• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

“Open Balkan Wine Vision”/ Rama: Ballkani i Hapur, projekt bashkëjetese në paqe!

1 Shtator, 2022
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Në Beograd u çel sot edicioni i parë të Panairit të Verërave, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht.

“Open Balkan Wine Vision”, që mbahet në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Beogradi se “Ballkani i hapur” është shumë më tepër se ekonomi, tregti dhe politikë, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen që kjo lagje e vogël në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet gjithnjë e më shumë vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë”.

Kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave në Beograd organizuar në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht.

Rama tha se “Open Balkan Wine Vision” do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, duke u kthyer hap pas japi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik.

“Do flas këtu me gjuhën time të çuditshme, se nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Përpara se të vija këtu po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im dhe vendosa të mos e përdor, sepse fillonte me shprehjen që: ‘Ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e Bronzit”, tha Rama.

“Unë nuk e di se sa e vërtetë është kjo, por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri-tjetrit se kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën që të jetojë në këtë vend, ndërkohë që një gjë e kemi mësuar të gjithë, se asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Të gjitha vendet tona janë këtu për të qëndruar edhe shumë e shumë vite e shekuj pas nesh”, vijoi Kryeministri.

Rama tha se “zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës, duke u përpjekur ta bëjmë këtë lagje më të gëzueshme, më të jetueshme, më paqësore për të gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri-tjetrit e duke i vënë flakën njëri-tjetrit, siç kemi bërë në shumë vite e shekuj”.

Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama

“E di që ka qenë një punë e madhe e bërë për të ardhur në ditën e kësaj ceremonie. E di që nuk është e lehtë që për herë të parë të sjellësh këta prodhues të mëdhenj verërash në Ballkan. Fakti që kanë ardhur duhet të na inkurajojë edhe më shumë dhe të na bëjë të gjithëve edhe më të bindur se ‘Ballkani i hapur’ është shumë më tepër se ekonomi, tregti dhe politikë. ‘Ballkani i hapur’ është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen që kjo lagje e vogël në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet gjithnjë e më shumë vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se “edhe këtu në këtë panair të nivelit të lartë europian është e qartë që më mirë kështu së bashku duke afruar njerëzit, duke u afruar me njerëzit, duke parë se sa shumë gjëra të përbashkëta kemi si njerëz, sesa ashtu si kemi qëndruar më parë me kurriz nga njëri-tjetri, pa ditur fare për njëri-tjetrin dhe me shumë konflikte dhe luftëra në mes”.

“Sot duke vizituar këtë panair, ku veç prodhuesve nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut janë edhe prodhues nga shumë vende të tjera me famë për prodhimin e verës, u kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë jo vetëm të gjejnë mundësinë për të bashkëpunuar për të rritur e zgjeruar tregun e tyre, por u kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë këtij rajoni që të shikojnë në një hapësirë të përbashkët kaq shumë prodhime, që do të duhej kohë e madhe për t’i parë”, tha Rama.

Panairi i Verërave në Beograd, Vuçiç: Tregon rëndësinë e “Ballkanit të hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, vlerësoi organizimin e këtij panairi në Beograd duke e krahasuar me panairet më të mira që ka vizituar në vende të ndryshme të botës.

“Duke gjykuar nga ajo çka kemi bërë këtu kemi vërtetuar jo vetëm që mund të jemi pjesë e botës, por se në shumë gjëra mund edhe të konkurrojmë me këtë botë dhe të jemi edhe më mirë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, por edhe në fusha të tjera të rëndësishme. Jam krenar dhe i lumtur që ia dolëm ta bënim këtë të gjithë së bashku”, tha Vuçiç.

“Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu, të kesh kaq shumë miq të ftuar, ekspozues nga 22 vende, të kesh përfaqësues nga më shumë se 40 vende, nuk është një gjë e vogël për rajonin tonë dhe jam vërtetë i lumtur dhe dua t’ju përgëzoj të gjithë ju miqtë e mi. Dua të përgëzoj ju Dimitar dhe ty Edi”, theksoi Vuçiç.

