Presidenti Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që siç u shpreh ai, jetojnë e punojnë me punë të ndershme.
Përmes një kartoline në profilin zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.
Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.
“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare”, shkruan Begaj.
“Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.
/Argumentum.al