Pas përfundimit të afatit të aplikimit për ndihmën financiare nga punëdhënësit, Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën e punonjësve që janë përfitues dhe për të cilët punëdhënësit në kanë aplikuar. Në listë janë rreth 5 mijë persona dhe bie në sy që në listë ka dhe shumë punonjës të huaj.
Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.
Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhëni i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.
Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmëëx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6ëI/vieëform?edit_req
Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin me te dhenat bankare.——-qeveria ka njoftuar per Eurobondin e tiemtuar një ditë më parë nga Shqipëria në tregjet e kapitalit. Kryeministri Rama gjate nje konference per shtyp vlerësoi rezultatin e arritur nga vendi ynë duke theksuar se kjo ka ardhur si efekt i besimit në ekonominë shqiptare librat e saj të llogarisë në sytë e ndërkombëtarëve.
“Kemi arritur një rezultat që na inkurajon dhe për realizimin e planit Shqipëria 2030 duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen sepse Shqiëpria ndryshe nga vendet e tjera del nga dy goditje siç ishte tërmeti dhe koronavirusi. Sapo të jemi gati në javët në vijim do të bëjmë prezantimin e planit kombëtar. Nuk do jetë një plan kombëtar në letër as një strategji për dokument por një plan veprimi i kalendarizuar në afatshkutë afatmesëm afatgjatë. Ajo që la ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet kapitale është vlerësimi i lidhur me riskun.
Shqiëpria është i pari vend inë tregjet në zhvillim që del me një prim zero në një emetim të ri bondesh. Na u ofrua 4.8 herë më shumë sesa kemi kërkuar. Jemi të besueshëm dhe me libër llogarish të qarta.
Flitet për Yeld që nisi nga 4.125 e zbrtimi deri në 3.625 duke i lejuar Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz ne pagesën e borxhit” tha Rama.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj sqaroi se ishin të paktën 190 invstitorë të interesuar për Eurobondin shqiptar nga tregjet europiane dhe ato nga Amerika. Financimi sipas Denajt do të përdoret për rifinancimin e eurobondit 250 milionë euro në nëntor të ëktij viti ndëkrohë që pjesa tjetër për të plotësuar nevojat për vitin 2020.
Ministri tjetër i Shtetit dhe Rindërtimit Arben Ahmetaj e ka cilësuar këtë një sukses të dytë pas atij që shënoi Shqiëpria në konferencën e donatorëve në 17 shkurt ku u mbështet me fonde për rindërtimin pas fatkeqësisë së tërmetit.
Taksat e biznesit të vogël dhe fiskalizmi
Kreu i qeverisë i është përgjigjur interesit të mediave sa i takon taksave të biznesit të vogël si dhe fiskalzimit. Rama nënvizoi se ashtu sikurse është deklaruar biznesi i vogël do të jetë pa tatimfitim deri në vitin 2029 teksa do të shihet edhe mundësia për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ai solli në vëmendje politikën e ndjekur për bizneset në zonat rurale dhe agrotuzimet duke inkurajuar investimet në këtë fushë që gjenerojnë të ardhura dhe hapin vende pune