“Ftoj qytetarët e Beogradit gjithashtu dhe mbarë Serbisë që të vijnë sot pasdite gjithashtu dhe ditët në vijim deri të dielën që të degustojnë verërat më të mira, jo vetëm nga rajoni, por edhe nga bota”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Kemi më shumë se 230 ekspozues nga nisma e ‘Ballkanit të hapur’, më shumë se 100 nga Argjentina e Kili, Sllovenia e Kroacia, Afrika e Jugut e shumë vende të tjera. Mund të shihni sot se sa i rëndësishëm është ‘Ballkani i hapur’ si nismë. Kjo është arsyeja që për të gjithë ata që i përkasin ‘Ballkanit të hapur’ duam që ta gjejnë veten aty”, u shpreh Vuçiç.

“Shpresoj që prodhues nga vende të tjera të bashkohen me ne tashmë edhe në panairin e ardhshëm, sepse këtu bëhen bashkë zërat e atyre komuniteteve të biznesit që duan të jenë pjesë e kësaj”, nënvizoi Vuçiç.

Në fjalën e tij nga Panairi i Verës në Beograd, Aleksandër Vuçiç dha një mesazh për Ballkanin e Hapur duke thënë se sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët. Deri tani, vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e nismës së ‘Open Balkan’.

“Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë.  Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-0tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira. Ne do të punojmë më me zell, më fort për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e Serbisë uroj ta shijoni këtë nismë”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi nga Beogradi se “Ballkani i hapur” tregoi sot në këtë panair se çfarë do të thotë politikë e dyerve të hapura.

Në fjalën e tij, në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, Kovaçevski u shpreh se “sot ne lidhim ekonomitë tona, hapim tregje dhe vende të reja, ofrojmë një hapësirë për shkëmbimin e ideve, teknologjive, gjithashtu dhe të qasjeve për të punuar”.

Ai theksoi se “Ballkani i hapur”, sot tregon se çfarë do të thotë integrim, akses i lehtësuar dhe një politikë e dyerve të hapura dhe e fqinjësisë së mirë.

“Ky panair është një mundësi për të krijuar një dinamikë të re në marrëdhëniet ekonomike dhe për të ofruar begati për qytetarët dhe kompanitë. Është hera e parë që një panair i tillë me mbështetjen e vendeve tona sjell kaq shumë njerëz. Kemi 42 prodhues verërash nga Maqedonia e Veriut dhe kemi tri distileri që kanë kaq shumë marka dhe pije të tjera. A është e mundur që ky panair të zhvillohet vetëm në Maqedoninë e Veriut, vetëm në Shqipëri apo Serbi? Jo! Sepse një numër i tillë ekspozuesish është i mundur vetëm nëse e bëjnë këtë gjë së bashku. Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur produktet në këtë panair për qindra mijëra vizitor dhe për të lidhur kontakte dhe marrëveshje midis kompanive të pranishme. Të gjitha këto kompani kjo është mundësi e re të kontakti për biznes në nivel ndërkombëtar. Janë mundësi të hapura, për hyrje në marrëveshje të reja për marrjen e të ardhurave të reja duke zgjedhur dhe duke investuar për vendet e tyre. Çfarë është me e rëndësishme është se ky është një panair i parë në llojin e vet dhe shpresoj të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë mundësi të reja për të siguruar ekzistencën tonë në ekzistencën e kompanive dhe të punonjësve tanë”, tha ai.

Në vijim, Kovaçevski shtoi se ne kemi rrënjët e ndërthurura të verërave të Ballkanit.

