• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

PSE DUHET TA DUROJMË FYERJEN E TANJA FAJON

26 Gusht, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben BLUSHI*

Kur dëgjoj politikanen sllovene Tanja Fajon që vjen në Tiranë dhe thotë se Shqipëria mund të jetë në BE aty nga viti 2030, mendoj se edhe kjo datë është e pamundur pikërisht sepse Evropa është e mbushur me politikane pa asnjë peshë si Tanja Fajon, që flasin pa e ditur c’thonë.

Jo vetëm për ta kapur gafil, se kjo është një gjë shumë e lehtë në këtë rast, nëse do kisha mundësi do ta pyesja pse mendon se Shqipëria mund të jetë pjesë e BE në vitin 2030 dhe jo në vitin 2028? Apo pse jo në vitin 2035?

Çfarë pret Tanja Fajon të bëjmë ne, deri në vitin 2030 që nuk e bëjmë dot në vitin 2028 apo në 2027?

Tanja Fajon natyrisht nuk ka asnjë përgjigje dhe nuk ka si të ketë.

Njëlloj si ajo, në BE ka sot ka me qindra politikanë pa peshë të cilët bëjnë karrierë duke marrë pjesë nëpër seminare ku nuk merret asnjë vendim dhe ku askush nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.

Dikush që i njeh mirë këta lloj politikanësh më thoshte një ditë se për ta, no action is action. Tanja Fajon është tipike e një brezi politIkanësh për të cilët mungesa e veprimit është veprim.

Megjithatë nuk është ajo problemi dhe nuk dua të merrem me të. Askush nuk e zgjedh dot kohën kur jeton.

Problemi pra nuk është Tanja, por Evropa që ka mbetur në dorën e Tanjave.

Evropa që njohim pas viteve 1990 është e ndarë në tre kohë.

Në kohën e parë, pas rënies së Murit të Berlinit, Evropa merrte vendime të drejta, madje shumë të drejta, njëri prej të cilëve ishte antarësimi i Sllovenisë, vendit të Tanja Fajon, në Bashkimin Evripian në 1 maj 2004. 20 vjet më parë.

Në kohën e dytë, që ishte e dominuar nga Angela Merkel, Evropa merrte vendime, pavarësisht se shumë prej tyre ishin të gabuara siç ishte fryrja e krizës greke, për të forcuar Gjermaninë dhe për të dobësuar gjithë të tjerët, çka e nxori jashtë Britaninë e Madhe, e cila me të drejtë nuk e duroi dot dominimin gjerman të Evropës.

Kurse në kohën e tretë, në kohën që jetojmë, problemi është edhe më i madh. Evropa nuk merr më asnjë vendim. Nëse politikanët që drejtojnë sot do ishin në fuqi në vitin 2004, me siguri edhe vetë Tanja Fajon nuk do kishte votuar që Sllovenia, vendi i saj të bëhej antare e Bashkimit Evropan.

Kjo nuk do të thotë se tanja dhe tanjat nuk e duan Slloveninë apo Shqipërinë. Kjo do të thotë se shtyrja, pra mosmarrja e asnjë vendimi është tipari më i spikatur i evropianëve sot.

Evropianët nuk marrin sot asnjë vendim, as për Ukrainën, as për emigracionin, as për Izraelin, as për Hamasin, as për zgjerimin, e si mund t’i kërkojmë ne të marrin një vendim për Shqipërinë.

Sapo mbaron një çështje hapet një tjetër dhe kur çështja e dytë fillon të zgjidhet, vijnë zgjedhjet dhe nëse nuk ke zgjidhur siç duhet çështjen e parë, atëherë e dyta ti humb zgjedhjet, kështuqë tipari më i madh i mbijetesës politike ne Evropë, është hapja e të gjitha çështjeve dhe mosmbyllja e asnjërës.

Prandaj emigrantët dynden por nuk integrohen në Evropë, prandaj nuk ka fund lufta në Ukrainë, prandaj ekonomia është gjithnjë në rënie, prandaj Kosova dhe Serbia nuk gjejnë dot paqe, prandaj nuk ka zgjerim dhe ndoshta nuk do ketë për shumë kohë.

Nëse dikur Evropa kishte strategji, disa nga të cilat dështuan dhe prandaj u kthyen në taktika, tani nuk ka asnjërën por ka vetëm teknika.

Këto mund të quhen teknika elektorale që do të thotë se duke mos bërë asgjë fiton më kollaj.

Më saktë, aftësia për të sajuar kriza, votohet më shumë se aftësia për t’i zgjidhur ato. Kështuqë çdo krizë ndiqet nga një tjetër pastaj dhe nga një tjetër dhe të jetosh në krizë është kthyer në normalitet.

Sepse jetoi në kohën kur strategjitë e mëdha u harruan dhe fuqinë e morën taktikat e vogla, Angela Merkel humbi trashëgiminë e saj politike, Boris Johnson humbi partinë, kurse Macron po i mbyll të dyja mandatet pa çuar asnjë punë deri në fund.

Emanuel Macron është mbreti i kësaj teknike pa thelb që ndryshe kuptohet si : bëj sikur bën shumë dhe mos bëj asgjë. Pirueta e vazhdueshme e Macronit mes të majtës dhe të djathtës në Evropë tani quhet liberalizëm konstruktiv.

Kjo është moda e fundit në Evropë që i ngjan një ecje mbi taka, përpara rrëzimit.

Për fat të keq ne jetojmë në këtë kohë dhe prandaj Tanja Fajon ikën krenare nga Tirana duke besuar se jo vetëm ka bërë një punë, por edhe sepse beson se ne e besojmë se na ka dhënë pak besim.

