• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

    Dumani, Çela dhe Proda në takim me Celibashin në KQZ, inspektojnë Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore

    Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 5 Majit

    “Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate

    Presidenti Begaj uron kryeministrin e rizgjedhur të Australisë: Krenar të shohim udhëheqës me rrënjë arbëreshe

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Presidenti Bajram Begaj fjalim në Asamblenë e OKB: Njiheni pavarësinë e Kosovës!

22 Shtator, 2023
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj mbajti sot fjalën e tij në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që është duke u zhvilluar në New York.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj

Rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit mbi Agjendën 2030 dhe Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm drejt paqes, përparimit të prosperitetit dhe stabilitetit për të gjithë”

Kombet e Bashkuara, Nju Jork – 21 shtator 2023

I dashur zoti President,

Shkëlqesi,

Jam i nderuar të flas sot përpara jush dhe të shpreh vlerësimin tim të thellë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo asamble shërben si një platformë unike për bashkëpunim global dhe ofron shpresë për një botë më të mirë. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time të sinqertë Presidentit Fransis për zgjedhjen e tij dhe t’i përcjell urimet e mia më të mira për vazhdimin me sukses të kësaj asambleje.

Dëshiroj gjithashtu t’i shpreh urimet e mia më të ngrohta Sekretarit të Përgjithshëm Guterres, për përpjekjet e tij të vazhdueshme për paqe në botë dhe për qëndrimin e tij të vendosur në mbrojtje të Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut përballë kaq shumë vështirësive të kohëve të sotme.

Lidershipi i tij nxit besimin në Kombet e Bashkuara. Rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global është më shumë se kurrë një domosdoshmëri për pajtim, mirëkuptim dhe më shumë bashkëpunim. Është e vetmja mënyrë se si mund të përballemi me sfidat e sotme të përbashkëta dhe globale, që nuk po prekin vetëm të tashmen, por po rrezikojnë edhe të ardhmen e brezave që do të vijnë. Dhe gjithçka duhet të fillojë duke vlerësuar rajonet dhe vendet bazuar më së shumti në kontributet sesa në dështimet e tyre.

Zonja dhe zotërinj, Që nga viti 1955, kur Shqipëria u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara, shumëçka ka ndryshuar. Nga një vend i vetëizoluar, Shqipëria tani qëndron krenare si anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Aktualisht, Shqipëria po mbyll mandatin e saj të parë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe këtë muaj ne në mēnyrë produktive po kryesojmë këtë organ të OKB-së për të dytën herë.

Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria vazhdon të japë kontribut të palëkundur për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Shqiptarët luajnë një rol vendimtar në Evropën Juglindore. Ne përbëjmë shumicën në dy Republika të pavarura, Shqipëri dhe Kosovë, formojmë një pakicë themelore në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhe pakicë të rëndësishme në jugun e Serbisë.

Gjatë gjithë historisë sonë, Shqipëria i është përmbajtur një politike të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Jemi thellësisht të shqetësuar për krizat e herëpashershme që përsëriten në marrëdhëniet mes fqinjëve. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë.

Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj integritetit dhe prosperitetit të Kosovës. Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë.

Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon. Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje.

Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton.

NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVES!

Shkëlqesi

Shqipëria, pavarësisht se është një komb i vogël me një demokraci të re, ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi, si dhe pushtime që nuk i kërkoi dhe as i pranoi. Edhe pse kujtime të dhimbshme, ato kanë dhënë mësime të paçmueshme.

Është pikërisht për shkak të historisë së saj që Shqipëria i kushton rëndësi të madhe të drejtës ndërkombëtare si mbrojtja e saj kryesore. Ne përqafojmë me vendosmëri parimet e rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla, ku marrëdhëniet midis kombeve bazohen mbi respekt dhe jo mbi pushtet absolut. Ky angazhim është arsyeja përse ne e kemi dënuar vazhdimisht dhe pa mëdyshje agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Pavarësisht madhësisë sonë Shqipëria ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në arenën ndërkombëtare, si në nivel rajonal, ashtu dhe në atë global, në kërkim të paqes dhe sigurisë.

Megjithatë, ne e pranojmë se zhvillimi i qëndrueshëm është një komponent integral i arritjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm kuptimplotë është i paarritshëm pa pasur në themel paqen dhe sigurinë e vërtetë. Akti i agresionit të paprovokuar dhe i pajustifikuar rus kundër fqinjit të tij, fatkeqësisht flet më shumë se fjalët tona. Kjo luftë absurde dhe keqdashëse ka prekur drejtpërdrejtë dhe tërthorazi dimensione të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për Ukrainën dhe rajonin, por për të gjithë globin.

Kjo luftë e pakuptimtë ka prishur tregjet ndërkombëtare, ka shkaktuar paqëndrueshmëri ekonomike, ka shkatërruar infrastrukturën, përfshirë rrjetet e transportit dhe objektet industriale, dhe ka larguar vëmendjen dhe burimet nga adresimi i sfidave të përbashkëta të zhvillimit, dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Lufta në Ukrainë ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe ka ndikuar në bashkëpunimin midis vendeve. Ka nxjerrë në pah tensionet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e tensionuara diplomatike, duke penguar bashkëpunimin ndërkombëtar për nismat e zhvillimit të qëndrueshëm. Efektet e përhapura të luftës, përfshirë zhvendosjen, migrimin dhe shqetësimet ekonomike dhe të sigurisë, siç e kemi parë, mund të kenë pasoja globale që pengojnë përparimin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ).

Zonja dhe zotërinj,

Shqipëria e mirëpriti samitin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe deklaratën politike të miratuar. Është një moment historik për riaktivizimin e përpjekjeve dhe angazhimeve tona të përbashkëta për arritjen e Agjendës 2030.

Ne besojmë fuqimisht se suksesi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm qëndron në përpjekjet tona kolektive për të adresuar sfidat që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Përpjekjet kolektive nënkuptojnë nevojën urgjente për veprime vendimtare për të mbështetur më mirë vendet në zhvillim. Shqipëria e njeh nevojën e domosdoshme për reforma dhe është e gatshme të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar një mjedis të përshtatshëm që u lejon vendeve në zhvillim të marrin pjesë aktive dhe të përfitojnë nga ekonomia globale.

Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është e përkushtuar të reduktojë nivelet e varfërisë dhe pabarazisë brenda viteve 2027 dhe 2030, në përputhje me kontributet tona klimatike të përcaktuara në nivel kombëtar. Ne njohim nevojën për angazhime gjithëpërfshirëse të politikave për të nxitur energjinë, ushqimin, tranzicionin digjital dhe social, të nevojshëm për të arritur këto standarde.

Përafrimi i buxheteve tona kombëtare me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, integrimi i barazisë gjinore, rigjallërimi i kapaciteteve të sektorit publik dhe forcimi i të dhënave dhe sistemeve tona të monitorimit janë ndër veprimet themelore që kemi prioritet. Shqipëria e njeh rëndësinë e këtij sesioni si një moment qendror për botën tonë. Është një mundësi për të kaluar nga frika në shpresë dhe nga pesimizmi i thellë në veprim të përshpejtuar. Ne jemi të përkushtuar të luajmë rolin tonë dhe të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të siguruar realizimin e suksesshëm të Agjendës 2030.

Zonja dhe zotërinj,

Do të doja të sjell në vëmendjen tuaj edhe qëndrimin e Shqipërisë për një nga çështjet më të debatuara sot, atë të multilateralizmit. Sfidat e sotme kritike tregojnë se arsyeja universale është e vetmja rrugëdalje. Ne e pranojmë se paqja është e pandashme: ne nuk mund të sigurojmë paqen mbi sakrificat e popujve në luftë. Askush nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përsa kohë këtë paqe nuk e gëzojnë të gjithë.

Shqipëria pranon gjithashtu se të drejtat e njeriut janë të pandashme: ne nuk mund të sigurojmë të drejta bazë për të gjithë nëse zgjedhim një nëngrup të drejtash dhe shpërfillim pjesën tjetër. Vuajtjet e shkaktuara nga tortura ose uria janë të vështira të dallohen – janë vuajtje të papranueshme dhe të panevojshme që mund të shmangeb nëse ne përqafojmë të gjitha të drejtat – civile, politike, socio-ekonomike dhe kulturore.

Shqipëria është kandidate për Këshillin e të Drejtave të Njeriut në zgjedhjet e ardhshme të muajit pasardhës. Nëse zgjidhemi, ne do të mbrojmë të drejtat e njeriut në kuptimin e tyre më të gjerë. Kjo përfshin të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e pakicave dhe të drejtën themelore për mundësi të barabarta. Ne do të punojmë me vendet e tjera për të mbrojtur, promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut si kusht jetik për zhvillimin dhe prosperitetin individual dhe kolektiv.

Në kontekstin rajonal, ne presim me padurim samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor këtë tetor, në Tiranë. Ne jemi të përkushtuar për ta transformuar rajonin tonë në një shembull besimi dhe partneriteti që kapërcen kufijtë dhe komunitetet. Multilateralizmi është thelbësor për përpjekjet tona kolektive. Është mbi të gjitha, një vizion se si shtetet duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate më të mira për të gjithë. Pra, në thelb, bëhet fjalë për pritshmëritë e një sjelljeje të pranueshme në të ardhmen.

Multilateralizmi kërkon që ne të shqyrtojmë jo vetëm nëse marrëveshjet ekzistuese janë efektive apo efikase, por edhe nëse praktikat dhe proceset ekzistuese shumëpalëshe janë të drejta. Është koha që të angazhohemi pa kushte, plotësisht dhe me mirëbesim për të arritur një reformë kuptimplotë, duke patur Këshillin e Sigurimit në qendër të tij. Asnjë vend, qeveri apo individ nuk mund të jetë mbi ligjin.

Shqipëria mbështet reformën e Kombeve të Bashkuara dhe organeve të saj kryesore, me syniminin për të forcuar aftësinë e Organizatës për të trajtuar sfidat dhe kërcënimet aktuale në zhvillim për paqen, sigurinë dhe zhvillimin ndërkombëtar. Fuqia e Këshillit të Sigurimit qëndron në kapacitetin e tij për të ndërhyrë me vendosmëri në shërbim të paqes dhe sigurisë. Pyetja në ditët e sotme nuk duhet të jetë më nëse Këshilli mund të ndërhyjë në cështjet e brendshme të shteteve apo jo. Përkundrazi, pyetja duhet të jetë se si Këshilli mund të ndërhyjë në mënyrë inteligjente, reflektuese dhe në kohë, në shërbim të vlerave dhe mandatit për të cilin është krijuar.

Të nderuar Shkëlqesi, Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1912, vendi im ka pësuar transformime të rëndësishme territoriale. Aktualisht, Shqipëria krenohet me peizazhe magjepsëse urbane dhe rurale që jua inkurajoj me gjithë zemër t’i eksploroni.

E përmend këtë jo thjesht për t’ju bërë një ftesë për në Shqipëri, por edhe për të nënvizuar rëndësinë e transformimit territorial që qëndron përpara nesh. Përballë ndryshimeve klimatike, kjo sfidë është thelbësore përmes 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Shpresoj që vendi im dhe kombet tona të mund ta trajtojnë në mënyrë efektive këtë sfidë duke mbrojtur burimet tona natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Qasja jonë duhet të përfshijë respektimin e diversitetit të këtyre burimeve dhe bashkëpunimin me komunitetet e angazhuara si në çështjet mjedisore, ashtu dhe në përpjekjet për ruajtjen e kulturës.

Unë besoj fuqimisht se kjo qasje përforcon demokracinë i vetmi sistem politik i aftë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë. Vetëm në një botë të tillë brezat tanë të ardhshëm mund të gjejnë lumturi dhe begati. Përpjekjet tona të përbashkëta mund t’i shtrojnë atyre rrugën për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Një e tillë është kjo organizate të nderuar. Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj!

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

8 Maj, 2025
FOKUS

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025
POLITIKË

Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

8 Maj, 2025
German President Frank-Walter Steinmeier speaks during the Bundestag ceremony marking the 80th anniversary of the end of the Second World War. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Presidenti gjerman paralajmëron të mos harrohen mësimet e Luftës së Dytë Botërore

8 Maj, 2025

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025

Beteja për Kashmirin: Ekuilibri bërthamor i urrejtjes

8 Maj, 2025

Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.