektivat e saj për ti dhënë një shtytje bashkëpunimit shumëplanësh ekonomik, social, teknologjiko-shkencor, mjekësor etj. Kjo dosje nuk ka se si të mos përfshije projekte të rëndësishme që kalojnë kufijt e Shqipërisë në kuadrin e iniciatives ‘17+1” si dhe të ‘Një Brez, Një Rrugë’ e mbiquajtur Rruga e Mëndafshit, e cila tashmë e ka rilidhur Kinën me kontinentin europian. Jo më larg se para dy javësh arriti në Budapest nga Kina një tren tjetër me mallra ndër të cilat pajisje mjekësore kundër Covid-19.

“Vitet e fundit, Kina ka investuar në total 930 milionë dollarë në Shqipëri dhe është renditur prej kohësh ndër të parat shtete në tregtinë me Shqipërinë. Si ambasador në Shqipëri, gjithmonë inkurajoj sipërmarrjet kineze të investojnë në Shqipëri. Bashkëpunimet mes dy palëve në infrastrukturë, energji, bujqësi, turizëm, kanë pasur progres të vazhdueshëm dhe kanë hapësirë të gjerë në të ardhmen”, vinte në dukje Ambasadori kinez në Tiranë Zhou Ding një opinion me rastin e 71-vjetorit të themelimit të RP të Kinës të botuar në gazetën Albanian Daily News si dhe në të përditshmen në gjuhë shqipe Panorama më 1 tetor 2020.

Pra Shqipëria ka shumë çfarë të përfitojë nga Kina si ekonomia e dytë më e madhe në botë, vendi më i madh tregtar i mallrave, tregu më i madh i konsumit dhe qendër pararojë e inovacionit, ashtu sikurse ka edhe çfarë t’i ofrojë tregut kinez. Mjafton të shënojmë se Kina ka kontribuar më shumë se 30% në rritjen ekonomike të botës për shumë vite rresht. Pas shpërthimit të epidemisë, qeveria kineze duke vendosur mbi gjithçka popullin dhe jetët e njerëzve, zbatoi politika shkencore për të vënë nën kontroll shpejt dhe në mënyrë efektive epideminë dhe ndërkohë u angazhua aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19, si dhe organizoi shpërndarjen e ndihmave të shpejta humanitare në shkallë të gjerë në gjithë botën.

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding i dorëzon palës shqiptare materialet antiepidemike më 25 prill

E konkretisht në Tiranë në ato ditë kur vetë kryeministri Rama u deklaroi shqiptarëve në një atmosferë të rëndë morale, psikologjike por edhe materiale nga fillimi i muajit prill kur vendi ishte në shtetrrethim të plotë se jemi ‘vetëm’ në këtë luftë kundër pandemisë vdekjeprurëse ndër të parët që ofruan ndihma me pajisje aq jetike në atë kohë ishin kinezët dhe i kujtoj vlerësimet e autoriteteve shqiptare kur morën në dorëzim kontigjentin e parë sepse ata e dinin më mirë se kushdo kapacitetin e pakët me mjete mjekësorë të sistemit të shëndetësisë të vendit në atë kohë.

Ky është një moment i paharueshëm por kujtesa më dërgon si në një ‘udhëtim’ të larmishëm prapa në kohë për të rikujtuar dashamirësinë dhe bujarinë e ndihmave kineze në periudha tepër të vështira të Shqipërisë kur rrezikonte të mbetej edhe pa bukë.

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding i dorëzon palës shqiptare materialet antiepidemike më 25 prill

Është kuptimplote një letër që Z. Hajdar Muneka, ish- Ambasador i Shqipërisë në Kinë, i drejtonte kryeministrit Edi Rama më 22 mars 2020 që ky i fundit të merrte në konsideratë ‘hedhjen e vështrimit nga Kina’ për ndihma mjekësore. Dhe ai argumentonte: “Për ne shqiptarët, kinezët janë dy herë të provuar, së pari në betejën kundër këtij virusi dhe, së dyti, për qëndrimin ndaj nesh në ditët tona më të vështira. Natyrisht shumë ujëra kanë rrjedhur nga ajo kohë, por gjaku lëviz më ngadalë. Në dijeninë time, kinezët asnjëherë nuk e kanë shkelmuar dashamirësinë ndaj nesh. Kur dielli të ketë dalë përsëri e njerëzit t’i shijojnë rrezet e tij, pa frikën se mund të çojnë në shtëpi vdekjen, le të ulemi, të bëjmë analiza e të japim opinione për teoritë e tjera konspirative”.

Kundrejt një fryme të tillë përmëndur sa më sipër, që është veç maja e ajsbergut e tabllosë së gjërë të bashkëpunimit shqiptaro-kinez, të cilin e kanë pasuruar e ‘zbukuruar’ numri në rritje i turistëvë kinezë që kanë vizituar Shqipërinë vitet e fundit por që, fatkeqësisht, këtë vit u bllokuan për shkak të pandemisë, si për koinçidencë një letër që mban firmën e presidentit amerikan Donald Trump falënderon Kryeministrin shqiptar Edi Rama “për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit”. Dhe në letër thuhet konkretisht se çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare duke filluar me nënshkrimin së shpejti të një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, e deri tek nxitja që Shqipëria të dal nga ‘formati Kina 17 + 1’. Po kështu një kërkesë tjetër në letër ishte që Shqipëria të transferojë ambasadën e saj në Izael nga Tel-Avivi në Jeruzalem.

