Gjatë ditës së djeshme aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për, siç kanë thënë ata, një provë për protestë.
Ndonëse tubimet janë të ndaluara me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Policia gjatë ditës së djeshme nuk ka dhënë përgjigje nëse ata kishin leje për këtë protestë,
Ata kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta. Ndërkohë qytetarët që kanë dalë në shesh shihen se janë të pajisur me mjete mbrojtëse si dorëza dhe maska.
Nisur nga ky fakt “prova” e protestës së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje shihet si një paralajmërim ose në rastin më të keq kërcenim për atë cfarë e pret Kosovën në fund të Majit, atëhere kur do të kemi dhe një përgjigjie përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me mandatarin nga LDK, si kryeministër i ri,z. Avdullah Hoti.
“PDK-ja po ashtu e konsideron këtë organizim politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si përpjekjen e radhës për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen delikate që është duke trajtuar. Ky është një akti i ulët kundër sundimit të ligjit e rendit kushtetues në këtë vend dhe me qëllime për skenar dhune, që vjen disa ditë pas letrës shantazhuese të dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, thekson LDK.
m.d/argumentum.al
© Argumentum