• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Njerëzimi pret që fuqitë bërthamore ti kthejnë fjalët në vepra

11 Janar, 2022
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Mlloja

Viti 2022 ka nisur me një ngjarje të rëndësishme për njerëzimin që lidhet me paqën e sigurinë globale në botë popujve të së cilës iu premtua solemnisht nga qeveritë e pesë shteteve me armët më të shumta bërthamore, përkatësisht të Kinës, të Francës, të Rusisë, të Britanisë dhe të SHBA-së (Grupi P5), në një deklaratë të përbashkët për parandalimin e luftës bërthamore dhe shmangien e garave të armatimit e publikuar më 3 janar 2022.

Duke analizuar formulimin e deklaratës ajo përmban ndër të tjera disa zotime të vendeve autore të këtij dokumenti, të cilët që të gjithë janë edhe anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ata i konsiderojnë shmangien e luftës midis shteteve me armë bërthamore dhe pakësimin e rreziqeve strategjike si përgjegjësitë kryesore të tyre; pohojnë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë; se armët bërthamore, për aq kohë sa vazhdojnë të ekzistojnë, duhet të shërbejnë për qëllime mbrojtëse, të pengojnë agresionin dhe të parandalojnë luftën, dhe besojnë fuqishëm se përhapja e mëtejshme e armëve të tilla duhet të parandalohet.

Nga ana tjetër, ata ripohojmë rëndësinë e trajtimit të kërcënimeve bërthamore dhe theksojnë rëndësinë e ruajtjes dhe respektimit të marrëveshjeve dhe angazhimeve të tyre dypalëshe e shumëpalëshe të mospërhapjes, çarmatimit e kontrollit të armëve. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj detyrimeve tona sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke përfshirë detyrimin tonë sipas Nenit VI “për të zhvilluar negociata në mirëbesim mbi masat efektive në lidhje me ndërprerjen sa më parë të garës së armëve bërthamore dhe me çarmatimin bërthamor, dhe mbi një traktat për çarmatimin e përgjithshëm dhe të plotë nën kontroll të rreptë dhe efektiv ndërkombëtar””, thekson deklarata.

Të pesë fuqitë bërthamore zotohen të ruajnë dhe forcojnë më tej masat e veta kombëtare për të parandaluar përdorimin e paautorizuar ose të paqëllimshëm të armëve bërthamore dhe përsërisin vlefshmërinë e deklaratave të tyre të mëparshme për çshënjeshtrimin, duke ripohuar se asnjë nga armët e tyre bërthamore nuk ka në shënjestër njëri-tjetrin ose ndonjë shtet tjetër.

Në përfundim ata theksojnë dëshirën e tyre për të punuar me të gjitha vendet për të krijuar një mjedis sigurie më të favorshëm për përparimin lidhur me çarmatimin, me qëllim përfundimtar një botë pa armë bërthamore dhe me siguri për të gjithë.

Deklarata përfshin edhe angazhimin për të krijuar një mjedis sigurie më të favorshëm për përparimin lidhur me çarmatimin, me qëllim përfundimtar një botë pa armë bërthamore dhe me siguri për të gjithë. Në përfundim palët shprehin synimin të vazhdojmë të kërkojnë qasje diplomatike dypalëshe e shumëpalëshe për të shmangur konfrontimet ushtarake, për të forcuar stabilitetin e parashikueshmërinë, për të rritur mirëkuptimin e besimin e ndërsjellë dhe për të parandaluar një garë armatimesh, prej së cilës nuk do të përfitonte asnjë dhe do të rrezikonin të gjithë. “Jemi të vendosur të ndjekim dialogun konstruktiv me respekt të ndërsjellë e njohje të interesave dhe shqetësimeve të sigurisë së njëri-tjetrit”, thekson deklarata.