Ambasadori kinez i dorëzon Bashkisë së Lezhës materialet e ndihmës antiepidemike të Kinës më 25 qershor

Në fakt nuk ka ndonjë gjë të re në presionin që Uashingtoni i bën Tiranës sepse edhe më parë autoritetet amerikane kanë bërë përpjekje të kësaj natyre dhe jo vetëm në raport me Kinën por edhe më vende të tjera, por jo kaq hapur. Po kështu kjo është pjesë e një shkallëzimi të një lëvizje intensive diplomatike në Europën Juglindiore të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Në disa vende ku ai shkoi si në Ceki, Slloveni, Austri dhe Poloni këto kohët e fundit dukej qartë përpjekja për të ndërtuar një aleancë kundër Kinës, por duke depërtuar nëpër rrjeshta në deklarata zyrtare duket qartë se shumë prej këtyre vendeve, që janë edhe anëtare të BE-së, i përmbahen frymës së partneritetit strategjik midis Kinës dhe BE-së i rikonfirmuar në takimin virtual të nivelit të lartë midis Presidentit Xi Jinping me Kancelaren e Gjermanisë, kryesuesja e rradhës e bllokut, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 14 shtator 2020.

Kështu, për shëmbull, kryeministri i Çekisë Andrej Babis deklaroi pas takimit me Pompeon se vendi i tij “kërkon linja me BE dhe nuk ka problem themelor këtu (G5)”. Ai theksoi se Çekia është një vend sovran dhe refuzoi të përjashtoj Huawei si një partner potencial në ndërtimin e 5G.

Lidhur me çështjen 5G Rama u ka premtuar më heret mbështetje SHBA, por në një koment mbi letrën e Trump më shumë kryeministri shqiptar shprehte se ishte i kënaqur nga vlerësimi që presidenti amerikan kishte shprehur për rolin e tij dhe qeverisë që ai drejton, qoftë në aspektin e rajonit, qoftë edhe në disa qëndrime që, sipas tij, “janë bindje, nuk janë qëndrime oportuniste”.

Nuk duhet të harrojmë se aktorët politikë të Shqipërisë e përfshirë nga një krizë e thellë politike kur ka hyrë edhe në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentar të 25 qershorit 2021 e kërkojnë mbështjetjen e SHBA ambasada e të cilave është aktive në skenën politike të këtij vendi ballkanik.

Por sa i përket temës së transferimit të ambasadës shqiptare nga Tel Avivi në Jeruzalem, Rama tha se Shqipëria është në një linjë me Bashkimin Evropian, çka nënkupton mos levizje të selisë së saj diplomatike në Izrael megjithë presionin amerikan.

Shqipëria shpreson të fillojë takimin e parë ndërqeveritar me BE brënda këtij viti por aktorët kryesorë të Bllokut si Gjermania dhe Franca kërkojnë plotësimin e 15 kushteve për të vazhduar me fazën e re të procesit të integrimit. Me sa duket Rama nuk ka ndërmënd t’i bëjë nga 15 në 16 kushtet e Brukselit me një lëvizje të ambasades shqiptare në Jeruzalem çka BE e kundërshton fort.

Kurse për iniciativën 17 + 1 e nisur më 2012 në të cilën përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia nuk ka patur ndonjë koment nga pala shqiptare deri tani. Mjafton të kujtojmë edhe në këtë rast se më shumë se gjysma e vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë janë anëtare të BE-së, dhe kur shumë projekte në fushën e komunikacionit të iniciativës 17 +1 dhe të asaj ‘Nje Brez, Një Rrugë’ lidhin të gjithë Europën përfshi edhe Ballkanin, zor se Shqipëria do të vetizolohej, një reminishencë e hidhur e së kaluarës së këtij vendi, duke u larguar nga kjo iniciativë.

Sot kur këmbanat e multilateralizmit po bien më fort se kurrë në mbarë botën, e cila nuk do të kthehet kurrë kah izocionalizmi dhe kur askush nuk mund të pengojë lidhjet midis vendeve, vecanërisht jetike tani në kulmin e sfidës së pandemisë COVID-19, jehona e tyre dëgjohet edhe në Tiranë. Shumë prej autoriteteve të saj siç ishte rasti i Presidentit Ilir Meta në mesazhin e tij në takimin e nivelit të lartë në përkujtim të themelimit të 75-vjetorit të OKB-së deklaroi se kjo organizatë është themeli i bashkëpunimit shumëpalësh të bazuar në rregulla dhe se multilateralizmi është zgjidhja e vetme efektive për sfidat e shumta që ndikojnë në paqën dhe sigurinë e botës./cri online

© Argumentum.

Tags: genc mllojakinazhou ding

Related- Posts

OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.