• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Biden zotohet të ndalë agresionin rus: “Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”

2 Mars, 2022
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit, mes shqetësimesh të brendshme e një bote në ankth, Presidenti Joe Biden u zotua të ndalë agresionin rus në Ukrainë, të zbusë inflacionin në rritje në SHBA, si dhe për të trajtojë problemet e lidhura me koronavirusin. Megjithë rënien e ndjeshme të infeksioneve, virusi vijon të jetë i rrezikshëm.

Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe mes ovacionesh të forta vlerësoi popullin ukrainas për shpirtin luftarak.

“Le t’i dërgojmë secili prej nesh një sinjal të qartë Ukrainës dhe botës se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden tha se ai dhe të gjithë anëtarët e Kongresit, pavarësisht nga dallimet e tyre politike, janë të bashkuar me një vendosmëri të palëkundur në qëndrimin se liria gjithmonë do të triumfojë mbi tiraninë. Ai u kërkoi ligjvënësve që çohen e të përshëndesin ukrainasit ndërsa nisi fjalimin, çka u shoqërua me ovacione të forta.

Ishte një shfaqje e dukshme uniteti pas një viti të gjatë përplasjes të ashpra politike mes demokratëve dhe opozitës republikane.

Sfida e Presidentit Biden ishte t’u tregonte amerikanëve se ai është në krye të përgjigjes së Perëndimit ndaj periudhës më të tensionuar në marrëdhëniet me Rusinë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 30 vite më parë.

Fjalimi i presidentit u shoqërua me ovacione nga ligjvënësit shumë prej të cilëve valëvisnin flamujt ukrainas. Disa gra anëtare të Kongresit mbërritën të veshura me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdhë e blu.

“Ne po i shkaktojmë dhimbje Rusisë dhe po mbështesim popullin e Ukrainës. Putini tashmë është i izoluar nga bota më shumë se kurrë. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pret. Ndërsa ai mund të bëjë përparim në fushën e betejës, ai do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në planin afatgjatë. Ne po e mbysim qasjen e Rusisë në teknologji që do të dëmtojë fuqinë e saj ekonomike dhe do të dobësojë ushtrinë e saj gjate viteve në vijim”, tha Presidenti Biden.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ka vënë në provë aftësinë e zotit Biden për t’iu përgjigjur me shpejtësi ngjarjeve pa dërguar forca amerikane në betejë. Kriza e ka detyruar presidentin të rishkruajë fjalimin për t’u përqëndruar në bashkimin e amerikanëve rreth një përpjekjeje globale për të ndëshkuar Moskën dhe për të mbështetur Kievin.

Në fjalimin e tij të së martës në mbrëmje Presidenti Biden nënvizoi vendosmërinë e një aleance perëndimore të rigjallëruar rishtazi, që ka punuar për të riarmatosur ushtrinë ukrainase dhe për të gjymtuar ekonominë ruse përmes sanksionesh. Ai bëri një paralajmërim të fortë kur tha se agresioni i Presidentit rus Putin nuk do të kufizohej vetëm në Ukrainë.

“Gjatë gjithë historisë sonë ne kemi marrë këtë mësim – kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos. Ata (dikatorët) vazhdojnë të bëjnë përpara. Dhe kostot dhe kërcënimet për Amerikën dhe botën vazhdojnë të rriten. Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai refuzoi përpjekjet për diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe, ai mendoi se mund të na ndante në shtëpi tonë. Putini e kishte gabim. Ne ishim gati“.

Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin shembullin e Kanadasë dhe Bashkimin Evropian në ndalimin e avionëve rusë që të fluturojnë në hapësirën e saj ajrore. Ai tha gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë po krijonte një grup pune për të zbuluar krimet e oligarkëve rusë, të cilët ai i quajti “udhëheqës të korruptuar që kanë nxjerrë miliarda dollarë nga një regjim i dhunshëm”.

“Ne do t’u vihemi pas përfitimeve tuaja të paligjshme”, tha ai, duke shtuar se aleatët e SHBA-së dhe evropianëve ishin vënë pas jahteve, apartamenteve luksoze dhe avionëve privatë të oligarkëve rusë.

“Putini mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit ukrainas”, tha Presidenti Biden. “Ai kurrë nuk do ta shuajë dashurinë e tyre për lirinë. Ai kurrë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e botës së lirë”.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojmë popullin ukrainas të mbrojë vendin si dhe të lehtësojë vuajtjet e tyre, duke nënvizuar gjithashtu një moment.

“Më lejoni të jem i qartë, forcat tona nuk janë të angazhuara dhe nuk do të përfshihen në konflikt me forcat ruse në Ukrainë. Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s, në rast se Putini vendos të vazhdojë të lëvizë drejt perëndimit. Për këtë qëllim ne kemi mobilizuar forcat tokësore amerikane, skuadriljet ajrore dhe anijet, për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë. Siç e kam bërë të qartë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të vendeve të NATO-s me energjinë e plotë të fuqisë sonë kolektive“.

Nga ana tjetër kundërshtarët më të ashpër në vend të Presidentit Biden nuk i kanë kursyer kritikat ndaj tij. Ish-Presidenti Donald Trump tha të martën se aktualisht në Ukrainë nuk duhet të kishte luftë, duke shtuar se është e tmerrshme për njerëzimin që “Biden-i, NATO dhe Perëndimi kanë dështuar kaq keq duke e lejuar atë të fillojë”.

Guvernatorja e Ajouas, Kim Reynolds, e zgjedhur për të dhënë përgjigjen republikane, tha se fjalimi i Presidentit Biden erdhi si një ‘shpërthim’ nga e kaluara me inflacionin në rritje, krimin në rritje dhe një Rusi të ringjallur, duke e bërë atë të ndihet më shumë si vitet 1980.

“Para se të bënte betimin, presidenti tha se donte – citoj – ta bënte Amerikën të respektohej përsëri në mbarë botën dhe të na bashkonte. Ai ka dështuar në të dyja frontet“, tha ajo.

Lufta ndaj inflacionit të lartë

Presidenti Biden foli mbi planet për të trajtuar inflacionin duke riinvestuar në kapacitetin prodhues amerikan, duke përshpejtuar zinxhirët e furnizimit dhe duke reduktuar barrën e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit mbi amerikanët.

“Ne kemi një zgjedhje“, tha Presidenti Biden. “Një mënyrë për të luftuar inflacionin ishte të ulnim pagat dhe t’i bënim amerikanët më të varfër. Unë kam një plan më të mirë për të luftuar inflacionin, të ulim kostot dhe jo pagat tuaja”.

Situata lidhur me COVID-19

Presidenti Biden hyri në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve pa maskë, duke reflektuar numrin në rënie të rasteve të koronavirusit dhe udhëzimet e reja federale që synojnë të nxisin publikun sërish drejt aktiviteteve që kryenin para pandemisë.

“Për më shumë se dy vjet, COVID-i ka ndikuar në çdo vendim në jetën tonë dhe në jetën e këtij kombi. Dhe unë e di që ju jeni të lodhur dhe të frustruar dhe të rraskapitur. Sonte mund të them se ne po ecim përpara, të sigurtë, drejt një rutinë më normale”.

Presidenti tha se qeveria administrata e tij do të vazhdojë të luftojë me virusin ashtu sikurse me sëmundjet e tjera duke shtuar se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë nga vaksinimi i më shumë amerikanëve./voa

Tags: bidenukraianusa

Related- Posts

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo
Bota

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025
Bota

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025
NGJARJE

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri i Katarit: Jo “standarde të dyfishta”

15 Shtator, 2025

Deklarata e përbashkët/ Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë: Vetëqeverisja vendore autonome, gur themeli i çdo demokracie

15 Shtator, 2025

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Do të shfaqet filmi “731”, që zbulon krimet e agresorëve japonezë

15 Shtator, 2025

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.