Si deklaratë e parë e përbashkët e kësaj natyre e udhëheqësve të pesë shteteve që posedojnë armë bërthamore nëpërmjet të cilës shprehet vullneti politik i tyre për të parandaluar një luftë bërthamore ajo është pritur mirë nga komuniteti ndërkombëtar. Deklarata e përbashkët vjen në një kohë kur siguria strategjike ndërkombëtare po përballet me shumë sfida të mëdha në vitin 2022 mes ndryshimeve të thella që nuk janë parë në një shekull, duke përfshirë tensionet në Evropë për çështjen e Ukrainës që përfshin Rusinë dhe SHBA-në, në Azi-Paqësor lidhur me çështjen e Tajvanit që përfshin Kinën dhe SHBA, konfliktet në Lindjen e Mesme por edhe Ballkanin Perëndimor në Evropë. Aq më tepër koha e zgjedhur kur pandemia po mban mbërthyer njerëzimin në një luftë të vërtetë botërore shëndetësore me pasoja tragjike në humbje njerëzish dhe ekonomi e fusha të tjera, deklarata lëshon një rreze shprese se arsyeja duhet të mbizotërojë mbi prepotencën dhe multilateralizmi po gjen shtrirje gjithnjë e më të gjërë duke çvleftësuar akoma më shumë unilateralizmin apo grupet e ngushta të fuqive të mëdha.

Duke qenë se të pesë shtetet autore të deklaratës janë, siç u përmend edhe më sipër, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, supozohet se angazhimet konsiderohen si hap pozitiv në rritjen e rolit të kësaj organizate pan- botërore në mbrojtjen e paqes dhe forcimin e bashkëpunimit multilateral për zhvillim në të gjithë drejtimet.

Zotimi i përbashkët i tyre u bë përpara asaj që do të ishte rishikimi i fundit i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Sesioni i dhjetë i rishikimit, i cili ishte planifikuar të mbahej në selinë e OKB-së në Nju Jork këtë muaj, u shty për më vonë këtë vit. Arsyeja e deklaruar kushtet e pandemisë.

Po çfarë është NPT, cili është kuptimi i tij? Ky Traktat është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe teknologjisë së armëve, ndërsa kërkon të arrijë çarmatimin e plotë bërthamor. Ai mbështet të drejtën për të shfrytëzuar energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Traktati hyri në fuqi në vitin 1970 pasi u hap për nënshkrim në vitin 1968. Gjithsej 191 shtete e kanë nënshkruar atë duke përfshirë pesë shtetet e njohura me armë bërthamore. Sipas Zyrës së OKB-së për Çështjet e Çarmatimit, më shumë vende e kanë ratifikuar NPT-në se çdo marrëveshje tjetër për kufizimin e armëve dhe çarmatimin, e cila konsiderohet si dëshmi e rëndësisë së saj. Ka rëndësi sepse shqetësimi i njerëzimit se fuqitë e mëdha bërthamore zotërojnë më shumë se 90 përqind të totalit prej 12,722 të armëve bërthamore që ekzistojnë sot në të katër anët e botës sa vjen e rritet.

Fryma e angazhimit aktual të të ‘pestëve’ mund të shikohet edhe si një shtysë për vendet e tjera anëtare të OKB-së të përfshirë në konflikte të ndryshme të armatosura, që ti qasen rrugës diplomatike për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe shuar luftërat e përgjakshme në disa rajone të botës.

Ritheksimi i parimit se ‘një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë’ shkon në favor të krijimit të një atmosfere sigurie dhe besimi ndër popujt se fuqitë e mëdha paraqesin publikisht interes për stabilitet të përgjithshëm dhe zhvillim të ekuilibruar të njerëzimit, veçanërisht të vendeve në zhvillim gjendja ekonomike dhe sociale e të cilëve po keqësohet në kushtet e pandemisë së pakontrolluar.

Kjo frymë gjithashtu do ti jepte mundësi më të mëdha zbatimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të miratuara nga OKB-ja, të cilat konsistojnë në një platformë që synon transformimin e gjithë njerëzimit dhe planetit tonë në një rrugë të qëndrueshme zhvillimi brenda vitit 2030. Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të fokusuara në 17 grupe të fushave më të rëndësishme, synojnë dhënien fund të varfërisë në të gjithë planetin, por duke trajtuar njëkohësisht çështjet e rëndësishme të ruajtjes së mjedisit, promovimit të energjive të pastra, zhvillimit të qyteteve dhe promovuar barazinë e dinjitetin për të gjithë qytetarët kudo që ndodhen.

