• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Polonia-ky aleat i çmuar për integrimin

20 Qershor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtet potent i BE-së që mbështet pa rezerva avancimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane

Nga Bujar Leskaj

Me popullin dhe kombin e madh polak na lidhin shumë gjëra. Njëlloj si ne, polaket janë një komb liridashës dhe kanë zhvilluar beteja pa fund përgjatë shekujve, për të fituar pavarësinë e tyre. Njëlloj si ne, në identitetin e të qenit polak, dashuria për atdheun dhe krenaria kombëtare janë virtyte bazë.

Polonia, ky vend i madh evropian dhe mik i Shqipërisë, e ka mbështetur fuqimisht integrimin tonë në familjen e përbashkët evropiane. Në të gjitha marrëveshjet për pranimin  e vendit tonë në strukturat euroatlantike, të cilat kanë pasur nevojë për ratifikim nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, Polonia ka qenë gjithmonë në grupin e parë të vendeve që i ka ratifikuar.

Polonia është atdheu i personaliteteve të kalibrit botëror si Papa Gjon Pali i Dytë, si Leh Valesa, udhëheqësi i Lëvizjes Solidarnosht që solli pranverën evropiane të vendeve të Evropës Lindore, si Presidenti Leh Kaçinski, ideatori i integrimit polak në BE. Sot 10 për qind e deputetëve të rinj të Parlamentit Evropian vijnë nga Polonia dhe Donald Tusk, ish-Kryeministër i Polonisë në kohën e Presidentit Kaçinski dhe dikur bashkëpunëtor i ngushtë i tij e më tej ndarë politikisht, sot mban detyrën e Presidentit të Këshillit të Evropës.

Në vijimësi, prej gati më shumë se dy dekadash, personalitete të këtij shteti mik kanë lobuar për Shqipërinë pranë strukturave të Bashkimit Evropian. Ata nuk kanë ngurruar të kërkojnë edhe mbështetjen e vendeve të tjera të Nismës dhe Grupit të Vishegradit(ku Polonia është lider), si Republika Çeke dhe Sllovakia në radhë të parë, si dhe të vendeve të tjera të BE-së.

Shtetarët polakë e dinë mirë se çfarë do të thotë për një vend në zhvillim të Evropës Qendrore ose Jugperëndimore(Ballkani) hapja e bisedimeve të anëtarësimit për në familjen e madhe evropiane. Që nga viti 1998, kohë kur Polonia i nisi bisedimet e anëtarësimit dhe deri më sot, prodhimi i përgjithshëm bruto i vendit (GDP) është dyfishuar. Po kështu, janë dyfishuar si mesatare dhe të ardhurat e qytetarit polak. Ekonomia e Polonisë sot përfaqëson ekonominë e gjashtë më të madhe të Bashkimit Evropian, me rritjen më të shpejtë ekonomike me 3 për qind në vit. Vendi është shtylla kryesore e NATO-s në Evropën Lindore.

Ndihma polake ndaj integrimit tonë në BE është shpeshtuar dhe intensifikuar muajt e fundit, në prag të vendimit të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë. Deklarimet e fundit të vendeve të Vishegradit e dëshmojnë këtë. Në këtë iniciativë që ka ndërmarrë shteti polak, mendoj se duhet të vlerësojmë dhe respektojmë veçanërisht dy vizita të rëndësishme politike, siç  janë vizita e Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i ftuar nderi në samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë më 8-9 maj të këtij viti në Tiranë dhe ajo e delegacionit të Parlamentit të Polonisë në 6 qershor 2019.

***

I.Presidenti Duda: Pasardhës i denjë i Presidentit Leh Kaçinski dhe mik i madh i Shqipërisë

Vizita e Presidentit polak përbënte pa dyshim një moment të rëndësishëm për integrimin tonë. Polonia, me zërin e personalitetit më të fuqishëm të sotëm të saj në arenën ndërkombëtare, dha kumte domethënëse nga Tirana: Politika e Bashkimit Evropian duhet të jetë gjithmonë politika e dyerve të hapura, theksoi Duda,- Arsyeja e parë është se në të kaluarën ne aplikuam si komb të ishim pjesë e BE-së, bëmë mjaft përpjekje për reformat për të përshtatur funksionimin e vendit tonë ndaj pritshmërive të Komisionit Evropian. Ne jemi prej 15 vitesh anëtarë të BE-së, mbështetja e polakëve është mjaft e madhe sepse gëzojnë lirinë që solli ky anëtarësim, për shkak të fondeve nga BE.

Potencën e Presidentit polak, i cili erdhi në maj te ne, e shpreh një fakt sinjifikativ i ditëve të fundit. Më 12 qershor 2019, Presidenti amerikan Donald Tramp priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Polonisë Andrzej Duda dhe, në shenjë nderimi lejoi fluturimin e avionëve luftarakë F-35 mbi Shtëpinë e Bardhë, duke cilësuar se Polonia po ndërton me shpenzimet e veta një bazë ushtarake të NATO-s për rreth 1 mijë ushtarë amerikanë, të cilët do t’u shtohen pranisë së mbi 4 mijë e pesëqind trupave amerikane në këtë vend.

Në CV-në e Presidentit Andrzej Duda, në  rreshtin e parë shkruhet: Në vitin 1984, iu bashkua bojskautëve në Krakov dhe pas disa vitesh u bë udhëheqës grupi. Duda shpesh u referohet viteve të tij me bojskautët me krenari të dukshme. Në Poloni dhe jo vetëm në qarqet konservatore të vendit, termi “bojskaut” është i lidhur me një madhështi historike, gati mitike. Është sinonim i karakteristikave të tilla si patriotizmi, ndershmëria dhe vetëflijimi. Shumë bojskautë ishin ende fëmijë kur luftuan dhe dhanë jetën gjatë Kryengritjes së Varshavës në vitin 1944 – një moment përcaktues për patriotizmin polak. Aurora e heroizmit jeton edhe sot në këtë vend të madh evropian, mik të shqiptarëve, me shumë karakteristika të ngjashme me ne, si për shembull krenaria për historinë kombëtare dhe patriotizmi. Për Andrzej Dudën këto vlera ishin kuajt e tij të betejës politike ne fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Poloni në vitin 2015, të cilat i fitoi me dinjitet, integritet dhe ndershmëri. Votuesit donin një patriot që të kujdesej për ta dhe e gjetën këtë figurë te Duda.

Dhe Andrzej Duda gjatë gjithë jetës se tij nuk e ka zhgënjyer këtë imazh. Në vitin 1997 u diplomua për jurisprudencë në Universitetin e njohur polak Jagellonian (ndër më të vjetrit në Evropë), në qytetin e tij te lindjes në Krakov. Hapi firmën e tij ligjore dhe u bë ekspert ligjor i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, të themeluar nga dy vëllezërit Kaçinski. Me fitoren nga kjo parti të zgjedhjeve parlamentare në shtator 2005, Duda merr postin e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe pastaj bëhet ndihmës i Lech Kaczynskit gjatë presidencës së tij. Ishte një karrierë e spikatur dhe premtuese politike nën drejtimin e Kaczynskit dhe e frymëzuar nga idetë reformatore dhe paneuropiane të tij.

Kjo karrierë vazhdoi kështu deri në prill të vitit 2010, kur Presidenti Lech Kaczynski, figura prej së cilës ishte frymëzuar që i ri Duda, vdiq në një aksident misterioz avioni pranë Smolenskut, duke shkuar në ceremoninë e përkujtimit të tragjedisë së vrasjes së 28 mijë oficerëve polakë në Katin. Andrzei Duda u kthye në Krakov, por e vazhdoi jetën politike.

Në shtator 2013, revista e lajmeve “Polityka” e cilësoi Dudën një nga anëtarët më aktivë të Parlamentit, duke e përshkruar atë si të hapur ndaj argumenteve të opozitës dhe që nuk përdorte sulme personale në ligjëratën e tij politike. Andrzei Duda mbeti anëtar i Parlamentit polak Sejm derisa u zgjodh deputet në Parlamentin Evropian në vitin 2014

Në fund të vitit 2014, vëllai binjak i ish-Presidentit Leh Kaçinski, Kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, personaliteti më i spikatur në jetën politike polake në këto vite, lider i padiskutueshëm i së djathtës, z.  Jaroslav Kaçinski, bëri njoftimin befasues se Duda do të kandidonte si kandidati presidencial për partinë e tij. Vetë Andrzei Duda njoftoi se donte të vazhdonte si “trashëgimtar shpirtëror” i Lech Kaczynskit.

Partia Ligj dhe Drejtësi, e cila ka qenë partia më e fuqishme e opozitës në Poloni që nga viti 2007, u themelua nga vëllezërit Kaczynski në vitin 2001. Partia e pozicionoi veten si mbrojtëse e Polonisë dhe përfaqësuese e qytetarit të thjeshtë polak në luftën kundër klaneve dhe ndikimit të kompanive të mëdha, si mbrojtëse e vlerave të krishtera demokratike, të tilla si ndershmëria, dashuria për vendin, por edhe internacionalizmi dhe hapja për botën, përderisa dhe aty ku kjo hapje nuk e dëmton atdheun. Partia qëndron fort për “tri shtyllat e shoqërisë së shëndetshme” – familja, vendet e punës dhe siguria. Ato janë pikërisht edhe vlerat bazuar te të cilat Duda bëri fushatën e tij zgjedhore si kandidat për President. Ne nuk mund t’i ndajmë polakët në të pasur e të varfër, deklaroi ai në fushatë. Dhe bëri premtime të mëdha: riindustrializimin e vendit, forcimin e bujqësisë dhe mbështetjen e drejtësisë shoqërore. Ai tha se nën udhëheqjen e tij, ai do t’u kthejë njerëzve vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.

Garancia e vetme e Presidentit Duda është imazhi i tij si një njeri që e mban fjalën. “Fjala ime është gjithçka”, deklaroi ai, ndërsa mbyllte fushatën e tij. Ai premtoi po ashtu çerdhe falas për fëmijët dhe heqjen e tarifave për programet e radios dhe televizionit publik. Në planin e integrimit ekonomik në Evropën e Bashkuar, deklaroi se euro do të bëhet monedha e vendit vetëm kur të gjithë polakët do të fitojnë po aq sa njerëzit në Perëndim. I përkushtuar ndaj prosperitetit ekonomik, kulturor dhe shpirtëror të popullit të tij, Presidenti polak Andrzei Duda është udhëheqës evropian dhe shmang me kujdes çdo sulm të drejtpërdrejtë në BE. Ai nuk ka asgjë kundër bashkimit, për sa kohë që ky bashkim nuk dëmton interesat kombëtarë të Polonisë. Kjo do të thotë se  Polonia është një përkrahëse e zellshme e zgjerimit të Bashkimit Evropian, një “vend i fortë dhe i fuqishëm në zemër të Evropës së bashkuar”. Për Dudën, politika është një shërbim për njerëzit në vendin e tij.

***

Në Tiranë, gjatë samitit të Brdo-Brijunit, Presidenti Duda konfirmoi fuqishëm vizionin e tij për Evropën e Bashkuar dhe u shërbeu interesave integruese të vendit tonë, kur deklaroi se Parlamenti i ri Evropian, Komisioni i ri Evropian që do të ngrihet së shpejti, nuk do të shqetësohen vetëm nga fakti që britanikët i thanë jo BE-së. Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera që po aplikojnë duhet të jetë pjesë e rendit të ditës dhe qëllim i Komisionit të ri Evropian.x

II.Vizita më 6 qershor 2019 në Shqipëri e një delegacioni të Parlamentit të Polonisë, i kryesuar nga Nënkryetari i Parlamentit, Ryszard Terlecki. Terlecki deklaroi në Tiranë se vendi i tij do të nxisë Këshillin Evropian që të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. Sipas tij, Të 27 deputetët polakë të shumicës në Parlamentin Evropian janë shprehur pro negociatave në mbledhjen e parë të Parlamentit Evropian dhe do te kërkojnë që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për t’u bërë më pas pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian. Zgjerimi i Europës është prioritet para forcimit të BE-së, theksoi Terlecki.

Kontributi i parlamentarëve polakë është cilësuar edhe nga dy gazetarë me emër të publicistikës sonë, me integritet të spikatur europian. Në shkrimin e tij “Argumentet e BE-së kundër Shqipërisë, pretekste”, të datës 10 qershor 2019, kryeeditorialisti për diplomacinë në të përditshmen në gjuhën angleze “Albania Daily News”, gazetari i mirënjohur Genc Mlloja, në një intervistë të gjatë me Terleckin, thekson: Sipas z. Terlecki, pritshmëritë e establishmentit politik shqiptar në lidhje me çeljen nga Bashkimi Evropian të bisedimeve të pranimit janë plotësisht të justifikuara. Argumentet kundër hapjes së negociatave janë thjesht pretekste, sepse këto të fundit përdoren në luftën e tyre të brendshme politike nga disa vende anëtare të BE-së. (https://www.albaniandailynews.com/index.php?idm=32317&mod=2)

Më poshtë, në intervistën e tij dhënë gazetarit Mlloja, Terlecki vazhdon: Samiti i “Procesit të Berlinit” do të zhvillohet në Poznan të Polonisë në fillim të korrikut të këtij viti. Ky event nuk ka një rëndësi formale, por përfaqëson një pjesë të rëndësishme të procesit të lobimit për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Nuk është e rastësishme që Polonia iu bashkua këtij procesi dhe që samiti zhvillohet pikërisht në Poloni.

Ne sapo dolëm nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Kemi marrë një fitore të madhe. Kjo do të thotë se eurodeputetët tanë do të marrin udhëzime të punojnë fort në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Tani, Polonia ka 51 eurodeputetë(nga 571 gjithsejt) në Parlamentin Evropian. Edhe pse nuk e dimë “gjeografinë” e grupeve parlamentare që do të formohen, pse bisedimet vazhdojnë, në çdo rast një gjë është e rëndësishme: Si eurodeputetët e shumicës sonë parlamentare dhe ata të pakicës do të japin mbështetjen e tyre të fuqishme për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo është një nga pikat e pakta ku si pozita dhe opozita kanë një gjuhë të përbashkët. (po aty, f. 10, kolona e pestë në fund) (https://www.albaniandailynews.com/index.php?idm=32317&mod=2 ).

Në shkrimin e tij “BE i ndryshon rregullat gjatë lojës”, botuar në “Gazeta Shqiptare” më dt. 13 qershor 2019, gazetari Ben Andoni i referohet parlamentarit polak Terlecki:“Ne do t’ju mbështesim me të gjitha mundësitë tona, sepse ne e dimë realisht, për shkak të historisë sonë të gjatë, se çfarë është të përballesh me situata të tilla…”… Kjo është arsyeja që një grup vendesh, ku Polonia po luan rolin kryesor, janë të vendosura që menjëherë të avokojnë për Shqipërinë, (http://www.gsh.al/2019/06/13/ja-ndryshon-rregullat-gjate-lojes/). Më tej në artikull, ai shprehet: “Polonia e ka një zgjidhje, sipas Terleckit: Mendimi evropian do të gjejë zgjidhje, porse familja e madhe e Bashkimit Evropian duhet të ketë edhe Ballkanin. Ato janë pjesë integrale e saj dhe koha do të tregojë më së miri vërtetësinë e këtij konstatimi. Poloninë do ta keni gjithnjë në krah, për çfarëdo gjëje që të mendoni. Shqipëria shikohet prej kohësh brenda familjes evropiane dhe kjo është një nga mirënjohjet më të mëdha për këtë popull. Terlecki e kupton, por falënderimin e shpreh modestisht me vetëm një tundje koke”, e përfundon artikullin opinionisti Andoni.

***

Duke pritur samitin në Poznan të Polonisë të “Procesit të Berlinit” në korrik 2019, ku mbështetja polake do të vijojë, i shkruaj këta rreshta për personalitetet e Shtetit dhe kombit polak që po na ndihmojnë, në respekt dhe mirënjohje të kontributit që ky vend i madh mik yni ka dhënë dhe po jep për procesin e integrimit dhe të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por edhe të marrëdhënies së ngushtë të bashkëpunimit që institucioni i auditimit suprem publik të Polonisë, NIK-u polak ka me KLSH gjatë këtyre viteve 2012-2019, si dy SAI (institucione supreme të auditimit publik) partnere të dy vendeve evropiane miq me njëri-tjetrin. Në fund të qershorit 2019, në Varshavë do të shkojmë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve anëtare të Bashkimit Evropian, ku si vëzhgues marrim pjesë edhe ne, vendet kandidate dhe aspirante për në BE, për të thënë fjalën tonë në një proces të natyrshëm dhe intensiv integrimi, ku NIK-u polak na mbështet njëlloj si Polonia mbështet Shqipërinë në sprovat e saj integruese.  

Tags: Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025
OP/ED

“Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

19 Gusht, 2025
OP/ED

Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

17 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Biseda telefonike/ Vuçiç dhe Lavrov diskutojnë për Kosovën, Republikën Srpska dhe bashkëpunimin ekonomik

26 Gusht, 2025

Pakti i parë sekret Zogu-Musolini, 100 vjet si sot

26 Gusht, 2025

Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025

Këshilltarët politikë kinezë diskutojnë hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të vendit

26 Gusht, 2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.