• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

OJQ-të, armiq të preferuar në Europën Lindore

15 Dhjetor, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ivaylo Ditchev (BGNES)

Populistët në Europën Qendrore dhe Lindore fajësojnë organizatat joqeveritare se po minojnë unitetin kombëtar dhe ndjekin interesa egoiste. Por ata nuk duan që qytetarët të organizohen, mendon Ivaylo Ditchev.

“Norvegjezë, ikni! Fëmijët tanë nuk shiten!” Në Sofje në muajt e kaluar shihje njerëz të zemëruar me pllakate ku shkruheshin fjali të tilla, një përzierje e nacionalistëve, fanatikëve fetarë dhe kundërshtarëve të ashpër të një ligji të ri për ndihmën sociale në Bullgari. Një zemërim të tillë ndezi edhe projekti i propozuar “Strategjia për fëmijën”, (një paketë masash për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve), por ashtu para kësaj edhe Konventa e Stambollit për luftimin e dhunës kundër gruas. Këtë të fundit bullgarët e shohin si përudhje të legalizimit të martesave brenda së njëjtës gjini dhe “gjinisë së tretë”. Edhe këtë herë ekziston dyshimi, se shteti planifikon të shkatërrojë “familjen tradicionale bullgare”. Por çfarë kanë të bëjnë norvegjezët me këtë? Disa organizata joqeveritare bullgare, që kishin bashkëpunuar për përpilimin e këtyre tre projekteve, kishin marrë mbështetje financiare nga EWR (Hapësira Ekonomike Europiane) dhe fondet norvegjeze (EEA and Norway grants). Në këtë kontekst shtypi bulevardesk bullgar shokoi bullgarët me histori të tmerrshme, se si Shërbimi Norvegjez për Fëmijët, mjaft i njohur në Norvegji me emrin, “Barnevernet” ua merr fëmijët familjeve.
Bullgari: Mobilizim për “sovranitet kombëtar”
Modele të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh. Populizmi ka nevojë për armiq dhe fajëson organizatat joqeveritare, se po minojnë unitetin kombëtar, ndjekin interesa egoiste dhe privatizojnë programet publike. Këtu nuk përfshihen të gjitha organizatat joqeveritare, sepse edhe prindërit, patriottët, evangjelikalët dhe tradicionalistët bashkohen në organizata të tilla. Qëndrimi armiqësor u rezervohet sidomos atyre organizatave që sponsorizohen nga jashtë. Për këta “tradhtarë”, ka në Bullgari madje epitete të reja fyese, “Sorosoid” (për dikë që merr para nga fondacioni i miliarderit amerikan, George Soros dhe kthehet në shërbëtor të tij) apo “grantadija”, artist grantesh, (për dikë që lyp bursa, fonde apo grante të tjera.)
Në Bullgari partitë nacionaliste luftojnë nga viti 2017 për një ligj, që do t’ua ndalonte shoqatave të gjykatësve të merrnin fonde nga jashtë. Versioni i vitit 2019 parashikon, që financimi jashtë BE të konsiderohet ilegal (psh. sponsorë amerikanë). Partia esktremiste e djathtë dhe pro-ruse, “Ataka”, do donte madje të ndalonte krijimin e shoqatave profesionale në sektorin juridik. Nuk është e vështirë në këtë atmosferë të re mobilizimi në mbrojtje të sovranitetit kombëtar të dallosh jehonën e luftës kundër “manovrave devijuese imperialiste” nga koha e diktaturës komuniste. Në vitin 2012 Putin nënshkroi një ligj, që detyron organizatat e financuara nga perëndimi të deklarohen si “agjentë të huaj”. Ai nuk kishte në shënjestër vetëm organizatat me aktivitet politik, por edhe ato joqeveritare me aktivitet humanitar dhe civil. Tani jo vetëm organizata joqeveritare e Aleksej Navalnyt konsoderohet si “agjente e huaj”, por edhe organizata e të drejtave të njeriut, “Memorial”, që lufton për kujtesën e viktimave të komunizmit.
Hungaria: Demonizimi i Sorosit, presion ndaj OJQ-ve
