• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Pse-të dhe e ardhmja e Komunitetit Politik Europian Post – Pragë!

7 Tetor, 2022
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

 NGA DR. JORGJI KOTE

Dje, më 6 Tetor u inaugurua në Samitin e Pragës Komuniteti Politik Europian( KPE) me praninë e liderëve nga 27 vendet e BE-së bashkë me 17 shtete kandidate dhe jo antare por partnere të ngushta.

Dihet se idenë për krijimin e KPE-së e hodhi Presidenti francez Macron më 9 Maj në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, e cila u konfirmua më e specifikuar në Samitin e BE-së me 24 Qershor në Bruksel.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, ky Grupim i ri europian është një platformë “për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe begatisë në kontienent”. Ky Samit i parë u  kufizua te çështjet më kritike të sotme – paqja, siguria, klima, kriza energjitike dhe situata ekonomike.

Debatet, diskutimet, hamendësimet, rezervat dhe dyshimet mbi KPE-në, arsyet dhe motivet e vërteta të krijimit, të ardhmen dhe  rrjedhojat e pritshme në politikën europiane dhe më gjerë kanë qenë në qendër të vëmendjes së politikës dhe medias ndërkombtare gjatë këtyre muajve të fundit.

Një ndër shqetësimet kryesore, sidomos në Ballkanin Perendimor kishte të bënte me drojën dhe dyshimet për dobësimin, ngadalësimin e deri në heqjen fare të Zgjerimit të mëtejshëm Europian nga axhenda e BE-së; madje, deri aty sa  forumet europiane dhe rajonale të dy viteve të fundit Zgjerimi qoftë dhe si term  në dokumentat e BE-së “ shpëtoi” vetëm falë  kompromiseve të çasteve të fundit. Dyshimet i shtoi më tepër Strategjia e Zgjerimit 2020, e cila nuk përcakton afate konkrete për antarësimin e vendeve të rajonit tonë.  Ndërkohë, po  zvarritej çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, procedurat e tjera, sidomos shtimi i kontrollit të vendeve antare në çdo etapë të procesit, praktikisht dukej se e shtynin në kalendat greke antarësimin e Ballkanit Perendimor në BE.  

Në fakt, ky shqetësim nuk ishte pa baza; ai i referohej idesë së krijimit të një “Europe me dy shpejtësi/korsi” që qarkullonte deri  vonë dhe asaj me “tri rrathë koncentrikë”, të cilën Presidenti Macron e kishte artikuluar në ligjëratën e tij në Universitetin e Lisbonës më 27 Korrik 2018.

Dyshimi tjetër ishte  se nëpërmjet këtij forumi, Brukseli, Franca dhe Gjermania  synojnë të realizojnë hegjemoninë e tyre në Europë; ndryshe, sipas skeptikëve,  përse është e nevojshme KPE-ja,  kur kemi KiE-në dhe OSBE-në?

Gjithsesi, shumë gjëra duket se tani  janë sqaruar dhe sheshuar. Për më tepër, axhenda e lehtë, informale, takimet dypalëshe, mungesa e një deklarate ose Komunikate nga Samiti i Pragës, sidomos fakti që takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Moldavi, pastaj në Madrid dhe në Londër, duke alternuar kësisoj vendet antare me jo antare të BE-së, mbi të gjitha agresioni rus dhe rezistenca heroike ukrainase  kanë qetësuar “ shpirtrat e trazuar”.

Ndaj, tani  le të ndalemi në “psetë” kryesore që e bëjnë të nevojshëm këtë konstruksion të ri Politik Europian dhe të ardhmen e tij, bashkë me aktorët/faktorët përkatës.

Së pari, kriza e koronës dhe veçanërisht agresioni rus ndaj Ukrainës dëshmoi se BE-ja me 27 vende antare e ka të pamundur të luajë e vetme rolin e saj gjeopolitik në skenën europiane dhe më gjerë. Ajo nuk ka lëvizur pothuajse asnjë cm pas cilësimit epik të ish Ministrit të Jashtëm belg  Mark Eyskens më 1991 se “ BE-ja është gjigand ekonomik, xhuxhmaxhuxh politik dhe krimb ushtarak”. Në 10 vitet e fundit ajo ka dështuar në politikat e saj të fqinjësisë dhe në Ballkan, duke qenë “ zjarrfikëse” por jo menaxhuese.

Ndikim negativ të veçantë ka patur largimi i Britanisë së Madhe,  grindjet/debatet e brendshme për “ ribërjen e BE-së” dhe dukuri të tjera negative.

Veç kësaj, rolin e saj në Europë dhe më gjerë po e kërcënojnë alternativat ruso-kineze, si Bashkimi Euro-Aziatik, apo BRIC ( Brazili, Rusia, India dhe Kina)  

Ja pse, për realizimin e objektivave të saj gjeopolitike, BE-ja ka nevojë të ngutshme për zgjerim dhe kohezion politik me vende të  mëdha fqinje dhe shtete të tjera të fuqishme, sidomos Britaninë e Madhe, Turqinë dhe aktualisht Ukrainën. Veç rolit lider britanik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Turqia ka patur ndikim madhor në frenimin e valëve masive të azilit nga Afrika, duke strehuar për vite me radhë  rreth  4 milion refugjatë. Marrëveshja me të ishte shpëtimtare për  politikën e  kompromentuar të azilit të BE-së; edhe pse  i duhet të paguajë një çmim të lartë, duke  mos “ bërë potere” për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.  

Së dyti, në kuadrin e krijimit të një fronti të gjerë të shteteve demokratike, KPE-ja synon të bashkojë shumë vende, të cilat nuk synojnë antarësimin  në BE, si Norvegjia, Islanda,  Zvicra, ose e kanë të pamundur këtë antarësim brenda një afati të shpejtë kohor; tipik është rasti i Ukrainës dhe i Ballkanit Perendimor, ku statusi “ kandidat” dhe negociatat e antarësimit janë të pamjaftueshme dhe “ nuk ngopin”

Mirëpo, nuk është e drejtë që këto vende aleate tradicionale të BE-së dhe me potenciale të mëdha në fushat e ekonomisë, të sigurisë  dhe të mbrojtjes, të lihen “ në plan të dytë e të tretë”, mbasi kjo do të zbehte ndjeshëm efektivitetin e veprimit politik të BE-së dhe pritshmëritë e saj gjeopolitike.

Së treti, shmangia përfundimtare e ndërhyrjeve dhe rrezikut rus e kinez, sidomos në vendet me sisteme të pakonsoliduara politike dhe ekonomike, në Ballkan dhe gjetkë është kthyer në një përparësi absolute gjeostrategjike. Për rrjedhojë, duke i afruar dhe më shumë këto vende në KPE, BE-ja shuan ose zbut kritikat dhe qortimet për lënien e tyre pasdore përballë rreziqeve të mësipërme.

Së katërti, vërtet që në Europë dhe më gjerë operojnë KiE-ja dhe OSBE-ja, mirëpo përvoja e viteve të fundit tregon se roli dhe ndikimi i tyre lidhur  me kohezionin politik dhe institucional është gërryer sa nuk ka më për shkak të Rusisë dhe Bjellorusisë; në fakt, ato dinë dhe duan vetëm të bllokojnë gjithçka atje dhe në OKB, në kundërshtim të hapur me parimet dhe normat e të drejtës ndërkombëtare.  Ndaj ato nuk do të jenë në  KPE, e cila është bashkim i vendeve me vlera dhe parime të përbashkëta demokratike dhe perendimore.

Së pesti, tashmë është bërë e qartë se KPE-ja  nuk do të zëvendësojë procesin e  zgjerimit dhe as nuk do të jetë shkas për ngadalësimin e ritmeve të tij. Përkundrazi,  falë marrëdhënieve, nismave dhe mundësive politike që do të krijohen brenda tij, KPE-ja do të sugjerojë lehtësimin dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe promovimin e programeve shtesë të ndihmave të BE-së.

Por, le ta theksojmë se përparimi në këtë drejtim do të jetë kryesisht në vartësi të ecurisë së vendeve kandidate në procesin e reformave demokratike dhe arritjeve të brendshme. Ndaj, të mos e gënjejë njeri mendja se KPE-ja do të jetë  alternativë, zëvendësues ose kompensues i Stategjisë së Zgjerimit, aq më pak i retorikave dhe dështimeve tona me reformat dhe në procesin e negociatave të antarësimit.

Së gjashti, KPE-ja  do të jetë “pronë” e të gjithëve, pa dallim e diskriminim, pavarësisht nga madhësia gjeografike, popullsia, pesha ekonomike, etj.  

Sa për pyetjen përse e lançoi Macron dhe Franca idenë e KPE-së, vetëkuptohet se si bashkëthemelues të BE-së, falë peshës gjeopolitike dhe kontributit të tyre të gjithanshëm, Franca dhe Gjermania janë dhe do të mbeten boshti i pazëvendësueshëm i BE-së. Asnjë vend tjetër i madh perendimor nuk i ka kapacitetet, konsensusin, përvojën dhe rolin e tyre historik në Europë dhe më gjerë. Pastaj, nëse këtë nismë do ta shpaloste një vend më i vogël, do të thuhej, po pse te ai mbeti kjo nismë e madhe, ai mbeti për të na mësuar, ose do të quhej si “ satelit” i ndonjë vendi të madh. Ndaj, është më e udhës të gjykohet se sa ia vlen një ide apo nismë politike, sidomos kur lançohet nga një vend me rezonancë planetare si Franca mbi baza gjithëpërfshirëse.

Deri tani përmendëm aspektet pozitive dhe avantazhet, por funksionimi i KPE-së nuk përjashton dhe të kundërtën, dmth problemet, sherrnajat, kthimin e tij në një tribunë kundër BE-së, vendeve dhe vendimeve të tij të veçanta.KPE-ja nuk ka asnjë imunitet pej këttyre dukurive të këqia që kan kapluar BE-në, NATO-n etj.  

Së fundi, në fakt, siç dhe ishte paralamëruar, nga Samiti inaugurues në Pragë nuk pritej ndonjë gjë konkrete, veç frymës, dhe klimës pozitive premtuese. Në fakt, puna e vërtetë fillon tani me përgatitje dhe hapa intensive për strukturimin, përcaktimin e misionit dhe procedurat e antarësimit të tij; këto të fundit do të mbështeten mbi parimin e  “ soft – laë” ose “ e drejta e butë” çka nënkupton jo kritere të rrepta si ato të BE-së,  jo të drejtë vetoje dhe shumicë të cilësuar votash; mbi të gjitha respektimin e standardeve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Këto dhe të tjera aspekte do të përcaktohen në Programin e KPE-së deri në vitin 2023,  i cili do të jetë produkt i bashkëautorësisë së vendeve antare të BE-së me ato kandidate dhe jo – antare. Përpunimi dhe miratimi i tyre përfundimtar do të bëhet pas zgjedhjeve europiane të vitit 2024. Kjo do të krijojë hapësirë dhe kohë të bollshme, që mbi bazën e propozimeve që do të bëhen deri atëhere në KPE, edhe BE-ja nga ana e saj të bëjë ndryshimet e duhura në traktatet e saj themelore, të cilat  parashikojnë heqjen e vetos dhe lejojnë shumicën e kualifikuar në aspektet e politikës së jashtme, të zgjerimit, etj.

Përfundimisht, ka shumë të ngjarë që nëse gjithçka ecën mirë dhe pa probleme, nëpërmjet KPE-së të krijohet një arkitekturë e re gjeopolitike në Europë, në bashkëpunim me SHBA-të, por me një autonomi cilësisht më të madhe. Ndonëse pak më lart u tha se tani për tani ajo nuk zëvendëson e as dublon  ndonjë grupim tjetër europian, në të ardhmen e afërt KPE-ja mund të kthehet në një lloj OSBE-je të re, veçse tani pa Rusinë dhe Bjellorusinë, mbi bazën e një dokumenti vijues të ngjashëm me “ Akti Final i Helsinkit”( 1975) dhe “ Karta e Parisit për një Europë të re “ e Nëntorit 1990.

Së fundi,   në kushtet e krizave të rënda që kanë mbërthyer kontinentin, të telasheve dhe halleve të përditshme të miliona qytetarëve europianë, jehona e KPE-së është në minimumet e veta.  Por, vendimtare për të ardhmen dhe suksesin e saj  do të jetë fitorja e  Ukrainës mbi Rusinë, si triumfi i vlerave europiane mbi rregjimet totalitare dhe autoritare. Ajo do të krijojë një moment  të ri epokal paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi, pse jo dhe më entusiazte se atmosfera e krijuar pas ribashkimit gjerman dhe europian 32 vite më parë.  

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Editorial

Mandati që nuk përfaqëson…

3 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

1 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti G 6+1! Samit historik dhe Trump Show! Zelenski 0:2! Humbësit dhe fituesit e luftës 12 ditore!

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

4 Korrik, 2025

Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

4 Korrik, 2025

Vuçiç i bën thirrje protestuesve: Mos bllokoni qytetet më 4 korrik

4 Korrik, 2025

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025

Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.