Tani që kujtoj se Sllovenia u bë antare e BE, 20 vjet më parë në vitin 2004, besoj se vlejnë disa krahasime.

Kushdo që e njeh sadopak këtë vend të mrekullueshëm malor nga i cili dalin herë pas here bastkebollistë të mëdhenj të NBA, zonja të para amerikane apo filozofë marksistë si Sllavoj Zizek nuk më bind dot se diferenca e Sllovenisë me Shqipërinë është gati 30 vjecare.

Sllovenia pa dyshim është një vend i qeverisur më mirë se Shqipëria në 100 vitet e fundit dhe pa dyshim edhe në 30 vitet e fundit, por fati i saj i madh ishte që nuk u përfshi në konfliktet e brendshme të Jugosllavisë. Ndryshe nga ç’ndodhi në Kroaci, lufta mes Serbisë dhe Sllovenisë zgjati vetëm 10 ditë në vitin 1991 dhe pothuajse nuk mund të quhet një luftë, sepse nuk u vranë më shumë se 20 ushtarë.

Pra nëse kthehemi në vitin 2004, vendimi shumë i drejtë i BE për antarësimin e Sllovenisë nuk ishte i shtyrë vetëm nga cilësia e ekonomisë dhe demokracisë, e shtetit të së drejtës, por nga dalja në paqe nga ferri i Jugosllavisë.Kroacia, vendi binjak me Slloveninë, u dogj në këtë ferr dhe mezi doli që andej, për t’u antarësuar në BE gati dhjetë vjet më vonë në 2013.

Ne Evropë ndoshta nuk ka asnjë vend që i ngjan Shqipërisë më shumë se Sllovenia.

Ata kanë 2.1 milion banorë ne kemi 2.4 milion. Ata janë një vend me dalje të vogël në Adriaktik ne kemi daljen më të madhe pas Italisë. Ata kanë shumë pyje dhe male siç kemi dhe ne. Ata kanë poaq borë sa ne, por ne kemi shumë më pak skiatorë. Ata nuk kanë kufi me Serbinë, as ne nuk kemi. Ata janë në NATO edhe ne jemi. Ata kishin vjet 6 milion turistë ne besojmë se kishim 7 milion. Sigurisht ata kanë një prodhim të brendshëm bruto gati 4 herë më të madh se ne por duke patur parasysh se janë antarë të BE prej 20 vitesh, kjo diferencë nuk është aq e madhe sa duket.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne më shumë që të jemi pjesë e BE si Sllovenia? Çfarë nuk kemi bërë që nga viti 2004 kur Sllovenia u bë antare e BE dhe prandaj Tanja Fajon mendon se ka të drejtë të caktojë ditën kur do hyjmë dhe ne?

Unë mendoj se nuk ka një vend që ka bërë më shumë në 30 vjet se ç’i është kërkuar nga Evropa. Shqipëria është vendi më i bindur në këtë kontinent e ndoshta edhe në planet. Shqipëria për fat të keq ka një nënshtrim kolonial që nganjëherë shkon deri në poshtërim.

Na kanë kërkuar të mos pretendojmë asnjë metër katror të humbur në Ballkan, e kemi bërë. Na kanë kërkuar ta dekurajojmë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e bëjmë çdo ditë pa vetëpërmbajtje. Na kanë pushtuar pa na kthyer asnjë reparacion e kemi pranuar. Na kanë kërkuar të armiqësohemi me Rusinë e kemi bërë. Na kanë kërkuar t’i refuzojmë investimet kineze e kemi bërë me kokëfortsi, megjithëse ata vetë nuk e kanë bërë dhe skanë pse e bëjnë. Na kanë kërkuar të çojmë ushtarë në Afganistan, aty ku ne nuk kemi asnjë arsye të jemi, e kemi bërë. Na kanë kërkuar të mbyllim tregun për lindjen e kemi bërë. Na kanë kërkuar të ulim çmimet e produkteve tona bujqësore e kemi bërë. Na i kanë marrë shumicën e burimeve natyrore ose na i kanë shkatërruar, duke i nxjerrë jashtë funksioni, e kemi pranuar. Na kanë kufizuar kuotat e peshkimit në Adriatik e kemi pranuar. Na kanë kërkuar të ndërtojmë një gjykatë speciale të cilën e drejtojnë ata vetë, e kemi bërë. Na kanë kërkuar t’i emërojnë ata gjyqtarët dhe prokurorët e kemi pranuar. Na i monitorojnë zgjedhjet dhe na thonë se si duhet t’i bëjmë e kemi pranuar. Na kanë kërkuar fuqi puntore ua japim cdo ditë. Na kanë kërkuar minatorë, bujq, infermiere, kamarierë, studentë që paguajnë sa frëngu pulën shkollat e tyre të dobëta e kemi bërë dhe e bëjmë. Na kanë kërkuar të ndryshojmë ligjet dhe të mos miratojmë ligje që mund të favorizojnë tregun tonë e kemi bërë.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë akoma që të na trajtojnë si sllovenët?

Pse edhe kur jemi kaq të bindur prapë na kërkohet të jemi edhe më të bindur? Çfarë duhet të bëjmë akoma të na trajtojnë si sllovemët si bullgarët dhe si rumunët?

Nuk e di. Por çështja është se as vetë Tanja nuk e di.

Tani ajo ka ikur dhe unë nuk mund ta pyes dhe në fakt as dua ta pyes sepse mendjelehtëtsia e saj më fyen dhe më detyron të shkruaj gjëra që 30 vjet më parë as i mendoja.

*marre nga faqja personale facebook e autorit

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025
FOKUS

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025
FOKUS

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.