“Këtu prodhuesit, blerësit, distileritë në rajon kanë pikëtakimin. Çdo lloj shoqate rajonale është e dobishme, sepse rrit konkurrueshmërinë tonë në tregun botëror. Vera maqedonase njihet botërisht dhe sipas renditjeve të fundit, Maqedonia e Veriut është vendi eksportues i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29-a në nivel global”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Ai shtoi se “nëse ka interes dhe ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ne këtë e kemi dëshmuar tashme duke qenë këtu atëherë mund të rrisim tregtinë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për të hedhur mallrat tonë në tregjet botërore dhe evropiane”.

“Në të tilla aktivitete në kuadër të “Ballkanit të hapur” ne mund të zhvillojmë mënyra se si jetojnë njerëzit këtu mund të zhvillojmë marrëdhëniet ekonomike dhe mund të çelim rrugën drejt Evropës dhe botës. Në këto kohë krizash globale, kur të gjitha vendet po përballen me sfida për të siguruar ekzistencë e qytetarëve të tyre për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemisë ne shohim kuptimin e vërtetë të “Ballkanit të hapur”. Për Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë, për Serbinë kjo është një nismë që nisi si një vizion i bashkëpunimit rajonal në rrugëtimin drejt BE-së. Tashmë ajo është një mundësi për t’u përballur së bashku me të gjitha sfidat. Ka ardhur koha për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe me standarde jetese për qytetarët tanë, kjo është detyra jonë dhe një përfitim i përbashkët për vendet tona”, tha ai.

Ambasadori i SHBA-së: Përpjekje frymëzuese nga vendet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill i pranishëm gjatë Panairit të Verës të mbajtur në kryeqytetin serb, ka shprehur mbështetje për Open Balkan.

Në një intervistë për Top Channel ai tha se sheh përpjekje nga vendet e Ballkanit për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Për përpjekjet e politikanëve në Ballkan për të bashkëpunuar efektivisht në “Ballkanin e hapur”, Hill u shpreh se, “për mua “Ballkani i hapur” është emocionues, jo vetëm sepse është ‘i hapur’, por sepse është krijuar në Ballkan. Këto janë përpjekje të mëdha nga shtetet e përfshira, sidomos Shqipëria, por po ashtu dhe Serbia, që po përpiqen për të tejkaluar problemet. Duke kuptuar që vendet e rajonit janë të vetëdijshëm për këto probleme, do të gjejnë dhe zgjidhjet më të mira. Shoh përpjekje frymëzuese nga këto vende për të gjetur zgjidhje të përbashkëta”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill

Sa i përket marrëveshjes për lëvizjen e lirë midis shtetasve të Kosovës dhe Serbisë, Hill u shpreh shumë i kënaqur që kjo çështje është zgjidhur dhe njerëzit mund të lëvizin lirisht.

“Mendoj që është një ditë shumë e mirë teksa shohim të ndodhë ky zhvillim, sepse është dhe dita kur mblidhet “Open Balkan”. Jam shumë i kënaqur por shoh që ka shumë çështje të tjera që duhen adresuar. Di gjithashtu që kemi një diplomat të shkëlqyer si Escobar dhe Lajçak, kështu që pres zhvillime të tjera në vijim”, tha ai./ ATA-Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

17 Korrik, 2025
POLITIKË

Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

17 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

17 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Forcat izraelite sulmojnë famullinë katolike në Gaza, reagon papa Leo

17 Korrik, 2025
German Chancellor Friedrich Merz and UK Prime Minister Keir Starmer sign a new friendship treaty. Photo: Michael Kappeler/dpa

Britania e Madhe dhe Gjermania nënshkruajnë traktatin e miqësisë,

17 Korrik, 2025

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

17 Korrik, 2025

Hyn në fuqi zyrtarisht heqja e vizave mes Kinës dhe Malajzisë  

17 Korrik, 2025

Sondazhi i CGTN-it: Libri i Bardhë i Mbrojtjes provokues i Japonisë pasqyron një këndvështrim të rrezikshëm për sigurinë

17 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.