• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Presidenti Meta: “Shqipëria dhe Kosova çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten në krah të njëra-tjetrës”

30 Dhjetor, 2019
in INTERVISTË, KOSOVA, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Epoka e re” (Gazetari Sadik Zeqiri): Z. President, Shqipëria muajin e kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm, me pasoja tepër tragjike, me 51 humbje jete, mijra banesa e prona të shkatërruara. Sa e ka marrë veten Shqipëria dhe shqiptarët pas kësaj fatkeqësie?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ishte goditur nga një tërmet kaq shkatërrues prej një kohe të gjatë.

U bënë përpjekje të mëdha dhe u zgjua një solidaritet i jashtëzakonshëm.

Pasojat e rënda që la pas tërmeti treguan dobësitë tona në përballimin e këtyre situatave emergjente dhe besoj kemi nxjerrë mësimet e duhura se si t’i përmirësojmë masat dhe reagimet në të ardhmen.

Aktualisht jemi të përqëndruar në sigurimin e strehimit dhe shërbimeve të tjera të domosdoshme për të gjithë njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në të njëjtën kohë, jemi duke llogaritur dëmet dhe nivelin e sigurisë së mijrave shtëpive dhe ndërtesave të dëmtuara.
Besoj se shumë shpejt do të kemi një plan veprimi konkret për rindërtimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave që la pas ky tërmet shkatërrimtar.

“Epoka e re”: Është parë një solidarizim i paparë i institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj me këtë tragjedi që e goditi Shqipërinë. Çka do të thotë për shqiptarët kjo?

Presidenti Meta: Kosova ishte e para që reagoi menjëherë duke na ardhur në ndihmë. E kam shprehur dhe nuk kursehem ta përsëris falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidarizimin maksimal e të jashtëzakonshëm të institucioneve të saj dhe në veçanti të qytetarëve të Kosovës, në ato momente dramatike për Shqipërinë.

Tërmeti i 26 nëntorit tundi si asnjëherë më parë themelet e shumë ndërtesave në Shqipëri, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

Zemrën bujare e Kosovës e dëshmuan veçanërisht dhe ata qytetarë të saj në pamundësi ekonomike, që shprehën solidaritet, duke ndarë edhe varfërinë e tyre me banorët e prekur nga ky tërmet.

Shqipëria dhe Kosova çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten të parat në krah të njëra-tjetrës, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë solidaritet dhe këtë ndihmë të jashtëzakonshme.

“Epoka e re”: A duhet të shërbejë ky rast për qeveritë e të dy vendeve që të thellojnë bashkëpunimin dhe t’i largojnë ato barriera që vështirësojnë lëvizjen e shqiptarëve? Dhe ku mendoni se Shqipëria dhe Kosova duhet ta forcojnë bashkëpunimin më shumë?

Presidenti Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën.

Shqipëria dhe Kosova duhet të plotësojnë të gjitha boshllëqet apo mangësitë që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve apo të burimeve të zhvillimit ekonomik.

Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira.

Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.

Më vjen keq kur konstatoj se mes dy vendeve tona ka aq shumë marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, por që për fat të keq janë ende shumë larg konkretizimit të tyre.

Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike.

Kjo është në interesin reciprok të të dy vendeve që kanë vetëm një aspiratë: bashkimin e tyre në Bashkimin Europian.

“Epoka e re”: Cili është qëndrimi juaj për nismën e ashtuquajtur “Mini-Shengen” dhe si i vlerësoni deklaratat e kryeministrit Rama për figurat kryesore politike të Prishtinës?

Presidenti Meta: Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur.

Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme.
Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë.

Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën.

Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj.

Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë.

Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira.

“Epoka e re”: Në Kosovë, edhe disa muaj pas zgjedhjeve ende nuk janë formuar institucionet e reja? Cili është mesazhi juaj për dy fituesit e këtyre zgjedhjeve VV dhe LDK?

Presidenti Meta: Si fitues të zgjedhjeve parlamentare, uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjëshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

“Epoka e re”: Cili është urimi juaj për Shqipërinë dhe për Kosovën për vitin 2020?

Presidenti Meta: Uroj për një Shqipëri me negociata të çelura me Bashkimin Europian, dhe për një Kosovë pa regjim vizash me BE-në, shumë më pranë saj dhe NATO-s.

Related- Posts

POLITIKË

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025
NGJARJE

Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

18 Shtator, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.