• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Presidenti Begaj: Shqipëria, faktor paqeje në rajon

18 Janar, 2023
in Kryesore, NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj organizoi sot  ceremoninë e pritjes tradicionale me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Begaj shprehu shqetësim për situatën në Evropë dhe rrezikun që shfaqet në Ballkan për shkak të luftës në Ukrainë nga agresioni rus. Ai theksoi se, Shqipëria mbështet Ukrainën si pjesë e e aleancës euroatlantike.

“Pikësëpari dua të ndaj me ju shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet Evropa dhe rrezikun që shfaq kokën herë këtu e herë atje në Ballkan. E kam fjalën për agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, i cili vijon përpos bashkërendimit dhe vendosmërisë euroatlantike në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, qeverisë së saj dhe popullit ukrainas. Shqipëria mbetet vendosmërisht në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike. Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave. E them këtë me plotgojë si Presidenti i një vendi që nuk është gjendur asnjëherë në rolin e agresorit, por i është dashur të vetëmbrohet vendosmërisht.

Begaj theksoi se, “rasti më  i freskët është sulmi kibernetik ndaj shtetit shqiptar, sulm i strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik. Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë”.

Ai falënderoi “aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë”.

Ne, theksoi Begaj, “mbetemi të gatshëm të bashkëpunojmë në nivel rajonal, po aq sa në atë euroatlantik për t’u bërë ballë sulmeve, provokimeve, e për të forcuar paqen e mirëqenien e popujve. Shqiptarët kanë ditur të jenë në krahun e popujve të tjerë në emër të lirisë, barazisë e mirëqenies. Duke forcuar drejtësinë, demokracinë dhe aleancat tona, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Fjala e plotë e Presidentit Bajram Begaj

Të nderuar ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik! Të nderuar miq e pjesëmarrës!

Si fillim, më lejoni t’Ju uroj një vit të mbarë e të frytshëm në vendin tonë për ju dhe familjet tuaja! Në vijim, e pikësëpari dua të ndaj me ju shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet Europa dhe rrezikun që shfaq kokën herë këtu e herë atje në Ballkan.

E kam fjalën për agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, i cili vijon përpos bashkërendimit dhe vendosmërisë euroatlantike në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, qeverisë së saj dhe popullit ukrainas. Shqipëria mbetet vendosmërisht në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike. Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave.

E them këtë me plotgojë si Presidenti i një vendi që nuk është gjendur asnjëherë në rolin e agresorit, por i është dashur të vetëmbrohet vendosmërisht. Dhe, rasti më  i freskët është sulmi kibernetik ndaj shtetit shqiptar, sulm i strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik. Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë.

Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë. Ne gjithashtu mbetemi të gatshëm të bashkëpunojmë në nivel rajonal, po aq sa në atë euroatlantik për t’u bërë ballë sulmeve, provokimeve, e për të forcuar paqen e mirëqënien e popujve. Shqiptarët kanë ditur të jenë në krahun e popujve të tjerë në emër të lirisë, barazisë e mirëqënies. Duke forcuar drejtësinë, demokracinë dhe aleancat tona, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik!

Ballkani ka bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal, të shtetit të së drejtës dhe integrimit europian. Dua të rishpreh gëzimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse me vonesë.

Besoj se organizimi i samitit të Ballkanit Perëndimor është shembull mirënjohjeje e vlerësimi, e unë uroj që mirënjohja e vlerësimi të kthehen në vlera themelore të një Bashkimi Europian që zgjerohet në Ballkan. Padyshim, këto janë vlera që do të duhet të arrijmë t’i përçojmë edhe përtej Europës, drejt një bote ku përveç vendeve të mëdha e të vogla, ka tashmë edhe gjeste të mëdha e të vogla. Interneti dhe rrjetet sociale na kanë lidhur si asnjëherë me njerëzit dhe gjestet e tyre arrijnë të tejkalojnë përmasën e fuqinë e gjesteve shtetërore e zyrtare.

Si President i Shqipërisë, dua të flas në emër të qytetarëve të vendit tim, e shpreh bindjen kombëtare në paqe, dialog, demokraci, shtetin e së drejtës e vlerat ballkanike e europiane. Në këtë kuptim, shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani pasional, por jo konfliktual.

E ndërsa flasim për konflikt, nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e  Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë.

Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit.

Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu.

Është e udhës për qeverinë që ka përgjegjësinë historike të kërkojë ndjesën e agresionit dhe të jetë e para në tryezën e dialogut.

