Presidenti Meta ka inspektuar Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.
Mënjëherë pas inspektimit ai ka postuar në facebook statusin e mëposhtëm:
Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.
Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.
Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI