Zoran Meter[i]
Ekzistojnë njerëz të fuqishëm brenda ShBA-ve para të cilëve edhe vetë Trumpi dridhet. Kush dëshiron ta besojë këtë, le ta besojë. Atyre të tjerëve nuk u’a zë për të madhe, sepse shumë gjëra në politikën dhe ndërtimin politik amerikan janë të fshehura thellë nën sipërfaqen e përditëshmërisë, dhe në këto ujëra të thella është e pamundur të depërtohet lehtë.
Me 30 prill u mbushën 100 ditët e para të qeverisjes së ShBA-ve nga ana e Donald Trumpit në mandatin e tij të dytë. Pas euforisë fillestare dhe rejtingut të lartë të mbështetjes për Trumpin, ky i fundit ndërkohë u zbah dhe ra në shkallën më të ulët për cilindo president amerikan në këto 80 vitet e fundit, osë më mirë të themi qëkur ekzistojnë matjet zyrtare të këtyre treguesve.
Natyrisht nuk është gjithçka kaq e thjeshtë. Trumpi vazhdon të ketë mbështetje mjaft të lartë në masat e gjëra të popullit megjithëse edhe ato janë të zhgënjyera nga disa lëvizje të tij, para së gjithash ato doganore, domethënë politikën tregtare e cila godet ashpër xhepate tyre, ndërsa kur erdhi në pushtet premtoi “një epokë të re të artë për Amerikën” (natyrisht Trumpi atëherë nuk tha se kjo do të ndodhë shpejt, por amerikanët e llastuar nuk kanë shumë durim të shohin sesi portofolet e tyre po hollohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës gjeopolitike amerikane të cilan ata as që e kuptojnë dhe as e çajnë kokën për të, më së shpeshti të dyja sëbashku).
Atje ku Trumpi nuk ka asnjë mbështetje është një pjesë e madhe e të ashtuquajturit shtet i thellë (strukturat brenda CIA-s, komitetet e Kongresit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare jo vetëm përfaqësuesit e demokratëve, por edhe një pjesë e partisë republikane etj), para të gjithëve neokonservatorëve politika e të cilëve e ndërhyrjes liberale dhe demokratike e 30 viteve të fundit që nga shpërbërja e BRSS-së me politikën e tanishme të Trumpit ka përjetuar dështim të plotë. Ajo ndoshta nuk ka për tu rinovuar kurrë (dhe këtë duhet ta kenë parasysh edhe liberalët europianë), sëpaku jo në formën kur, gjatë tridhjetë viteve të fundit, sa me fuqinë e butë sa me atë të fortën (ushtarake) “disiplinoi” shumë vende në mbarë botën – që nga Afganistani, nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Libisë, e deri te Ukraina ku de facto hyri në një luftë tejet të rrezikshme ndërmjetëse me Rusinë.
Nga kjo e fundit Trumpi pikërisht tani po përpiqet ta nxjerrë Amerikën sikur të mos kishte ndodhur asgjë para saj dhe sikur asgjë nuk po ndodh as tani (armët amerikane vazhdojnë të arrijnë në Ukrainë mbi bazën e një urdhëri të Bajdenit të fundit të vitit të kaluar) – duke thënë, me të drejtë- se lufta nuk është e tij por e Bajdenit, dhe se ai nuk ka ndërmend që për shkak të politikës së gabuar të Bajdenit të zhytet në baltën ukrainase sikur njëherë e një kohë atë vjetnameze ku e pati zhytur presidenti republikan Riçard Nikson megjithëse ai luftën e Vjetnamit nuk e pati nisur – madje për më shumë – e kishte kritikuar ashpër. Në fund Niksoni u bë dhe mbeti sinonimi historik për humbjen e dhimbshme amerikane në këtë luftë jopopullore.
