• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

    Mesazhi i Presidentit Begaj në çeljen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit: Legjislatura e re, përgjegjësi për Shqipërinë Evropiane

    Ministri Hasani: Ligj i ri për transformimin e rrjetit diplomatik, 2 grup-kapitujt e fundit të negociatave brenda disa javësh

    Tirana mikpret Konferencën e Ambasadorëve/ Kryeministri Rama: Fokusi i shërbimit diplomatik tek objektivi historik i anëtarësimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

    “Rama në prapaskenë, Batoni në publik”/ Bytyçi me deklaratë të fortë: Ja si u lobua për ndarjen e Kosovës

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Paketa antikrizë, Rama: Riindeksim brenda të njëjtit vit, shkon në 9.5% rritja e pensioneve

8 Shtator, 2022
in EKONOMI, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të paketës antikrizë se, pensionet do të rindeksohen sërish me 6%, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor.

Sipas Ramës, “paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një dy apo tre muaj”.

“Që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të pa parashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë është që tu japim njerëzve tanimë një mbështetje afatmesme të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh ku ndërhyrjet janë aty për të qëndruar”, tha Kryeministri.

“Për shembull për pensionet indeksohen zakonisht 1 herë në vit në prill dhe janë indeksuar këtë vit pikërisht në muajin prill, duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, por për herë të parë do të riindeksohen do të kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm, por shkon në 9.% si indeksim tërësor i këtij viti”, tha Rama.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në prezantimin e paketës antikrizë u shpreh se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë/kwh për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kW.

Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të paketës antikrizë ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Balluku tha se “kemi dizenjuar dhe do të shpallim sot një paketë sa i përket emergjencës energjetike”.

“Kjo paketë nis me vendosjen e fashës 800 kwh, e cila vjen pas një analize të bërë me të gjitha ndërmarrje shtetërore të cilat kontribuojnë në fushën energjetike. Kjo fashë i përket një numri shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh në muaj, ndërsa 4% e abonentëve familjarë përbëjnë 19% të volumit të konsumit mujor vendas”, u shpreh Ibrahimaj.

“Pra, vetëm 4% e abonentëve familjarë konsumojnë 19% të 100% të volumit që krijohet nga mishelimi. Duke pasur parasysh këtë fakt, ne kemi bërë një analizë për të arritur tek kjo fashë 800 mgh dhe për mos të krijuar problematika për familjet, të cilat kryejnë aktivitete shtëpiake të përditshme bazuar në energjinë elektrike

Ministrja Balluku theksoi “duke vendosur fashën 800 kilovat/orë nga 1 tetori në 15 muajt e ardhshëm, nga 1 tetori 2022 deri në dhjetor 2023 ne do të kursejmë 100 milionë euro dhe do të ketë 2.5% ulje të pritshme të konsumit të energjisë”.

“Çmimi që do të aplikohet në të ardhmen për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë do të jetë 35 lekë për kwh plus 7 lekë tarifa e transmetimit dhe të shpërndarjes dhe një total shkon 42 lekë kilovati. Ndërkohë që duhet të krahasojmë me çmimin që ne aplikojmë dhe çmimin që nuk e kemi ndryshuar, pra atë çmim që qeveria shqiptare e ka mbrojtur që është nga 0-800 kwh dhe mbetet i pandryshuar 9.5 lekë”, tha Balluku.

Ministrja Balluku u shpreh se “sa i përket krizës energjetike ne kemi qenë transparent dhe kemi komunikuar me publikun për të gjitha problematikat që kemi hasur duke nisur nga mungesa e reshjeve për vitin e katërt rresht, ky është fakt që mund ta vërtetoni që reshje në rajon nuk pasur, po ashtu edhe në Evropë. Ky është viti i parë që Britania e madhe dhe Gjermania kanë shpallur emergjencë për shkak të thatësirës. Ne kemi marrë masat dhe kemi siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë ndryshe nga se ka ndodhur me vendet , ndryshe nga sa ka ndodhur me vendet fqinje. Po ashtu kemi mbajtur premtimin për ti dhënë një mbrojtje konsumatorit familjar, por edhe biznesit të vogël të cilët nuk janë ekspozuar për asnjë moment në çmimet e mishelimit , të cilin ne e krijojmë nga prodhimi vendas e importi. E kemi mbajtur të pandryshuar çmimin 9.5 lekë/ kwh”.

“Sot përballë krizës që vetëm po thellohet dhe pavarësisht të gjitha projeksioneve që janë bërë nga etnitetet evropiane në fushën e energjetike ku çmimi pritet të ishte disa fish më pak se ç’është sot në bursa kriza energjetike po vjen e po thellohet dhe për këtë arsye ne duhet të marrim masa konkrete. jemi munduar ta shtyjmë në kohë me shpresën se do të kishte një përmirësim të kësaj krize dhe ulje të çmimeve në tregun ndërkombëtar, por jo vetëm që nuk ka pasur ulje, por gjatë muajit gusht kemi arritur një rekord të çmimit të megavat/orë me 1040 euro, ndërkohë që në gushtin e vitit 2021 energjia për megavat/orë tregtohej me 150 euro megavat/orë , flasim për një çmim 8 herë më të lartë”, tha Balluku.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “Paketa e dytë e rezistencës”, e cila do të nis zbatimin nga muaji shtator do të shkojë te çdo familje shqiptare për t’i mbështetur ata për të përballuar efektet e krizës së shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe rritja e çmimit të energjisë.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit të paketës antikrizë u shpreh se shqetësimi kryesor është përballimi i krizës dhe problematikave të lidhura me të.

“Që në muajin mars kemi ndërmarrë një paketë masash të rëndësishme, me qëllim përballimin e krizës, ku shqetësimi kryesor ishte buxheti i familjes shqiptare, që do të ndikohej, qoftë nga rritja e çmimeve të konsumit, qoftë nga rritja e çmimit të energjisë“, tha ministrja.

Ibrahimaj u shpreh se që në nisje të krizës qeveria vendosi të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorin familjarë dhe biznesin.

“Ne vendosëm të mos rrisim çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Rreth 5.6 % e buxhetit të familjes shkon për pagesë energjie elektrike. Nëse ne do të reflektonim çmimet reale, kjo pagesë do të shkonte në 50 % të buxhetit të familjes shqiptare, pra do të shtohej 10-fish. Këtë, ne e ndaluam, duke ndikuar kështu në fuqinë e tyre blerëse”, tha Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se po ashtu, qeveria vendosi të subvencionojë ato individë që nuk do të përballonin dot rritjen e çmimeve të konsumit.

“Më shumë se 500 mijë individë u ndihmuan me anë të paketës së parë, me aq sa ishte rritja e çmimeve në atë moment. Ne ndihmuam në mos rritjen e kostos së prodhimit, duke subvencionuar energjinë elektrike për bizneset e vogla dhe për ato sektorë të prekur nga rritja e çmimit të karburanteve si fermerët, transporti, dhe së fundmi edhe peshkatarët”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se të gjitha këto politika të ndërmarra bënë që Shqipëria të kishte inflacionin më të ulët ndër vendet e rajonit por dhe më gjerë.
“Sot vendet e rajonit kanë inflacionin në nivel dyshifror, ndërsa Shqipëria në muajin korrik e kishte inflacionin 7.5 %. Kjo erdhi si rrjedhojë e politikave që bënë të mos ketë një kosto të shtuar të prodhimit shqiptar”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja, më tej shtoi se të gjitha këto masa të marra, në kohën e duhur, bënë që Shqipëria të ketë një perfomancë të mirë ekonomike.

“Kemi pasur rritje të qarkullimit, rritje të bizneseve aktive, rritje eksportesh dhe importesh dhe rritje të vendeve të punës. Të gjitha këto efekte të politikave të duhura që kanë nxitur konsumin dhe ndikuan pozitivisht në aktivitetin ekonomik të vendit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja, duke vënë theksin në faktin se efektet e luftës po vijojnë të japin ndikimin negativ, qoftë në çmimet e konsumit, qoftë të karburanteve apo energjisë, qeveria ndërmori një vendim për të pasur mbështetje afatmesme të qëndrueshme.

“Do të vijojmë subvencionin e energjisë elektrike, do të indeksojmë pagat dhe pensionet, ashtu si dhe transfertat për grupet vulnerabël. Nga muaji shtator do të indeksohen 6 % të gjitha kategoritë e pensioneve, që duke shtuar dhe indeksimin në mars, shkon në total në 9.5 %. Janë 764 mijë përfitues në të gjithë vendin. Si kosto në buxhet llogaritet 2 miliardë lekë për këtë vit dhe vitin që vjen do të jetë 8.4 miliardë lekë. Kemi vendosur rritjen e pagave në sektorin publik me 7 %. Do të rrisim pagën minimale me 7 %, duke e çuar rritjen në krahasim me vitin e kaluar prej 3500 lekë. Shtuam masën e subvencionit për naftën pa taksa duke e çuar në 34 mijë numrin e përfituesve nga 19 mijë që ishte. Do të dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjeç”, tha Ibrahimaj.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

11 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

11 Shtator, 2025
POLITIKË

Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

11 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Në vitin 2029 jemi në luftë”/ Ngre alarmin komanda gjermane: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

11 Shtator, 2025

Kryeparlamentari turk: Sulmet e fundit të Izraelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi

11 Shtator, 2025

Kina kundërshton protestën e Filipineve për rezervatin natyror Huangyan Dao

11 Shtator, 2025

Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

11 Shtator, 2025

Kina miraton ndërtimin e Rezervatit Kombëtar Natyror të Ishullit Huangyan

11 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.