• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Begaj pret homologun e Estonisë: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, garanci për stabilitet në rajon

7 Qershor, 2023
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Estonisë, Alar Karis.

Në fjalën e tij presidenti Begaj u shpreh se dy vendet tona janë sot më pranë se kurrë njëri-tjetrit, ndërsa shprehu falenderim për mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të vendit tonë drejt BE-së.

“Dy vendet tona, edhe pse ndodhen disa mijë kilometra larg gjeografikisht, janë sot më pranë se kurrë me njëri-tjetrin. Kjo dëshmohet me këtë vizitë të Presidentit, që është e para e një presidenti estonez në Shqipëri. Dëshmohet gjithashtu me të gjithë mbështetjen e Estonisë dhënë vendit tonë gjatë viteve të fundit. E falënderova Presidentin e Estonisë, që na kanë qëndruar pranë dhe vazhdojnë të na gjenden pranë në procesin e integrimit në BE.
Integrimi në familjen e madhe evropiane është objektivi ynë madhor strategjik”, tha Begaj.

Presidenti vuri në dukje se, Shqipëria mbajti vitin e kaluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, falë mbështetjes edhe të Estonisë, teksa u shpreh besimplotë se këtë vit do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, sërish edhe përmes përkrahjes së Estonisë.

“Integrimi jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, do të ishte një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme të stabilizuar dhe të prosperuar të të gjithë rajonit. Në këtë kuadër, vlerësova se Estonia ka luajtur dhe vazhdon të luajë rolin e saj mbështetës për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar dhe të zhvilluar. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe në situatën e sigurisë globale ku ndodhemi sot”, theksoi Presidenti.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek agresioni brutal dhe i pajustifikuar rus kundër Ukrainës, që solli në Evropë erërat e trazuara të një të djeshme që mendonim se e kishim lënë pas, Begaj tha se, “Shqipëria, që në krye të herës, e ka dënuar ashpër këtë agresion.
Nënvizova faktin se vizioni i NATO-s i treguar deri më tani në përballimin e kësaj situate dhe zgjerimi së fundmi i Aleancës me Finlandën, tregoi se jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj”.

“Jam i bindur se kjo do të tregohet qartazi dhe me aderimin sa më të shpejtë të Suedisë si edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet shumë shpejt fare pranë Estonisë, në Vilnius, Lituani. Doja gjithashtu të vija theksin tek pjesëmarrja e trupave tona në misionet e NATO-s në përgjithësi dhe në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Letoni në veçanti, që reflektojnë më së miri rolin aktiv të Shqipërisë si shtet anëtar i NATO-s. Mënyra se si do t’i përgjigjemi bashkarisht sfidave të sigurisë të tanishme, do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja për kontinentin tonë por edhe për botën në dekadat që do të vijnë”, u shpreh Presidenti, teksa deklaroi se sfidat komplekse të sigurisë mund të përballohen vetëm të bashkuar.

“Gjatë takimit nënvizova se Shqipëria, ashtu sikundër edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, apo edhe vendet e Baltikut, janë të kërcënuara nga influencat e aktorëve të tretë keqdashës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne. I shpreha mirënjohjen mikut tim për ndihmën shumëdimensionale që i kanë dhënë vendit tonë përgjatë viteve. Programet dhe projektet ku Estonia ka dhënë kontributin e saj në Shqipëri përfshin fushat që nga ajo e sigurisë apo sistemi gjyqësor, tek qeverisja elektronike. Estonia është vendi i parë në Bashkimin Evropian në ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike, ndaj ne kemi shumë për të mësuar nga ju, dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në këtë drejtim do të ishte i mirëpritur”, theksoi Begaj.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi ekonomik, Presidenti i Republikës theksoi se ekspertët dhe institucionet e të dy vendeve duhet të eksplorojnë më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm.

“Shpreha bindjen se hapësira ka pafund, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, startup-eve, energjisë, kërkimin, inovacionin, edukimin, çështjet e biodiversitetit e kështu me radhë. Kuadri ligjor që kemi në fuqi për shmangien e tatimit të dyfishtë, e mundëson një gjë të tillë, edhe në fushën e turizmit. Një tjetër dimension ku u ndalëm gjatë takimit tonë, dhe ku bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë mjaft i frytshëm, është edhe ai në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë evidentova mbështetjen reciproke për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Begaj përshëndeti përkrahjen që Estonia i ka dhënë Kosovës, në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Kjo mbështetje është gjithashtu një tregues i qartë i vullnetit të Estonisë për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor të shohë nga e ardhmja”, theksoi Presidenti, teksa nënvizoi se ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, na kujtojnë edhe një tjetër herë rëndësinë që ka zbatimi sa më parë i marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër nga ana e Serbisë dhe Kosovës.

“Vizita juaj sot, është e para e një presidenti estonez, por jam i bindur se nuk do të jetë e fundit. Teksa vitin e shkuar festuam 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, jam besimplotë se përpara na presin dekada shumë të frytshme bashkëpunimi. Qëndrim sa më të mbarë në Shqipëri!” – u shpreh Begaj.

Related- Posts

POLITIKË

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025
NGJARJE

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.