Duke qenë si shqetësimi madhor global, zhdukja e varfërisë së tejskajshme, është rasti të përmendet shembulli i Kinës, e cila arriti më 2021, një dekadë para afatit të paracaktuar nga Objektivat e Kombeve të Bashkuara, të eliminojë varfërinë në të gjithë vendin me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh.

Mirëpo nuk kanë munguar dilemat e pikëpyetjet pak kohë pas bërjes publike të deklaratës se sa të sinqertë do të jenë fuqitë perëndimore me në krye SHBA në zbatimin e frymës që përcjell kjo deklaratë dhe mbetet për tu parë sepse konkretisht presioni strategjik amerikan ndaj Kinës e Rusisë ka ardhur duke u intensifikuar në shumë drejtime këto vitet e fundit dhe dukshëm duket një linjë e mbajtjes së gjendjes së tensionuar duke përdorur forma të ndryshme provokative.

A nuk shkon kundër frymës së deklaratës qëndrimi i palës amerikane lidhur me krijimin e përshtypjes fallco të ‘një Kine, një Tajvan’? Rast konkret është mbrojtja e qëndrimit të Lituanisë lidhur më këtë çështje. Po kështu mbart rreziqe përpjekja amerikane dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken për të krijuar një grup të vogël në mbështetje të forcave të ‘Tajvanit të pavarur’ nën pretekstin e mbështetjes të Lituanisë.

“Ky akt i SHBA-së nuk do të gërryejë vendosmërinë e palëkundur të Kinës për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, por vetëm do të dërgojë një mesazh të gabuar për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe do të minojë paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën e Tajvanit”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë shtypi më 4 janar 2022.

Nuk ka asnjë dyshim se përshkallëzimi i një linje të tillë nuk bën gjë tjetër veçse do të përforcojë vigjilencën e Republikës Popullore të Kinës dhe shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar të cilët, në fakt, kanë pasur gjithnjë dyshime mbi sinqeritetin amerikan për të mbështetur politikën e një Kine dhe synimet e vërteta të këtij vendi për çështjen e Tajvanit.

Por një përgjigje të qartë e pa ekuivok lidhur me këtë çështje tejet të ndjeshme sovraniteti e integriteti erdhi nga Presidenti Xi Jinping në vigjilje të ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2021 si më poshtë: “Ribashkimi i plotë i atdheut tonë është një aspiratë e përbashkët e njerëzve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit. Unë sinqerisht shpresoj se të gjithë djemtë dhe bijat e kombit kinez do të bashkojnë forcat për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për kombin tone”.

Nga ana tjetër më duket shumë naive një fushatë propagandistike diplomatike dhe mediatike që mbart supozime sikur Kina dhe SHBA ndodhen përballë një gare bërthamore. Tingëllon e tillë se faktet e të dhënat, aq sa mund të sigurohen nga mediat ndërkombëtare nga burime zyrtare, tregojnë se establishmenti ushtarak amerikan vazhdon të armatoset sipas programit të vet bërthamor, ndërsa Kina dëshmon vullnetin e saj për një stabilitet strategjik bërthamor. E sipas të dhënave zyrtare si ka qëndruar balanca e armëve bërthamore midis SHBA e Kinës në totalin prej 12,722 të tyre në botë në vitin 2021? SHBA zotërojnë 5,550 ose 42.3%, të totalit, kurse Kina 350 ose 2.67% të totalit botëror.

“Dua të theksoj se Kina ndjek një strategji bërthamore vetëmbrojtëse, qëndron e përkushtuar ndaj mos përdorimit të parë të armëve bërthamore dhe i mban forcat e saj bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ky në vetvete është një kontribut i madh për stabilitetin strategjik global. Kina do të vazhdojë të ofrojë mençurinë dhe zgjidhjen e saj për të promovuar qeverisjen bërthamore globale dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet paqedashëse”, deklaroi Wang.

Duhet shënuar fakti se nga 9 shtetet që kanë armë bërthamore vetëm Kina dhe India janë shprehur publikisht se në një konflikt ata nuk do të jenë vendi i parë për të përdorur armë bërthamore politikë kjo që njihet si ‘mos përdorim i pari’. Në fakt Kina shpreson që shtetet e grupit P5 të heqin dorë nga politikat e parandalimit bërthamor bazuar në përdorimin e parë të armëve bërthamore dhe të angazhohen për mospërdorim të ndërsjellë të pare të armëve bërthamore.

Mbi këtë çështje foli ndër të tjera edhe Fu Cong, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme më 4 janar 2022.

Kina nuk po zgjeron në mënyrë dramatike aftësitë e saj bërthamore, pasi Kina ruan kapacitetet minimale bërthamore të kërkuara për mbrojtjen kombëtare, tha Fu, duke vënë në dukje se Kina po modernizon arsenalin e saj bërthamor, vetëm për çështje të besueshmërisë dhe sigurisë. Kjo për shkak se mjedisi i sigurisë ka ndryshuar pasi SHBA e sheh Kinën si konkurrentin e saj më të madh dhe po përdor çdo mjet për të frenuar Kinën, duke përfshirë planifikimin për të shpenzuar trilionëra dollarë në fushën bërthamore, tha Fu.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e P5 lëshojnë një deklaratë të përbashkët për armët bërthamore, tha Fu, duke vënë në dukje se kjo është gjithashtu një deklaratë tjetër e përbashkët e liderëve të këtij grupi për një çështje madhore ndërkombëtare që nga Samiti i Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara në 2000.

“Kina shpreson që (vendet e grupit) P5 mund të vazhdojnë përpjekjet e tyre mbi këtë bazë – të heqin dorë nga politikat e parandalimit bërthamor të bazuar në përdorimin i pari të armëve bërthamore, të marrin angazhime për mospërdorimin e ndërsjellë të armëve bërthamore dhe së bashku të negociojnë dhe të përfundojnë një marrëveshje ndërkombëtare si instrument ligjor në këtë drejtim”, Fu tha, duke shtuar se Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi.

Kurse një ekspert ushtarak kinez i tha Global Times në kushtet e anonimitetit se deklarata tregon pikëpamjen e përgjegjshme të Kinës duke ju bërë thirrje vendeve të tjera të mos abuzojnë me armët bërthamore dhe të kontribuojnë për paqen e stabilitetin.

Një mirëpritje por me një ‘vello’ rezervash është bërë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të lëshuar nga pesë shtetet bërthamore për parandalimin e luftës bërthamore dhe shmangien e garës së armëve.

Shefi i OKB-së tha se ishte i inkurajuar nga angazhimi për të ndjekur masat për të parandaluar luftën bërthamore, në përputhje me thirrjen e tij të gjatë për dialog dhe bashkëpunim. Por ai pret më shumë detaje rreth nismave të ardhshme, shton deklarata e Zëdhënësit të tij.

Z. Guterres shfrytëzoi gjithashtu rastin për të ritheksuar se “e vetmja mënyrë për të eliminuar të gjitha rreziqet bërthamore është eliminimi i të gjitha armëve bërthamore”. Ai përfundoi duke përsëritur gatishmërinë e tij për të punuar me të gjitha shtetet anëtare për të arritur këtë qëllim “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fakt Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka qenë konsistent në qëndrimet e tij kundër garës bërthamore. Në një paralajmërim në fund të vitit të kaluar mbi rrezikun e madh që paraqesin 13,000 armët bërthamore, që aktualisht besohet se mbahen nga një pjesë e vogël e vendeve, ai ka deklaruar se ky kërcënim po rritet nga viti në vit dhe “asgjësimi bërthamor” është “vetëm një keqkuptim ose llogaritje e gabuar”.

