Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli ka mbërritur në Tiranë, për një vizitë pune, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kinës dhe njëherësh Ministër i Sportit, z. Gao Zhidan. Në një ceremoni të veçantë, Presidenti Gao Zhidan është pritur në zyrat e KOKSH nga Presidenti Fidel Ylli, zv/Presidenti Erlind Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima, zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, Drejtoresha e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Foto nga KOKSH
Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli në fjalën e tij ka vlerësuar miqësinë mes 2 popujve ndër vite dhe kontributin e ndërsjellë në disa fusha të jetës dhe cilësoi këtë vizitë si një moment historik, për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në sport. Presidenti Gao Zhidan është shprehur i impresionuar nga pritja që i është bërë në Tiranë dhe theksoi se miqësia mes Kinës dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike do të vijojë të forcohet edhe më tej./cgtn