Personalisht nuk e kam të qartë sesi Trumpit mendon të tërhiqet nga balta ukrainase duke patur parasysh presionet e mëdha si brenda vetë ShBA-ve ashtu edhe nga aleatët europianë dhe Kievi të cilët këmbëngulin ta vazhdojnë këtë “luftë të Bajdenit” deri në fitoren përfundimtare nga ana e Ukrainës? Për më shumë, mendoj unë se, nëse tërheqja nga kjo luftë në të vërtetë ka qënë synimi primar në mënyrë që më pas të mund t’i përkushtohet larjes së hesapeve me Kinën, për të cilën ka mbështetjen e të gjitha forcave politike relevante amerikane nga të dyja partitë, si dhe të strukturave shoqërore dhe një pjesë të qytetarëve – (për këtë deklaratat e herëpashershme të Trumpit se dëshiron të arrijë një marrëveshje të drejtë me Kinën mendoj se janë vetëm propagandë, sepse ShBA- ve nuk u duhet vazhdimi i zhvillimit të Kinës në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi, por dështimi i saj ekonomik si kusht i domodoshëm për dominimin amerikan në shekullin 21: edhe ekonomik, edhe ai i teknologjisë së lartë, edhe ushtarak) – ai, pas atij takimi katastrofal në Shtëpinë e Bardhë me kreun ukrainas Volodimir Zelenski, nuk guxoi të hynte në bisedime cfilitëse nisur nga fakti se Zelenskit dhe udhëheqësve europianë që e mbështesin atë që atëherë duhet t’u thoshte me vendosmëri mjaft! Pikërisht atë që po thotë këtyre ditëve kur në të njëjtin moment po përballet me mospranimin e planit të tij por po duron Ukrainën e Rusinë, këtë të dytën tani më shumë.
Kjo e dyta Moskës nuk është se i pëlqen shumë dhe kreu shtetëror rus e bën me dije vazhdimisht një gjë të tillë. Pikërisht sot, kur përkujtohet përvjetori i vendosjës së flamurit sovjetik në ndërtesën e Rajshtagut dhe vetëvrasja e Adolf Hitlerit. Rusët këtyre ditëve vlojnë nga krenaria dhe frymëzimi kombëtar dhe është e vështirë të besohet se Putini guxon t’i zhgënjejë duke pranuar disa lëshime të papërshtatshme për Moskën të cilët i kërkon haptazi Trumpi. Sidomos në kontekstin e festës më të madhe kombëtare – Ditën e fitores së rusëve, e cila festohet me 9 maj.
Rrodhën disa detaje të bisedës së Vitkofit me Putinin
Media amerikane “Bloomberg” njofton për disa detaje të panjohura të takimit të javës së kaluar mes të dërguarit të veçantë Steve Witkoff me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas kësaj media amerikane, Putini kërkon që çdo marrëveshje paqesore të konkludohet me marrjen nën kontroll të katër rajoneve ukrainase të cilët Rusia i ka anketuar në muajin tetor 2022. Kujtojmë se, përveç zonës së Luganskut të cilin Rusia e kontrollon pothuajse të tërin, forcat ruse, në tre rajonet e tjera (Donjeck, Zaporixhjje dhe Herson), kontrollojnë afro dy të tretat e territoreve të tyre, dhe se Krimenë nuk e pranon se lëndë të kurrfarë bisedimesh të ardhshme me Kievin.
Kjo kërkesë e Putinit, nënvizon Bloomberg-u, gropos përpjekjet për arritjen e ndërprerjes së zjarrit dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së luftës, gjë e cila ka bërë që në Shtëpinë e Bardhë të rritet zhgënjimi. Stev Witkoffi u përpoq ta bindë Putinin që të pranojë një ndëprerje të zjarit në mënyrë që luftimet të ndalnin në linjat aktuale të frontit, por Putini ka ruajtur qëndrimin maksimalist në lidhje me çështjen e territoreve. Bisedimet momentalisht janë ndërprerë dhe përparimi i mëtejshëm kërkon kontakt direkt mes Putinit dhe Trumpit, tha një prej burimeve në këtë media amerikane.
Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio kërcënon me tërheqje të plotë të amerikanëve nga pozita e ndërmjetësimit, e kësisoj të gjithë këto e bëjnë situatën shumë kaotike dhe tejet të rrezikshme jo vetëm për Ukrainën por edhe për sigurinë europiane dhe botërore. Me siguri jo pa arësye, pardje zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në një intervistë për kanalin e Charlie Kirkavichit deklaroi se Ukraina nuk ka për ta fituar luftën me Rusinë nëse armiqësitë vazhdojnë në vitet e ardhshme, gjë për të cilën skenari i luftës bërthamore është gjithsesi i mundshëm.
“Nëse e gjitha kjo nuk ndalon, Ukraina nuk ka për ta fituar luftën. Mendoj se në mediat mainstrim ekziston ideja e çuditshme se nëse vazhdon kështu edhe disa vite, Rusia këtë nuk ka për ta përballuar. Ukrainasit do të rikthejnë territoret e tyre dhe gjithçka do të kthehet si më parë. Por ky nuk është realiteti në të cilin jetojmë”- tha Vance dhe nënvizoi se në fund të të përshkallëzojë edhe lufta bërthamoire.
Politika e kaosit
Në analizat e mëparshme kemi shkruar se politika kaotike e cilido shtetar nuk mund të jetë ekskluzivisht fryt i padijes dhe mossuksesit të tij, por mund të jetë edhe e qëllimshme. Nëpërmjet një politike kaotike, të mbushur me befasira (Trumpi këtë e demonstron në nivel ditor, duke i ndryshuar si pa të keq deklaratat me 180 gradë, sikur nuk ka fare rëndësi për të se çfarë i shkruajnë dhe sugjerojnë të tjerët, por është i përqëndruar në sukses dhe në aritjen e qëllimit përfundimtar i cili është tejet larg), definitivisht krjon nervozitet te rivalët dhe më pas edhe frikë – nga e cila në fund synojnë të largohen duke marrë atë që u ofrohet si më optimale. Mbi atë nëse Trumpi me një politikë të tillë, për të cilën jam i sigurtë se është i vetëdijshëm dhe është e menduar, por ndoshta edhe jo, duke patur parasysh përmasat e dëmit që do të shkaktohet para suksesit të dëshiruar edhe për vetë Shtetet e Bashkuara, domethënë për qytetarët e tij – në fund do të ketë sukses ose jo, këtu nuk po bëjmë parashikime.
Mendoj se ai ka ende mjaftueshëm mbështetjen e qytetarëve amerikanë për ato që po bën dhe këtu është mbrojtja më e fortë nga goditjet që mund ti vinë nga shteti i thellë apo mediat liberale, që kurrsesi nuk e mbështesin – e kësisoj në pushtet do të qëndrojë edhe përkundër disa kërcënimeve të veçantë që mund t’i bëhen për dorëheqje (impeachement). Republikanët ndjekin pulsin e qytetarëve dhe nuk guxojnë t’i kundërvihen, ndërsa demokratët janë ende në kaosin paszgjedhor megjithëse një Trump i tillë dalngadalë po homogjenizon një rezistencë të ideuar mirë.
Mbi politikën e jashtme të Trumpit
Ajo fuyshë në të cilën, sëpaku deri tani, Trumpi nuk po fiton kushedi se çfarë nga ajo që do të deshte – është me siguri politika e jashtme.
Kanadaja jo vetëm që i kundërshtoi gjoja pretendimet e tij territoriale dhe goditjet doganore, por krejt befasisht pushtetin në këtë vend e mbajti Partia liberale të cilën Trumpi e ka sulmuar ashpër dhe për të cilën parashikohej dështim për shkak të rezultateve katastrofike ekonomike të kryeministrit Justin Trudeau në pesë vitet e fundit. Trumpi nëpërmjet deklaratave tejet të ashpra me siguri asgjësoi ardhjen në pushtet të konservatorëve kanadezë të cilët deri disa ditë para zgjedhjeve kishin përparësi prej dy shifrash.
Me fjalë tjera, Trumpi nga njëri prej dy fqinjëve amerikanë, në vend të partnerit të afërt, krijoi armiq të amerikanëve – dhe kjo nuk mund të kundërshtohet.
