• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Paketimi i karrotave

3 Prill, 2024
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-[i]

Aleksandër Vuçiçi deklaroi se në vitin 2013 e tërë qeveria (atëbotë Ivica Daçiçi kryeministër, Vuçiçi zëvendëskryeministër. Shën. i përkth.) ishte për hyrjen e Kosovës në OKB dhe se ai arriti ta pengonte një gjë të tillë. Meqënëse tani nuk po arrin të pengojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës, paralajmëron se Serbinë mund ta nxjerrë nga organizata kryesore europiane për të drejtat e njerit.

Komiteti politik i Këshillit të Europës (KE) të mërkurën me 28 mars vlerësoi mendimin e raportueses për pranimin e Kosovës, e cila kërkesën për antarsim e ka paraqitur në muajin maj të vitit 2023. Megjithëse vendimin përfundimtar duhet ta japë Komiteti i ministrave, duke gjykuar nga të gjitha gjasat, është mbyllur një etapë e hapur që në prillin e vitit të kaluar, kur kandidaturën e Prishtinës e mbështetën 33 nga 45 vende antare. Shtatë ishin kundër, pesë abstenuan, ndërsa një vend nuk votoi. Kësaj here 31 emisarë votuan pro, katër ishin kundër, ndërsa njëri abstenoi.

Tani e ka radhën Beogradi të bëjë lëvizjen e tij. E para është që Vuçiçi i zemëruar të nxjerrë Serbinë nga KE dhe të “ndryshojë qëndrim” në dialogun me Prishtinën, çfarëdo që të thotë kjo. “Do t’u shpejgoj sesi na mashtruan, gënjyen, bënë sikur ishin medemek miq edhe të tjerë, përsa i përket antarsimit të Kosovës në Këshillin e Europës”. “të shohim nëse Serbia do të qëndrojë në Këshillin e Europës ose jo”.

E dyta është që presidenti manipulator të bëjë vetëm demek se po del nga loja duke luajtur një skenar tashmë të njohur: që para popullit të bëjë si hero dhe të demonstrojë vendosmëri, dhe pastaj po këtij populli t’i shpjegojë përse për Serbinë gjithsesi është më mirë të mbetet në KE.

E para do të thoshte kapitullim, e dyta hedhje populiste hiri syve.

“Një nga obsionet është të dalim. Rusinë e hodhën  jashtë dhe kjo do të ishte de facto edhe hedhje jashtë e Serbisë”- tha Vuçiçi duke mos e lëshuar rastin që të poshtërojë KE-në: këtë organizatë që nuk vendos për asgjë.

Presidenti ka kohë që e përgatit opinionin publik që Kosova do të hyjë në KE. Bllokadat në Unesko dhe Interpol deri tani kanë dalë të suksesshme, por kjo nuk funksionon në një organizatë ku shumicën e përbëjnë shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Vështirë se do të mund ta pengojmë, sepse ata tashmë e kanë marrë vendimin”.

Nëse Serbia e braktis Këshillin e Europës kjo do të ishte një shprehje inatçore e pafuqisë. Bojkot i një zonjushe të fyer. “Cilin duan më shumë?”. Krenari e fyer. “Ndoshta ju u pëlqen më shumë ta keni Prishtinën në Këshillin e Europës sesa Beogradin  dhe Serbinë”, thotë me ironi Vuçiçi.

Përse presidenti i cili e përshkruan veten si luftëtar i madh braktis frontin diplomatik dhe kësisoj i shkurton mundësitë Serbisë që të dëgjohet zëri i saj nëpër botë? “Serbia nuk do të turret në luftë, do të presë momentin për aksionin e saj politik”, përgjigjet Vuçiçi ndaj deklaratës së Albin Kurtit se Serbia po dislokon ushtrinë në kufirin me Kosovën. Terrenet për aksione politike janë të ndryshme. Këshilli i Europës është njëri prej tyre. Përse pra ta ndërpresë ndeshjen në mes dhe të tërhiqet në dhomën e zhveshjes? Nga ana tjetër edhe shumica e antarëve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por megjithë këtë Serbiua nuk ka hequr dorë për tu bërë antare me të drejta të plota të saj.

Europianët kanë zgjedhur që në vend të shkopit të paketojnë karrotat. Vlerësuan se është e mjaftueshme që Prishtina pranoi që Manastiri i Deçanit të Epërm dhe 24 hektarë tokë të tij të rregjistrohet në librat e kadastrës, gjë e cila ishte njëra nga tri kërkesat e raportueses për pranimin në KE, Dora Bakojani.

