• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

    Liderët ndërkombëtarë urojnë Kryeministrin Rama pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare

    Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

    Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Pluhuralizëm” politik!

30 Korrik, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Ndonëse kane kaluar 34 vite nga vendosja e pluralizmit politik, këto kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm disa dukuri të shëmtuara të ekstremeve dhe imitimeve politike të së kaluarës moniste. Një pjesë e tyre u pa dhe në Kongresin e PS-së më 28 Korrik. Shqetësimi tjetër dhe më i madh është se për zellin e tyre në këtë drejtim po shquhen dhe promovohen dhe disa politikanë më të rinj në moshë, përfshirë “fidanat e rinj të Partisë” ndonëse kanë studiuar e jetuar në perëndim; madje, duke i paraqitur si risi këto dukuri, të cilat shumë prej nesh i kemi përjetuar aktivisht.

Më poshtë po përmendim shkurt dhe sipas radhës historike disa prej atyre shfaqjeve, të cilat ngjajnë ”si dy pika uji” me dukuritë e dikurshme “socialiste” dhe me ekstreme po aq të rrezikshme, të cilat, siç dihet, takohen në një pikë.

Në kuadrin e kolektivizimit të bujqësisë mbas çlirimit të vendit u krijuan me imponim kooperativat bujqësore; në vitet 70, ato më të përparuarat u zmadhuan dhe u kthyen në kooperativa të tipit të lartë. E kundërta ndodhi në vitet 90, kur demokratikasit e ardhur në pushtet i mikroparcelizuan tokat pa menduar për bashkimin e fermerëve, ashtu si dhe më parë, me detyrim dhe përcaktim nga lart.

Në vitet 2000 isha diplomat në Berlin dhe meqenëse kisha punuar në tregtinë e jashtme, rivendosëm kontakte me drejtuesit e firmës së madhe “Atlanta“ e cila në vitet 70 – 80 importonte sasi shumë të mëdha të domateve dhe perimeve shqiptare. Me shumë entuziazëm ata bënë të pamundurën që domatet tona të rifuteshin në tregun gjerman dhe gjetkë; ata trajnuan falas drejtuesit e kompanive tona, u dhanë dhe mbështetje financiare, por kur erdhi puna gjithçka dështoi. Miqtë gjermanë na thanë me keqardhje se fermerët nuk i bashkonin forcat, se kooperativë kishin qenë 45 vite! Nga kjo ”sëmundje” e pashërueshme” do të vazhdojmë të vuajmë.

Nga fundi i viteve 70, shtetëzimi i plotë u bë i nxitur nga teoricienët servilë të socializmit se demek dhe vendet perendimore po i nacionalizonin pronat. Atëhere, po ne që ishim vend i vërtetë socialist, pse të mos shtetëzonim gjithçka, ndonëse nacionalizimi nuk kish kurfarë lidhje me shtetëzimin tonë socialist? Kështu, në vitet 70 e “pushkatuam” dhe privatizimin e vogël, madje deri te shitësi i kosit!

E kundërta ndodhi në fillimin e viteve 90, kur Perëndimi po i rikthehej privatizimit në masë, sepse nacionalizimi kishte dështuar. Atëhere “bam“ dhe ne privatizim total, ”terapi shok“, që siç e kam quajtur qysh në shkrimet e atëhershme ishte “shok pa terapi“, jo ekonomi tregu por ”treg pa ekonomi” akoma më shqip, pazar!

Aq sa dhe bonot e bujshme të privatizimit në vitet 90, në vend të ” revolucionit” të shumëpritur u kthyen në triska si dikur për të blerë artikuj bazë ushqimorë!

Duke kaluar te propaganda e tanishme, në shumë elementë atë do ta kishin vërtet zili agjitropët e asaj kohe! Sot ka shumë avantazhe dhe mundësi të panumurta që u japin rrjetet sociale dhe makineria e fuqishme televizive e çdo lloji! Kështu, në monizëm, krahasimet e arritjeve fillimisht bëheshin kundrejt vitit 1938; por më vonë me vitet 70 dhe 80! Ndërsa sot krahasimet me shifrat dhe ngjarjet, që të bëhen sa më të tingëllueshme për publikun po shtrihen në kohë deri te pavarësia më 1912 dhe vështirë se lihet ngjarje pa u etiketuar ”historike”!

Dikur mburreshim me suksese dhe fitore në të gjitha fushat, madje pretendohej ato do të ishin dhe më të mëdha, por na pengonte armiku i klasës, i brendshëm dhe i jashtëm; mirëpo ja që dhe tani si atëhere po ”na mbijnë” gjithandej armiq të brendshëm dhe të jashtëm, media, ish qeveritarë; atëhere thuhej se ” uji del i pastër te burimi por qelbet gjatë rrugës“ ” se i madhi nuk di gjë” madje mos t’i tregojmë se na shqetësohet, ndërsa tani “hanë dardha mbas shpine“! Dikur, kur zbulohej një grup armiqësor ”bëhej qilizëm” politik deri te qeliza me e fundit familjare; sot ngjet e kundërta, Partia dhe qeveria ” e kalojnë lumin pa u lagur ” vetëm me përgjegjësi personale! Dhe nxjerrjen përpara drejtësisë e quajnë meritë të Partisë!

Atëherë ngrenim në qiell gjigandizmin me “veprat e mëdha të Partisë“ – H/C apo, uzinën më të madhe në Ballkan, Ansamblin më të mirë në Europë, Çmimin Botëror të Ushqimit nga Meksika, rrugë dhe fshatra të rinj socialistë! Tamam si atëhere, madje më shumë ” rrahim gjoksin” dhe sot me premtime për “ veprat e partisë“; se do kemi portin më të madh në Europë, tregun më të madh rajonal, do jemi të parët në turizëm dhe kampion në Ballkan! Kur askush nuk kërkon të jemi të parët apo të dytët në Ballkan, por vetëm jetesë normale, me ujë drita dhe kanalizime, paga dhe pensione dinjitoze, mjedise të pastra dhe siguri nga krimi e korrupsioni. Aq!

Dje hapeshin lajmet me kongrese, traktorë dhe kombajna, sot me drogën e kapur, krimin në familje, vrasjet pa mbarim dhe rubrikat e shfrenuara rozë!

Dje median e sundonte ideologjia sot videologjia dhe tri “ Sh”-të – sherret, shalët dhe shares! Në morfologjinë politike të djeshme flitej për ” plane” sot për ” klane”; atëhere kishte ” nomenklaturë” sot ” kleptokraturë” atëhere kish flitej për ” revoluconarizim të partisë” sot për ”rienergjizim” dhe kështu me radhë. Si dje dhe sot të tashmen e linim mënjanë, kryesisht demonizonim të kaluarën dhe premtonin të ardhmen që nuk shihej.

Më tej, megjithë tallavatë qeveritare, shqiptarët e sidomos rinia vazhdojnë të braktisin në përmasa më të mëdha se atëhere vendin pa kthim! Mirë se në atë fillim të viteve 90 ikën nga diktatura, po tani që duam të hyjmë në Europë, përse po ndodh kjo hemoragji njerëzore? Kryesisht sepse atëhere kishte vetëm një diktaturë, ndërsa sot ka shumë të tilla – varfëria, dhuna, krimi, korrupsioni, padrejtësia…

Dikur problemet, varfëria dhe vështirësitë justifikoheshin duke thënë ” emo mirë, por Anglia, Franca, Italia dhe Amerika kanë 400 vjet, ndërsa ne vetëm 40 vjet, ndaj durim! Mirëpo gjërat po shkonin keq e më keq! Dhe sot flasim me të njëjtën gjuhë durimi, por problemi është se gjërat nuk po shkojnë më mirë për shumicën dërmuese! Kryeministri Rama propagandoi goxha si kudo dhe në Londër më 26 Shkurt arritjet tona mbresëlënëse; mirëpo, po në atë takim, Presidentja e BERZHI-t, zonja Basso, si pa dashur e zhvleftësoi atë propagandë kur deklaroi se rajonit dhe Shqipërisë do t’i duhen 40 – 70 vjet që të kapin nivelet ekonomike të BE-në!

Më tej, Kushtetuta socialiste e vitit 1976 shpalli rolin udhëheqës të Partisë Shtet të asaj periudhe. Çka donte të thoshte se partia ishte në komandë të gjithçkaje, në çdo qelizë të jetës. E njëjta gjë po ndodh dhe tani, duke filluar nga PD-ja kur ishte në pushtet e me radhë kjo sëmundje ka kapur dhe liderë që fillimisht i kishin alergji këto dukuri. Vërtet që nuk ka më 99 për qind, por, si në asnjë vend tjetër, PS-ja ka për 11 vjet shumicën parlamentare; nga të cilat 7 vite pa koalicion, duke patur në dorë praktikisht të gjithë shtetin dhe pushtetin, pothuajse si dikur!

Dhe më parë, e sidomos në Kongresin e 28 Korrikut i pamë liderët e PS-së kur e thanë qartë se ”Partia Socialiste është e vetmja forcë dhe alternativë që e shpëton Shqipërinë, vetëm ajo mund të bëjë këtë dhe atë, ajo është familja e madhe që i përfaqëson të gjithë!” Kur në fakt, vërtet që deri tani ajo mund të gjykohet si partia më e madhe nga pikëpamja zgjedhore, edhe pse dihen tashmë hijet e mëdha të dyshimit mbi proceset tona zgjedhore, por kursesi e vetmja, ca më tepër për të ardhmen! Ndryshe pse na duhet pluralizmi!!! Ca më keq, Rama e tha troç në Kongres, ndonëse me batutë, se asgjë nuk na pengon të qëndrojmë 100 vjet në pushtet! Mirëpo ndoshta harron se ”pengesë” është pluralizmi që dallohet pikërisht nga rotacioni i rregullt i pushtetit; sepse ky i fundit kudo në një shoqëri demokratike të rënon dhe të shteron, duke ia lënë vendin opozitës me alternativa të reja. Vetëm te ne, tamam si dikur ndodh që një parti synon të fitojë për të katërtin apo dhe të pestin mandat rresht dhe më shumë se më 2021! Kjo nuk ka ndodhur as me Kohlin, as me Merkelin, me Thatcherin, me Tony Blair dhe ”pesha ” të tjera të rënda të politikës, të cilët vërtet kanë qeverisur deri 16 vjet, por me koalicion, me ” rënie peshe zgjedhore”, shumë ” vuajtje e mundime”. Sjellja politike e PS-së ndaj rotacionit dhe pluralizmit demokratik të kujton parardhësen e saj, e cila nuk lejonte opozitë dhe parti të tjera, sepse PPSH-ja ”përfaqësonte interesat e të gjithëve” ndërsa të tjerët vetëm të armiqve dhe të ndonjë pakice të papërfillshme”.

Shihni fushatën e re të shtimit të radhëve të PS-së, ia kalon ku e ku PPSH-së; sepse as atëhere nuk kishte një zell të tillë dhe nuk bëheshe kollaj anëtar partie si tani, kur deri në qershor radhët e saj janë shtuar me 34.000 anëtarë të rinj! Dallimi është se atëhere kërkoheshin biografia, përgjegjësi e madhe nga rekomanduesit, prova, tre vjet stazh dhe 6 muaj punë në prodhim! Ndërsa sot hyn fare lehtë, madje kundrejt përfitimeve të mëdha dhe katapultimit në pozita fitimprurëse! Ndaj PS-ja ndoshta ka mbi 100.000 anëtarë, po aq sa PPSH-ja! Kaq shumë anëtarë nuk kanë as vende shumë më të mëdha se ne! Se partitë politike nuk i tërheqin masat me numra, por me frymë, mesazhe dhe me alternativa konkuruese!

Në politikën e jashtme, atëhere pohohej me bujë se Shqipëria është ”fanar i socializmit” në Europë! PPSH dhe lideri i saj nëpër kongrese dhe takime u jepnin mësime dhe direktiva të gjithëve, strehonin liderë komunistë të huaj, gjykonim çdo ngjarje madhore në botë dhe bëheshin pikat e vetme të besueshme të referencës! Aty dhe në Kongreset/Samite të PPSH-së vinin të mësonin nga përvoja e saj mbi 50 parti të reja m-l, për të cilat kishte dhe një fond të veçantë financiar!

Fjala e Enver Hoxhës në Paris më 1946 dhe në Moskë më 1961 ishin ngjarje historike të përjetësuara në këngë, valle, teatro, romane, piktura dhe gjetkë! Pothuajse e njëjta gjë po ndodh dhe tani! Shqipëria jonë pa këllqe, pretendon të bëhet aktore me peshë e t’u japë drejtim sfidave madhore! Strehojmë muxhahedinët, afganët, tani do të presim refugjatët dhe plot të tjera! Dhe sot lideri ynë “i thyen hundët“ ambasadorit rus në Nju Jork e kështu me radhë!

Ama në të dyja skenografitë, gjendja e brendshme ishte dhe mbetet për ibret! Dhe një dallim tjetër i madh: nëse dikur nuk lejohej të merrej asnjë cent hua apo kredi e huaj, sot është kaluar në esktremin tjetër; jo vetëm duke bërë ” rrush e kumbulla” qindra miliona por duke i vjedhur BE-së 132 milionë Euro ndihma për fermerët!

Po ashtu, është bërë tejet e vështirë të bësh dallimin midis kultit të liderit dje dhe sot! Si dikur dhe tani liderët tanë në pushtet priten kudo e sidomos në inaugurimet spektakle me entusiazëm, me aheng, këngë dhe valle popullore. Të moshuarit u puthin duart dhe i urojnë si atëherë “Marrshi nga ditët tona, dita njëmijë, rrofshi sa malet!“ Ashtu si atëherë dhe tani, bashkëpunëtorët nuk lenë rast pa i thurur lavde, pa ngritur në qiell dhe përmendur se tuneli, rruga, kjo dhe ajo nuk do ishin bërë pa vizionin dhe interesin e Liderit! Askund nuk ka dhe nuk shihen shfaqje të tilla të pështira dhe primitive për Europën e qytetëruar ku po duam të shkojmë!

Monizmi nuk kuptohej dot pa unitetin e çeliktë të popullit rreth Partisë dhe udhëheqësit të madh të shprehur sidomos në kongreset e famshme. 28 korriku tregoi sërish se dhe sot ndodh e njëjta gjë. Jo unitet në diversitet si në vendet perëndimore, por unitet i çeliktë, tamam si dikur, veçse tani në pluralizëm politik!!

Së fundi, monizmi dështoi të “ndërtonte socializmin”, por, siç po shihet, as pluralizmi nuk po e ndërton dot demokracinë e vërtetë, aq sa të jep më shumë përshtypjen e një “pluhuralizmi politik”. Padyshim që të tilla recividizma të së kaluarës moniste nuk i shërbejnë demokracisë, madje kthehen në karrikatura me të cilat njerëzit do të tallen si dikur me përralla nga e kaluara moniste. Mirëpo, veç reminishencave të Partisë Shtet, ato mund të krijojnë pengesa dhe vonesa në ritmet e rrugëtimit tonë europian. Ndaj, kujdes, se siç ka thënë i famshmi George Santayana ” kush harron të kaluarën është i dënuar të përsërisë gabimet e saj“.

(BalkanWeb)

Related- Posts

FOKUS

Lufta në Ukrainë: Çfarë po ndodh me bisedimet?

14 Maj, 2025
FOKUS

“Bisedimet e Moskës nën hijen e Paradës së Ditës së Fitores”

13 Maj, 2025
FOKUS

Pas 47 vitesh luftë, përfundoi konflikti turko-kurd

12 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz speaks during his government statement in the plenary session of the Bundestag. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Merz kërkon përpjekje të përbashkëta nga të gjithë gjermanët për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur

14 Maj, 2025

Takim historik/ Trump dhe al-Sharaa takohen në Riad pas heqjes së sanksioneve ndaj Sirisë

14 Maj, 2025

Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

14 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë: Çfarë po ndodh me bisedimet?

14 Maj, 2025

Liderët ndërkombëtarë urojnë Kryeministrin Rama pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare

14 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.