Shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit vendor, aty ky komunitet përbën 20% të popullsisë.
Ky propozim ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Nga ana tjetër me kërkesë të minoriteteve edhe tabelat do të jenë në dy gjuhë.
Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.
ReportTv ka siguruar ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t’u kthyer në ligj brenda vitit.
//report.tv