Në Hungari, kryeministri Viktor Orban ia doli jo vetëm ta përdorë për vete demonizimin e George Sorosit në Europën Lindore. Me ligjin për transparencën e organizatave të financuara nga jashtë (2017) dhe tatimit të veçanttë 25% të OJQ-ve që punojnë me migracionin, ai i dha një shembull Turqisë së drejtuar në mënyrë autoritare dhe qeverisë populiste në Itali. Reagimet kritike nga BE mbetën pa pasoja. Sigurisht që është problematike, nëse OJQ-të krijojnë struktura paralele me institucionet publike dhe privatizojnë institucionet sociale, kur njerëzit që nuk janë zgjedhur me votë për një post, përgatisin projekte për ligje të reja, organizojnë protesta dhe kujdesen për edukimin e grupeve të cënuara shoqërore. Por ngritja e organizatave joqeveritare në Europën Lindore pas rënies së sistemit komunist, në vitet e vështira të 90-s ishte që atëherë një shkundje e fortë, pasi institucionet shtetërore gati kapitulluan dhe OJQ-të morën përsipër një sërë aktivitetesh publike. Për disa intelektualë organizata të tilla ishin madje edhe një mënyrë për të fituar jetesën. Teorikisht kjo vlen edhe sot, por ndërkohë rrogat në sektorin privat dhe shtetëror tejkalojnë shumën që mund të fitosh në “sektorin e tretë”. Megjithatë tema “para” ka lënë një lloj traume, sepse tek qytetari mesatar ka një lloj zilie kundrejt njerëzve anglishtfolës të OJQ-ve, të cilët e kanë shumë më pak të vështirë jetën në vend.
Marrëveshje për vlerat e përbashkëta – burimet e parave bëhen pastaj të parëndësishme
Duhet të ekzistojë një konsesus për atë, se çfarë aktivitetesh mbështesin sponsorët globalë. Tek kjo duhet të futet për shembull shteti ligjor. Nëse biem dakord për vlera të përbashkëta, nuk do të kishte aq shumë rëndësi, nga vijnë paratë, pikërisht kur bëjmë fjalë për BE apo hapësirën euro-atlantike. Por ekstremistët e djathtë sulmojnë pikërisht këto vlera të demokracive liberale. Kur qytetarët organizohen në OJQ, ata kthehen në pengesë për politikanët autoritarë: jo për shkak të asaj që bëjnë konkretisht, por edhe sepse ata mobilizojnë opinionin publik jashtë kundër autokratëve lokalë. Qëllimi i OJQ-ve është mbajtja e të pushtetshmëve nën kontroll. Madje për këtë arsye u “importua”modeli i organizatave joqeveritare ndërkombëtare pas rënies së Perdes së Hekurt. Në vitet 90-të mendohej, se mbështetja e huaj do të kombinohej me atë kombëtare, dhe me kohë do të zëvendësohej tërësisht nga mbështetja brenda vendit. Por për fat të keq as sot nuk ka njerëz të njohur të biznesit në nivel lokal, as në Bullgari e as në Rumani që mbështesin OJQ për pakicat, në vend të kësaj ata preferojnë klubet e futbollit dhe festivalet folklorike.
Po pse zemërohen kaq shumë populistët për këto ndihma financiare nga jashtë për OJQ-të, kur përmes tyre kompensohet mungesa e fondeve brenda vendit? Ata nuk duan që qytetarët të organizohen. Kujtojmë një shënim të filozofes, Hannah Arendt: Sundimi totalitar është i mundur atëherë, kur një komb përbëhet nga individë të veçuar, të dekurajuar dhe dyshues. Kjo vlen edhe për sundimin populist. DW

Ivaylo Ditchev është profesor për antropologjinë kulturore në Universitetin e Sofjes. Ai ka dhënë leksione ndër të tjera edhe në Gjermani, Francë, SHBA.

Related- Posts

FOKUS

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
FOKUS

Kur lindi dhe kur “vdiq” demokracia?

15 Shtator, 2025
FOKUS

Nisma për Qeverisjen Globale: Kuadri i Kinës për Reformimin e Rendit Ndërkombëtar

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.