Gjuro Kozar-Osllobogjenje[i]
Me blerjen e 12 avionëve luftarakë të tipit Rafale, për të cilat ka paguar dy miliardë euro, Serbia, e cila ka shpallur neutralitetin ushtarak, po armatoset tejet shumë, gjë që mund të ketë konotacione më të gjëra.
Republika e Serbisë, në vitin 2007, shpalli neutralitetin e saj ushtarak nëpërmjet një Rezolute parlamentare mbi mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues si dhe mori mbi vete detyrimin për të mos qënë pjesë e asnjë aleance ekzistuese, por gjithsesi kjo është e paqartë dhe e definuar në mënyrë të çuditshme. A mos do të thotë kjo se Serbia mund të jetë pjesë e ndonjëfarë aleance të re nëse një e tillë formohet? Askush nuk e shpjegon një gjë të tillë, gjithçka mbetet kështu e mjegullt. Një nga kushtet e neutralitetit ushtarak është edhe ajo se vërtetë shteti në fjalë duhet të jetë në gjendje të mbrojë territorin e tij, por jo të armatoset tej mase, ndërsa Serbia, sipas të dhënave zyrtare, në dhjetëvjeçarin e kaluar ka shpenzuar afro tre miliardë dollarë për furnizime me armë dhe pajisje ushtarake. Furnizimi më i ri është hyrja në borxh në bankat e huaja për shkak të blerjes së 12 avionëve luftarakë shumpërdorimësh Rafale, të cilët para disa kohësh i pati blerë edhe Kroacia.
Serbia është shteti i parë jo antar i NATO-s dhe i nënti në botë që do të ketë avionët francezë dhe për ato brenda disa viteve do të duhet të paguajë pothuajse dy miliardë euro. A thua Serbisë krahas 14 avionëve luftarakë, ndër të cilët edhe gjashtë MIG-29 SM të modernizuar, plus 26 avionë ndjekës të lehtë (Orao dhe Galeb), i’u dashkan patjetër edhe Rafalët? Në Beograd nënvizojnë se në flotën e tyre luftarake mungonte bash ky avion i aftë për një spektër të gjërë detyrash, nga lufta në ajër, veprime kundër shënjestrave në tokë- nga patrullimi deri te luftimi elektronik.
Megjithatë, avionët Rafal shumëqëllimësh, të cilët ka porositur Serbia në Francë, do të kenë aftësi të ulura luftarake, meqënëse Parisi refuzon t’i mundësojë Beogradit pajisjen me raketat ajër-ajër me rrëze të madhe veprimi të tipit “Meteor”, shkruajnë portalet e specializuara. Sikurse nënvizon portali rrjeti i sigurisë ballkanike, njëkohësisht syonet edhe për integrimin e armatimit rus, por qëndrueshmëria e këtij obsioni është në pikëpyetje për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës. Sipas citimeve të portalit ushtaral bullgar Bulgarian Military, burimi nga Franca ka pahuar se avionët Rafale që do t’i dorëzohen Serbisë, do të jenë të gjeneratës së katërt, por me mundësi të zvogluara për luftë ajrore, në mënyrë që të mos përbëjnë kërcënim për ndonjë shtet fqinjë antar i NATO-s. Nëse pohimi i këtij burimi është i saktë, ose më mirë të themi Serbia nuk merr edhe raketat “Meteor” sëbashku me Rafalët por Micet, kjo do të thotë se avionët gjuajtës ekzistues MiG-29 pjesë e armatimit të ushtrisë së Serbisë do të kenë raketa me rreze të largët veprimi. Sepse, pas modernizmit të variantit SM, për avionët MiG-29 janë blerë edhe një sasi e caktuar raketash moderne R-27 ERI, largësihedhja e të cilave vlerësohet në rreth 120 kilometra, si edhe “qëllo dhe harro” RVV-AE (varianti eksportues R-77, me largësihedhje rreth 80 kilometra. Të dyja këto raketa kanë largësihedhje më të madhe se raketa Mica.
Për hir të së vërtetës, Republika e Serbisë, nuk ka arësye të armatoset, sepse atë nuk e kërcënon asnjë rrezik lufte, meqënëse me shtetet fqinjë, përveçse me Kroacinë, ka marrëdhënie të mira, por presidenti serb Aleksandër Vuçiç për TV Prva të Beogradit dha këtë shpjegim: “Në përputhje me ndryshimin e doktrinës së Ushtrisë së Serbisë, ne duhet të jemi më të fortë se pjesa më e madhe e fqinjëve tanë dhe për këtë është e nevojshme të kemi armët më moderne. Nëpërmjet projektit edhe për 5.000 forca speciale shtesë, aftësitë e përgjithshme të forcave speciale të ushtrisë së Serbisë do të ngrihen në nivelin më të lartë qëkur u formua ky tip njesish dhe jemi më të fortë edhe në krahasim me Ushtrinë Jugosllave të dikurshme shumë më të madhe në numur. Nuk duhet të lejojmë të na përsëritet vitit 1995 apo viti 1999 dhe disa vite të tjera”. Në këtë rast kishte parasysh aksionin ushtarako-policor Olluja në Kroaci dhe bombardimet e NATO-s kundër Jugosllvisë të kryera nën emrin e koduar “Operacioni i forcave aleate”. Duke folur për këtë dhe për faktin se armatosja e Serbisë shihet me mosbesim dhe frikë në rajon, Vuçiçi tha se vendi i tij nuk do të sulmojë askënd.
Në kontekstin e armatosjes së Serbisë duhet të kemi parasysh edhe strategjinë e strategjinë e saj të mbrojtjes, e cila është miratur në fund të vitit 2019, në të cilën është edhe neni për ruajtjen e Republikës Srpska si një prioritet i politikës së jashtme të Serbisë. Një gjë e tillë nuk është shkruar kurrë më përpara në një dokument zyrtar të Serbisë, e për pasojë, në një emision të Radios Europa e Lirë në gjuhën serbe, në muajin janar të vitit 2020, u shtrua pyetja nëse Serbia do të luftonte për Republikën Srpska? Në Beograd shpjeguan se ruajtja nuk është njëlloj si luftimi, por gjithsesi mbeti përshtypja se kjo është shprehje e politikës agresive serbe ndaj Bosnjë e Hercegovinës dhe përbën shkelje të ashpër të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Aq më shumë kur dihet se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës është mbrojtësja e vetme e vendit dhe e të gjithë pjesëve dhe popujve të cilët askush nuk mund t’i mbrojë nga jashtë. Edhe diçka: asnjë vend në rajon nuk mbron të drejtat e bashkëatdhetarëve të tij në shtetet e tjera në mënyrën agresive si e bën këtë Serbia, e cila për shkak të Millorad Dodikut ka ngritur ushtrinë në këmbë.
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/zasto-se-srbija-naoruzava-1047169/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA