Më shumë se 123 000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit pas sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit në enklavën bregdetare, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
”Njerëzit janë larguar nga frika e sigurisë së tyre ose sepse shtëpitë e tyre ishin shkatërruar”, tha agjencia.
Ushtria izraelite nisi sulmet ajrore pas një sulmi të paprecedentë të shumëfishtë nga sundimtarët e Hamasit të Gazës të shtunën.
Sipas OCHA, Ministria e Punëve Publike dhe Strehimit të Gazës ka thënë se 159 njësi banimi janë shkatërruar dhe 1 210 janë dëmtuar rëndë në fushatën izraelite.
”Sulmet ajrore izraelite shkaktuan gjithashtu dëme në infrastrukturën e ujit dhe kanalizimeve për më shumë se 400 000 njerëz, si dhe disa objekte shëndetësore”, sipas OCHA.