Gjithsesi, ky është veçse një sugjerim, ndoshta më shumë një urim dashamirës prej vullnetit për të zgjidhur një nga tensionet me potencial  konflikti në rajonin tonë dhe dëshirës për kontribut të përbashkët për  paqen, demokracinë, e mirëqënien e  rajonit.

Gjej rastin të kujtoj këtu se shqiptarët, kosovarët, kanë qenë objekt spastrimi etnik në histori. Me shumë maturi, ne jo vetëm mbrojmë të drejtat tona, por edhe dinjitetin rajonal e europian.

Ne nuk e mohojmë se emigracioni ka shumë aspekte që s’janë vetëm pozitive ose vetëm negative. Si fillim, migracioni i sotëm brenda për brenda Europës ka të bëjë me vendin e origjinës, aq sa me vendin pritës. Është struktura e tregut europian të punës që dikton shumë lëvizje migratore në Europë. Është e vërtetë, që përtej emigracionit profesional, ekonomik e arsimor, ka qarkullim të krimit të organizuar apo edhe atij ordiner. Të dy këto të fundit as nuk kanë lindur, e as janë rritur në Shqipëri, por janë fenomene ndërkombëtare me burime, fuqi e mbështetje shumë përtej Shqipërisë dhe përmasave të saj.

Si përfaqësues të vendeve tuaja në Shqipëri, besoj se ju jeni dëshmitarë të veçantë të cilësive të popullit tonë, e shpresoj bashkëudhëtarët tanë në ndërtimin e një bote pa paragjykime.

Më lejoni të përmend këtu fjalët e një mjeshtri të madh të letërsisë shqiptare e botërore, Ismail Kadaresë, i cili thotë se: “Kultura shqiptare, ka qenë përherë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor që vinte nga popuj të tjerë. Mirëkuptimit ajo i është përgjigjur me mirëkuptim, miqësisë – me miqësi dhe kjo është në traditën më të mirë të mendësisë kombëtare.”[1]

Unë shpresoj të gjejmë miqësinë e mirëkuptimin tuaj, në mbështetje të shqiptarëve në suksesin e tyre.

Gjithashtu, dua t’ju shpreh mirënjohjen time për kontributin Tuaj në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore e të turizmit në vendin tonë. Një falënderim të përzemërt për përkushtimin ndaj thellimit të marrëdhënieve midis popujve tanë. Nga ana tjetër, ju lutem ruani bindjen se Shqipëria do të bashkëpunojë në të gjithë aspektet që i shërbejnë sigurisë, po aq sa edhe  mirëqënies demokratike, sociale e ekologjike të popujve tanë.

Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik!

Dua t’i kushtoj një moment të veçantë urimi Ambasadorit të Republikës së Bosnje-Herzegovinës dhe Ambasadorit të Republikës së Kosovës. Bosnje Herzegovinës për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian dhe Kosovës për votën në favor të liberalizimit të vizave. Shpresoj që rruga e hapur për lëvizjen pa viza të qytetarëve kosovarë, të bëhet realitet në datën e përcaktuar nga vendimi dhe pa vonesa, kushte a objeksione.

Në fakt, ky është urimi im për vitin në vijim; uroj që marrëdhëniet midis vendeve të orientohen nga politika shtetërore afatgjata me prioritet paqen, mirëqënien dhe vijimësinë e një planeti të sfilitur edhe ekologjikisht. Këtë të fundit e them edhe me vetëdijen, që Shqipëria ka një ndër lumenjtë e fundit të egër në Europë, në të cilin jetojnë mëse 1100 specie.

Në këtë fillim të vitit 2023, urimi im kryesor për të gjithë ne dhe popujt tanë është për një fillim të ripërtërirë të  një periudhe të re, në të cilën politika e jashtme është rezultat i një ndërgjegjeje rajonale e globale.

Dikush mund ta quajë këtë edhe naivitet, apo wishful thinking, por nuk është i tillë, nëse shprehet si angazhim nga përfaqësuesi shtetëror i një vendi, sepse ky është angazhimi i Shqipërisë.

Ju falënderoj për vëmendjen!

[1] Marrë nga parathënia e shkruar prej Ismail Kadare në librin “Arti i Rilindjes shqiptare” të Ferit Hudhrit, Onufri, 2000.

Related- Posts

POLITIKË

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025
NGJARJE

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
Kryesore

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Shfaqet në Harbin premiera e filmit që ekspozon mizoritë e agresorëve japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.