Gueterres këmbënguli se traktati i armëve bërthamore NPT mbetet “shpresa kryesore për të frenuar” garën globale të armëve, përpara se të nxiste veprim të guximshëm në disa fronte. Së pari, Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë një rrugë përpara për çarmatimin bërthamor; më tej, ata duhet të bien dakord për masat e reja të transparencës dhe dialogut, së treti, ata duhet të trajtojnë “krizat bërthamore që ziejnë” në Lindjen e Mesme dhe Azi dhe së katërti, të forcojnë organet ekzistuese që mbështesin mospërhapjen, duke përfshirë agjencinë e OKB-së për energjinë atomike (IAEA).

Guterres u bëri thirrje gjithashtu vendeve të promovojnë përdorimin paqësor të teknologjisë bërthamore për përdorime mjekësore dhe të tjera, gjë që ai tha se ishte një arsye pse NPT kishte fituar mbështetjen e shteteve që nuk kanë armë bërthamore. Së fundi, njerëzit e botës – dhe veçanërisht të rinjtë e saj – duan të dëgjojnë se eliminimi i armëve bërthamore është mënyra e vetme për të garantuar se ato nuk do të përdoren kurrë.

Me një fjalë i gjithë komuniteti ndërkombëtar pret që nga fjalët të kalohet në vepra konkrete sepse edhe ngjarjet e pas Luftës së Dytë Botërore kur në mbyllje të saj më 1945, SHBA hynë në histori si përdoruesi i parë dhe i vetëm deri tani i armëve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni, kanë dëshmuar se shumë zotime e premtime të mbeten në letër, të harrohen në sirtare arkivash.

Kësisoj lind pyetja se cila është rruga e kapërcimit të sfidave përballë botës në vitin 2022 e ndër to aktualisht lufta kundër pandemisë mbetet betejë e ashpër në vazhdim sepse ka përmasat e një lufte botërore të popujve me një sëmundje vrastare.

Një përgjigje lidhur me këtë e dha President Xi Jinping i cili theksoi në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri sa më poshtë: “Në telefonatat e mia dhe takimet virtuale me liderë të huaj dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare kam dëgjuar shumë herë lavdërime për luftën e Kinës kundër COVID-19 dhe kontributin në përgjigjen globale ndaj COVID-19. Deri më sot, Kina ka ofruar dy miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 në më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare. Vetëm përmes unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit vendet në mbarë botën mund të shkruajnë një kapitull të ri në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”.

Duke vlerësuar deklaratën e Grupit të P5 për të gjithë është e qartë se vetëm një segment i vogël i arsenalit të sotëm bërthamor mund ta shkatërrojë disa herë planetin tonë. A kemi të bëjmë me një rizgjim pas vitit 2019 kur Kina me përpjekjet e saj diplomatike vuri në lëvizje këtë proces, i krijuar në kuadrin e NPT, që ishte në një gjendje mosveprimi prej për disa vitesh? Sigurisht që po sepse ne fund të fundit Grupi P5 riafirmoi kolektivisht parimin e rëndësishëm se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet.

Por popujt paqedashës të planetit tonë presin një rizgjim të vërtetë, i cili do të ishte likujdimi i përgjithshëm dhe i plotë i armëve bërthamore dhe kjo përkon me strategjinë e mbarë njerëzimit: të jetojnë e përparojnë në një botë pa kërcënimin e shantazhin e armëve bërthamore!/Cri

Tags: Britainchinagenc mllojaRusiaUNusa

Related- Posts

Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025
German Chancellor Friedrich Merz gives US President Donald Trump a present of a facsimile of the birth certificate of Friedrich (later Frederick) Trump, grandfather of US President Donald Trump, in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on June 5, 2025. Chancellor Merz and US President Trump meet for talks at the White House, with the Ukraine and Mideast conflicts on the agenda along with rocky trade relations. The talks mark Merz's first official visit as chancellor since taking office in early May, and are the first time the two leaders meet. (Photo by Michael Kappeler / POOL / AFP)
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025
NGJARJE

Ministri Hasani për Ukrainën: “Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare”

5 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.