Drejtorja e Agjencia Konbëtare e Turizmit, Kornela Ferizaj lidhur me masat e sigurise që duhet të marrin hotelet këtë vit tha se, çdo hotel do të ketë një koordinator për COVID-19. Ai do të masë temperaturë e çdo klienti, do të sigurojë që të ruhen masat e higjienës.“Edhe distanca në plazh është shumë e rëndësishme që të ruhet, 3 metra. Ka elementë sigurie, por ne kemi një siguri nga biznesi që ata janë të parët që duan të zbatojnë këto masa për të ruajtur shëndetin dhe imazhin. Kemi një konsesus me operatorët privatë për këtë çështje.” – tha ajo.
Drejtorja e AKT theksoi se momentalisht po disktutohet me krerët e bashkive për të vendosur sa përqind do të menaxhohet nga ata, sa nga strukturat akomoduese dhe sa nga restorantet për të garantuar edhe mirëmbajtjen.