Përse në Beograd shkruhet për “lojën dinake” të grekes, kur ajo vetë propozon “kontroll” të KE-së mbi Kosovën dhe shton se është “plotësisht e vetëdijshme se ekziston një listë e gjatë lëndësh të pazgjidhura në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njëriut në Kosovë, si dhe rezistencë e fortë e Prishtinës në fronte të ndryshme”?

Përse heqja nga lista e një teme të diskutueshme pas vitesh të tëra pritje nuk është përshëndetur në Beograd? Sepse, sikurse interpreton pushteti serb, rregjistrimi i Deçanit ka qënë një lëvizje e përllogaritur e Kurtit që të marrë miratimin për hyrjen në KE. E tillë është që ç’ke me të? Bisedimet serioze nënkuptojnë edhe lojë të menduar mirë.

Dy kërkesat e tjera për Prishtinën, themelimi i Bashkësisë së komunave serbe (BKS) dhe problemi i shpronësimit të trojeve në komunat me shumicë popullsi serbe, janë lënë për më vonë. Kryeministri i Kosovës sëbashku me presidenten dhe kryetarin e parlamentit i dërguan letër Bakojanit dhe i premtojnë se do të plotësojnë të gjithë nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit, përfshirë edhe formimin e BKS-së me të antarsuar në Këshillin e Europës.

Beogradi pas 12 vitesh pritje nuk beson. Por duhet t’i besojë KE-së, jo Kurtit, të cilit loja me detyrimin e mësipërm të marrë me shkrim mund t’i kushtojë shtrenjtë. Karrota i është ofruar edhe Serbisë. Nëse Vuçiçi përmbush nenet e marrëveshjes së vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër, me të cilat ka rënë dakord gojarisht, që të ndërpresë pengesat për antarsimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare  edhe ai mund të shpresojë në njëfarë shpërblimi.

Kjo është situatë e rrallë në të cilë të dyja palët kanë përfitim: Kosova antarsimin në KE, Deçani rregjistrimin na kadastër, BKS-ja në një kohë relativisht të afërt.

Në vend të kësaj Vuçiçi kërconon me daljen e Serbisë nga KE. Ky do të ishte një vendim i keq parë në afat të gjatë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse Kosova një ditë do të antarsohet në OKB, a thua do ta braktisë Serbia këtë organizatë botërore?

Deputetja e Parlamentit Europian dhe raportuesja e përherëshme për Kosovën, Viola fon Kramon, një gjermane e urryer për të gjithë galerinë në Beograd, beson në skenarin numur dy. E quajti kërcënimin e Buçiçit me largim nga KE-ja si “bllof”. “Serbia natyrisht nuk do të dalë nga KE-ja”. Kryetarja e re e parlamentit Ana Brnabiç, të cilën në këtë funksion e ka lançuar retorika agresive e mbrojtjes së “shefit” dhe e të gjithë ideve të tij, menjëherë pranoi rolin e lexueses së mendimve të presidentit. “Vuçiçi nuk blofon”, deklaroi ajo.

Bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës zgjatin prej dy vitesh. Zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë nuk ka, por gjithsesi janë shënuar disa marrëveshje, megjithëse kryesisht teknike. Gjithçka shkon sipas parimit ngrohtë-ftohtë, por do të thoja se Kurti po e luan lojën më me dinakëri. Që t’i bëjë qejfin Perëndimit, i cili nuk ka ka fort me qejf ekstremizmin e tij, ka vënë në plan të parë procesin e demokratizimit. Ka hedhur jashtë qarkullimit dinarin për të futur euron dhe me këtë e paraqet veten si europian i vërtetë i së ardhmes,

Në projekt raportin për antarësimin e Kosovës në KE përmenden edhe problemet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare të cilat Kosova duhet të përmbushë pas antarsimit. Vendet që nënshkruajën Konventën europiane për të drejtat e njeriu marrin detyrimin që të mbrojnë të drejtat bazë dhe demokracinë. Me supozimin se Kosova do të përpiqet që edhe në kuadrin e KE-së të vërtetojë atributet e shtetësisë, ky mund të ishte një lajm i mirë për serbët.

Beogradi nuk do të pengojë që “shteti i gënjeshtërt” të hyjë në “këshillin e genjeshtërt”, por gjithsesi Serbia nuk guxon të hyjë gjithë krenari në një vetëizolim vullnetar.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i]/politika.rs/

Related- Posts

Bota

Kremlini: NATO është de facto në luftë me Rusinë

15 Shtator, 2025
Bota

Kryeministri i Katarit: Jo “standarde të dyfishta”

15 Shtator, 2025
Bota

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.