Politika amerikane në Lindjen e Afërt ende nuk është përcaktuar deri në fund, por ajo që ndjehet me siguri është se Trumpi nuk dëshiron të nisë një luftë kunër Iranit dhe në këtë kuptim refuzoi kryeministrin izarelit Benjamin Netanjahu megjithëse ky i fundit ka ndikim të stërmadh te lobi hebré amerikan gjë që mund të konsiderohet si plus për të. Për më shumë, kjo është krejtësisht e papritur duke patur parasysh deklaratat luftarake të Trumpit në fushatën parazgjedhore.
Presion gjithnjë e më të madh mbi Trumpin po bëjnë edhe vendet arabe të cilët kërkojnë zgjidhjen e çështjes palestineze si kyç për të gjithë marrëdhëniet e ardhshme në rajon por edhe to me Izraelin dhe me vetë ShBA-të.
Gjendja në Indopacifik është gjithnjë e më e ndërlikuar dhe vështirë që Trumpi atje do të arrijë të thyejë rezistencën kineze nëpërmjet sanksioneve të tij dhe frikësimet tregtare ose me shtyrjen e aleatëve të tij si puna e Japonisë dhe Koresë së Jugut në një konfrontim të ashpër me Pekinin. Në këtë kuptim, është enigmë, për mendimin tim, përshkallzimi i tanishëm i shpejtë i krizës mes Indisë dhe Pakistanit.
Mbi shkallën e degradimit të marrëdhënieve amerikane me Bashkimin Europian është e tepërt të flitet, ndërsa për temën e Ukrainës treguam më shumë më sipër.
Konkluzion
Për këtë, pa frikë se mos gabojmë, mund të konkludojmë se ShBA-të, para Trumpit, kishin më shuëm se 50 shtete aleatë dhe partnerë strategjikë, përfshirë këtue dhe shumicën e vendeve më të pasura të botës. Tani shumë prej tyre i largohen Amerikës si djalli nga temjani – që nga Gjermania deri te Japonia dhe Koreja Jugut të cilët këmbëngulin të formojnë njëfarë mekanizmash sigurie për veten e tyre dhe forcimin lidhjeve tregtare globale si alternativë ndaj sanksioneve dhe presioneve politike amerikane. Sa do t’ia arrijë kësaj është çështje tjetër, por nga kjo që pamë deri tani mund të konkludohet se, sikurse është thënë para pak kohësh në median amerikane Foreign Policy, se ShBA-të, nën udhëheqjen e Trumpit “po asgjësojnë rendin vetjak hegjemon”.
“Përse Shtetet e Bashkuara asgjësuan rendin hegjemon vetjak? Përse shteti më i fuqishëm në sistemin global ka punuar në mënyrë aktive ta bëjë veten më të dobët, më të varfër dhe më pak të sigurtë? E dimë se fuqitë e mëdha rriten dhe bien; erërat globale përfundojnë, e fillojë të reja pas tyre. Por kur kemi parë rendin ndërkombëtar të asgjësohet në këtë farë mënyre, nga ana e vetë krijuesit? Nëpërmjet historisë, fuqitë e madha zakonisht kanë përfunduar – ose kanë vdekur – me vrasje dhe jo me vetëvrasje”.
Do të thoja – pyetje shumë interesante, por përgjigja e saj gjithsesi nuk mund të jetë e thjeshtë. Gjithçka që sollëm më lart tregon për atë se brenda ShBA-ve ekzistojnë lobime të forta, do të guxoja të thoja madje shumë të forta që ndikojnë në politkën e jashtme të Trumpit por edhe në ta të brendshmen.
Ekzistojnë njerëz të fuqishëm brenda ShBA-ve para të cilëve edhe vetë Trumpi dridhet. Kush dëshiron ta besojë këtë, le ta besojë. Atyre të tjerëve nuk u’a zë për të madhe, sepse shumë gjëra në politikën dhe ndërtimin politik amerikan janë fshehur thellë nën sipërfaqen e përditëshmërisë, dhe në këto ujëra të thella nuk është e mundur të depërtohet lehtë.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/meter-o-trumpovih-100-dana-kroz-povijest-velike-su-sile-obicno-umirale-ubojstvom-a-ne-samoubojstvom/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA