• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Balotazhi i zgjedhjeve të shumëpritura presidenciale të 1 Qershorit në Poloni përfundoi me fitoren e ngushtë me 50,89 për qind të votave në favor të Karol Nawrocki, kandidatit të Partisë opozitare për Ligj dhe Drejtësi (PiS). Humbja e kandidatit reformator pro-europian, Rafal Trzaskowski, Kryebashkiakut të Varshavës ishte shuplakë e fortë për koalicionin qeveritar polak të Kryeministrit pro-europian Donald Tusk dhe forcat moderatore në Europë. Pikërisht në momente vendimtare kur BE-ja dhe Polonia i kishin përqëndruar vëmendjen dhe përpjekjet e tyre në përballimin e sfidës mamuthiane  të luftës në Ukrainë; me synimin që BE-jak  të kthehet  brenda pak vitesh dhe  në një Bashkim të Madh Mbrojtës, ku Varshava zyrtare po luan rolin e ” violinës së parë” bashkë me ”boshtin” e BE-së, Parisin dhe Berlinin. Edhe pse u pa një garë “rrotë më rrotë”, 1 Qershori zgjedhor polak nuk ishte  ditë dhe  lajm i mirë as për Poloninë, Europën dhe Perëndimin në përgjithësi; shpresojmë të mos jetë më vonë dhe  “karton i kuq”për ta, sikurse u shpreh natën e  fitores lideri i opozitës, ish Kryeministri Jaroslav Kaczynski.

Kjo mbasi siç do të shihet  më poshtë, presidenti i ri pritet të rihapë dhe më fort se ky i tanishmi  shume telashe të vjetra të brendshme dhe gjeopolitike.

Së pari, vetë fitorja e ultrakonseratorit Nawrocki i shton akoma më shumë sfidat politike se presidenti i tanishëm brenda vendit për qeverinë e koalicionit qeveritar tripartiak të  Donald Tusk të ardhur në pushtet në fund të vitit 2023. Ai përbën pengesë të madhe për qëndrueshmërinë politike  të kësaj qeverie reformatore, aftësisë së saj për të bërë  korrigjimet e nevojshme të tetë viteve të fundit të qeverisjes së PiS-it. Ndaj, zgjedhjet presidenciale dhe fitorja e supozuar e Kryebashkiakut popullor të Varshavës Trzaskowski, siç tregonin sondazhet deri ditën e fundit, do t’ia lehtësonte shumë punën dhe performancën qeveritare. Kësisoj, do t’i çelej rruga dhe fitores së saj të dytë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të vitit 2027, një ndihmesë e madhe dhe e mirëpritur kjo dhe për shtrëngimin e radhëve brenda vetë BE-së dhe NATO-s; po ashtu, ajo do të ishte një garanci më shumë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, ku Polonia, siç dihet, ka qenë ndër kontribueset më të mëdha. Mirëpo ndodhi e kundërta, mbasi Presidenti i ri krijon vështirësi si kundërshtar i kësaj ndihme dhe mbështetje.

Ndërkohë, fitorja e Nawrockit tregoi tkurjen e elektoratit qeveritar në dy vitet e fundit. Nga ana tjetër, zgjedhja e një ish huligani dhe anti-europianisti, njeri që sulmon gratë dhe vajzat, migrantët, etj rrezikon të  dëmtojë kohezionin, duke provokuar më shumë grindje,  përplasje dhe pakënaqësi  sociale  brenda vendit.

Për pasojë, mund të krijohet një mjedis problematik për qeverinë dhe shumicën parlamentare, duke sfiduar dhe reformat  saj, siç dhe ka ndodhur  deri tani për shkak të vetos presidenciale; kjo tendencë pritet të përkeqësohet  më tej me presidentin e ri, i cili  përfaqëson një  ekstrem dhe më të fortë. Kësisoj, rrezikohet dhe vetë përfundimi i mandatit të tanishëm qeveritar dhe vetë fati polirtik i kësaj qeverie në zgjedhjet e reja, sidomos nëse ato do të thireshin para kohe. Mirëpo  “pushtimi” i Polonisë nga ekstremi i djathtë” do të ishe një goditje e rëndë për BE-në dhe forcat e moderuara.

Akoma më të mëdha janë rreziqet dhe kërcënimet polake në fushën e marrëdhënieve të saj ndërkombëtare, me BE-në, fqinjët, Ballkanin Perendimor e sidomos qëndrimet e saj ndaj Ukrainës.

Kjo mbasi Presidenti në Poloni ka fuqinë e vetos për çdo ligj qeveritar. Kjo bllokadë presidenciale mund të shfuqizohet vetëm me 60 për qind të votave të Parlamentit, të cilat aktualisht koalicioni qeveritar nuk i ka. Mirëpo këtu bëhet fjalë për reforma madhore në fushën e drejtësisë, ekonomisë, integrimit, etj, të cilat i ka bllokuar dhe presidenti i tanishëm Andrzej Duda. Natyrisht punët e përditshme i drejton qeveria dhe Kryeministri, por problemi është se  vetoja dhe imazhi i presidentit të mbështetur nga një parti e madhe si PiS ndikojnë ndjeshëm  në opinionin publik, duke ia shtuar shqetësimet dhe kusuret qeverisë.

Sa i takon aspektit gjeopolitik, problemet këtu fillojnë qysh në marrëdhëniet me fqinjët më të mëdhenj të Polonisë, dy vendet që janë dhe ” motori” i funksionimit të BE-së, Franca dhe Gjermania. Kur marëdhëniet ndërmjet tyre sapo kishin filluar të ngroheshin, me Macron disi më herët dhe me Friedrich Merz që i “shkriu akujt diplomatikë të “ krijuara nga paraardhësi i tij  Scholz qysh në muajin e parë të Kancelarisë së tij. Të dy, Macron dhe Merz bashkë me Starmerin  dhe Tusk shkuan në fillim të Majit në shenjë solidariteti në Kiev.

Me shumë rëndësi, të tre ata e risollën në jetë pas një ndërprerje disa vjeçare grupimin tripalësh Gjermani, Francë dhe Poloni të quajtur ” Trinomi i Vajmarit” i krijuar qysh në vitin 1991 për të mbështetur aspiratat perendimore të Polonisë. Madje, me kujdesin e tyre, për t’iu përgjigjur nevojave ulëritëse të Ukrainës ky trinom e zgjeroi formatin e vet; në takimin në Paris më 17 Shkurt, atij iu bashkëngjit Britania e Madhe, Spanja dhe Komisioni Europian, si reagim ndaj qëndrimeve të shpallura nga Presidenti Trump  pas inaugurimit të tij.  Tashmë ai quhet Vajmar + një grupim efektiv rajonal, me rol dhe ndikim pozitiv dhe në zhvillimet e BE-së, krahas Benelux dhe Këshillit Nordik. Mirëpo, tani dhe funksionimi i Vajmar + vihet në pikpyetje me shumë pasoja gjeopolitike.

Fitorja e radikalit Nawrocki nuk është  lajm i mirë as për Kancelarin Merz, sidomos për realizimin e synimit të tij madhor për kthesën epokale që ai ka shpallur, me qëllim që  Gjermania të bëhet shumë shpejt udhëheqëse e Europës, ku Polonia si vend fqinj luan rol tejet të rëndësishëm. Këtu kemi parasysh kthesën gjermane lidhur me kufizimin në minimum të imigracionit, duke i kthyer azilantët e paligjshëm drejt Polonisë si destinacion kryesor, përballë kundërshtimeve të saj që tanimë me Presidentin e ri ani-migracion do të shtohen dhe më tej.

Telashi tjetër i madh polak për Berlinin do të jetë riaktivizimi i kërkesës polake të zyrtarizuar dhe nga Senati polak në vitin 2022 për reparacionet e Luftës së II Botërore ndaj Gjermanisë. Për këtë qëllim në Varshavë u ngrit disa vite më parë   një grup i posaçëm pune, i cili bëri vlerësimet e këtyre reparacioneve; mbi atë bazë, në vitin 2022 Gjermanisë  iu kërkua zyrtarisht shlyerja e dëmshpërblimeve në shumën 1, 3 trilion Euro. Kjo shumë u argumentua për 2,1 milion polakë që bënë punë të detyruar gjatë luftës, humbjet e territoreve dhe 290.000 fëmijë që u gjermanizuan me detyrim. Ky pretendim dhe ankesa të tjera ndikuan ndjeshëm në ftohjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Berlinit dhe Varshavës.  Ky pretendim, që  u hoq nga axhenda dy vite më parë pas fitores së koalicionit reformator të Donald Tusk, rrezikon të ridalë në skenë si një premtim zgjedhor i Presidentit të ri.

Më tej,  Polonia rrezikon të kthehet sërish  në problem dhe pengesë për gjithë BE-në në Bruksel në reformat që ajo pret të ndërmarrë, sidomos lidhur me mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës. Nuk përjashtohet këtu as kundërshtimi i saj I mundshëm i zgjerimit të BE-së drejt lindjes dhe Ballkanit Perendimor. Këtë gjashtëmujor si kryesuese e BE-së, Polonia ndihmoi në çeljen e dy grupkapitujve tona të negociimit me BE-në. Ndonëse deri tani Presidenti Duda nuk është se ka sjellë ndonjë pengesë, prapë nuk i dihet se çmund të ndodhë me pasardhësin e tij, i cili është dhe më radikal. Por shqetësimi më i madh  është klima anti-zgjerim që mund të krijohet dhe ca më tepër rreziku i riardhjes në pushtet të PiS-it, e cila mund të krijojë probleme dhe për vendet e rajonit tonë. Për pasojë, dhe objektivi ynë madhor “Shqiëria në BE 2030” përballet me një rrezik të mundshëm.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qëndrimet e Polonisë ndaj NATO-s, duke shtuar dhe më shumë ” dhimbjet e kokës” pas shqetësimeve më të fundit amerikane. Ca më tepër se Polonia shquhet duke ia kaluar dhe vetë SHBA-ve për shpenzimet  mbrojtëse dhe për NATO-n, të cilat aktualisht përbëjnë  5 për qind të GDP-së. Polonia ka qenë dhe mbetet pikë e fuqishme mbështetëse për Ukrainën dhe vendi me ndikimin më të madh politik, ekonomik dhe ushtarak nga të 12 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ajo mbetet jetike për fatet e luftës në Ukrainë.

Mirëpo me Presidentin e ri, të gjitha këto lëvizje dhe sidomos mbështetja polake ndaj Kievit vihen në dyshim,  çka mund t’ia vështirësoje dhe më shumë jetën dhe punën Kievit, Brukselit e ndoshta dhe Uashingtonit, ku i dihet?

Në këto kushte, sipas ekspertëve të mirënjohur gjeopolitikë, mbasi të kalojë, siç besohet pa problem votëbesimin në Parlament të caktuar më 11 Qershor, tash e tutje dhe deri në fund të vitit 2027 kur do të jenë zgjedhjet parlamentare të rradhës, Kryeministri polak Donald Tusk duhet të  përqëndrohet shumë më tepër në përballimin e situatës dhe sfidave të reja brenda vendit se ato të jashtme, edhe pse natyrisht pa i lenë këto të fundit pasdore. Sepse për qeverinë polake tani vlen shumë aforizma e ish Kryeministrit emblematik britanik William A. Gladstone se “ parimi i parë i suksesit në politikën e jashtme është politika e brendshme”.  Me qëllim që të neutralizohen sa të jetë e mundur aktet e Presidentit, të mbrohen dhe të shtohen kuotat  dhe niveli i pëlqyeshmërisë zgjedhore, duke marrë dhe disa masa praktike, pse jo dhe me karakter populist.

Nga ana tjetër, realiteti i ri polak do kuptuar shpejt nga liderët e BE-së, në radhë të parë nga Macron dhe Merz, dukë bërë ” korrigjimet e shinjestrës”.  Ndryshe nga deri tani, Franca dhe Gjermania, por dhe Brukseli në përgjithësi duhet t’i japin më shumë ”ushqim” dhe ndihmë Tuskut e jo t’i kërkojnë ” qiqrra në hell”; mbi të gjitha, t’i japin Varshavës gjithë mbështetjen e duhur në zbatimin e  reformave madhore, sipas parimit ” mishi të piqet dhe helli të mos digjet”. Ashtu siç po  synon Macron me Tubimin Kombëtar dhe Merz për ta reduktuar AfD-në nga 20 në 5 qind që është aktualisht, këtë duhet të bëjë dhe Tusk për të ulur ndjeshëm kuotat e ekstremit  të djathtë në Poloni.

Ndryshe, gjithçka e mirë e bërë nga Varshava zyrtare në këto 2 vitet e fundit, mund të përmbyset dhe kthehet mprapsht deri në fund të vitit 2027 kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk do të provokohen zgjedhje të parakohshme, të cilat do të shënonin dhe fundin e koalicionit të tanishëm qeveritar në Poloni, për pasojë dhe zgjerimin gjeopolitik të hartës së ekstremit të djathtë. Për më tepër   në një vend të madh si Polonia, që mendohej se do të ishte pararojë në  BE, krahas Francës dhe Gjermanisë.

Ndaj, ekspertët theksojnë se ndonëse Merz dhe Macron kanë boll halle në shtëpinë e tyre, ata janë të detyruar të shohin më shumë dhe nga Varshava, se  aty mund të jetë dhe çelësi  i suksesit të tyre politik dhe brenda vendeve të tyre.

Pavarësisht nga retë e dyshimeve, ekziston sërish besimi se Tusk, i mbështetur nga forcat reformatore brenda vendit si dhe nga Brukseli, Parisi, Berlini, Londra dhe metropole të tjera europiane do ta kthejnë dështimin presidencial të 1 Qershorit në mundësi më të madhe për të përballuar sfidat dhe  problematikat e reja polake me fillimin nga puna në shtator të Presidentit Nawrocki.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.