• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

    Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

    Kryeministri Rama mikpret Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

    Presidenti i Republikës pret në takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer

    09 April 2025, Berlin: Friedrich Merz, CDU candidate for chancellor and CDU federal chairman, speaks at a press conference of the CDU/CSU and SPD party chairmen to present the coalition agreement in the Paul Loebe House. Photo: Kay Nietfeld/dpa

    Kancelari gjerman, Merz uron Ramën: Pres me padurim vijimin e bashkëpunimit

    Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

    Liderët ndërkombëtarë urojnë Kryeministrin Rama pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare

    Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

    Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

    Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Qëndrimet ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit mbeten ato që kanë qenë

26 Prill, 2020
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Sigurimit mbajti një takim informues për Kosovën ku për herë të parë foli ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Folësit treguan se vazhdojnë të kenë qëndrimet e grupit, duke i shtuar edhe pak kripë nga vetja.

Zahir Tanin e përshkroi situatën politike në Kosovë “të polarizuar mes partive politike që ndodhen në garë për të marrë pushtetin”. Shefi i UNMIK-ut thotë se pakënaqësia qytetare është rritur. Ai përshkroi punën për të përballuar pandeminë e cila ka prekur edhe Kosovën, dhe ka bërë që të mbylluen kufijtë, kufizohen lëvizjet, mbyllen shkollat dhe bizneset dhe të izolohen komunat. Për të kapërcyer barrën ekonomike, FMN ka dhënë hua 56,5 milionë dollarë, kurse BE ka premtuar 100 milionë euro, tha Tanin, i cili mendon se duhet siguruar që ndihmat të arrijnë tek ata, që kanë më shumë nevojë. UNMIK ka përshtatur punën “duke u përqëndruar në pasojat e Coronës”, tha Tanin duke shtuar se po reagohet ndaj dhunën në familje, e cila është rritur.

Serbia: Solidaritet për të kapërcyer krizën e Coronës

Në emër të Serbisë në Këshillin e Sigurimit foli ministri i Jashtëm Ivica Dacic. Fillimisht ai tregoi për angazhimin e Serbisë në luftën kundër virusit Corona. Ai vlerësoi mbajtjen e këtij takimi “për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm njerëzve në Kosovë- Metohi, duke u thënë se nuk janë vetëm në këto ditë të vështira dhe se ne kujdesemi për ta, sot më shumë se kurrë”. Ai tha se Serbia ka bashkëpunuar në luftën kundër epidemisë edhe me autoritetet e institucioneve “tranzitore” të Prishtinës, siç i quajti ai. Ai tha se mes njerëzve të infektuar që kanë marrë trajtim në Serbinë qendrore ka pasur edhe shqiptarë.

Duke ndryshuar tonin e zërit, Dacici kalon në pjesën tjetër të raportit duke folur për zhvillimet e muajve të fundit. Serbia ka shprehur angazhimin për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, tha ai. Pasi u ankua për mungesë gatishmërie për dialog nga ana e autoriteteve të Prishtinës, ai falenderoi të dërguarin amerikan Grenell, për kontrobutin e dhënë në arritjen e marrëveshjeve për vendosjen e transportit ajror dhe tokësor Prishtinë- Beograd. Ai e vlerëson zgjedhjen e Miroslav Lajcik, si “momentum në dialogun e kryesuar nga BE”. Dacik përmendi edhe një herë R1244, si dokumentin e vetëm të OKB që duhet respektuar.

Ivica Dacici, Außenministerin Serbiens (webtv.un.org)Ivica Dacic, ministër i Jashtëm i Serbisë

Duke kaluar herë tek Corona e herë tek politika, Dacic, shpreh keqardhjen që Prishtina është duke lobuar për njohjen e „të ashtuquajturës Kosovë“ në gjithë botën, duke marrë ndihmë „prej disave prej jush“, ku ka parasysh anëtarët e Këshillit të Sigurimit. “Nëse të gjithë e ndalojnë lobimin, atëherë edhe nga Serbia mund të kërkohet të ndalojë fushatën kundër njohjeve”, tha Dacic. Ai tha se nga 200 mijë të zhvendosurit nga Kosova, vetëm 1,9 përqind janë kthyer në vend. Ministri serb shprehu besimin se Prokuroria speciale do të vendosë drejtësinë për të gjithë viktimat. Dacic tha se Serbia beson tek zgjidhja me dialog, dhe „kushtet për këtë do të krijohen shumë shpejt“.

Kosova: Fton vendet e KS të njohin Kosovën

Nga Kosova fjalën e mori ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i cili tregoi për masat e marra nga qeveria e Kosovës për të luftuar pasojat e krizës së shkaktuar nga virusi Corona. Ai foli për zgjedhjet e tetorit, ku kalimi i pushtetit nga njëra forcë tek tjetra u bë pa problem. Lidhur me rezoluzën 1244, ministri Konjufca tha se është përpiluar në një kontekst tjetër, në vitin 1999 duke kërkuar të pengojë katastrofën humanitare, ndalojë luftimet dhe lejojë kthimin e refugjatëve për të penguar spastrimin etnik. Në gjashtë muajt e fundit, tha Konjufca „nuk ka pasur asnjë incident etnik“ në Kosovë, prandaj ka ardhur koha që UNMIK t’i japë fund misionit. Në takimet rajonale ku ka marrë pjesë ministri ka vërejtur se “Serbia nuk e ka kuptuar që Kosova është e pavarur, dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme”, prandaj ai kujton vendimin e Gjykatës së Hagës, duke e lexuar atë edhe një herë me zë të lartë kur thotë se „shpallja e pavarësisë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare“. „Sa më shpejt që Serbia ta kuptojë këtë gjë, tha ministri, aq më mirë do të jetë për Serbinë, për ne dhe për rajonin“.

Ministri i bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë. „Nëpërmjet një akti të tillë ju jo vetëm që do të respektoni vullnetin absolut të shumicës së Kosovës, por do të respektoni edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe mbështesni paqen dhe stabilitetin në rajon“, tha ai duke e quajtur hipokrite mosrespektimin e vendimit të Gjykatës, në një kohë që ishte Serbia ajo që i kërkoi Gjykatës të jepte gjykimin për shpalljen e pavarësisë. AI foli për personat e zhdukur, ku 1641 nuk dihet ku janë që nga koha e luftës. Ministri shkëputi rastin e Ukshin Hotit, duke treguar historinë e tij në burg, ku është parë për herë të fundit. “Shteti dhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë ku janë këta persona,” tha ministri Konjufca.

Glauk Konjufca, Außenminister des Kosovo (webtv.un.org)Glauk Konjufca, ministër i Jashtëm i Kosovës i lidhur me tele-konferencë në takimin e Këshillit të Sigurimit

Lidhur me dhunën seksuale, ai tha se “të gjithë dorasit kanë qenë ushtarë dhe policë serbë” dhe i kërkoi Serbisë të identifikojë ata policë dhe ushtarë që dhunuan gratë dhe burrat shqiptarë. Pasi tregoi për incidentin e arrestimit të një qytetari nga Kosova që jeton në Zvicër, ai tha se “marrëdhëniet Kosovë Serbi janë të vështira”. dhe se ato mund të përmirësohen vetëm me dialog të barabartë. Ai i kërkoi Serbisë dhe ministrit Dacic të ndalojë fushatën për anullimin e njohjeve të Kosovës. Konjufca sqaroi se dialogu ka të bëjë me marrëdhëniet Kosovë Serbi dhe jo me çështjen e statusit. Gjë që sipas tij, Dacic e përdor kur shkon në vende anëtare të OKB që kanë njohur Kosovën dhe përpiqet t’i bindë ta kthejnë mbrapsht njohjen, duke u thënë se “kjo është çështje që do zgjidhet me dialog”. Synimet e Kosovës janë anëtarësimi në BE dhe në NATO, tha ministri duke shtuar se në fushën e sigurisë, Kosova ka shprehur angazhimin për paqe dhe stabilitet në rajon.

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut

Cherith Norman Chalet, përfaqësuese politike në Misionin e SHBA pranë OKB, vlerëson bashkëpunimin ndërkombëtar, që “është tani më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor”. „SHBA mbështet një Ballkan Perëndimor stabil, të sigurt dhe me prosperitet, tha ajo, duke siguruar angazhimin e vendit të saj për të ndihmuar vendet e rajonit që të integrohen në institucionet perëndimore. „Situata aktuale nxjerr në pah prioritetin që SHBA i ka dhënë zhvillimit të ekonomisë dhe tregëtisë midis Kosovës dhe Serbisë,“ shtoi Norman Chalet, e cila kërkon që Kosova të heqë të gjitha masat e reciprocitetit, menjëherë dhe pa kushte. Nga të dyja palët ajo kërkon të zbatojnë marrëveshjet për zhvillimin e biznesit, krijimin e oportuniteteve për qytetarët dhe përfundimin sa më parë të procesit të dialogut. Ajo përshëndeti rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendim-marrje dhe emërimin e të dërguarit special të BE. Ajo thotë se duhet vazhduar koordinimi i punës SHBA- BE. Klasës politike të Kosovës i kërkon të fokusohet në prioritetet e përbashkëta dhe në rritjen e përpjekjeve për zbatimin e ligjit. Norman Chalet kërkoi hapur mbylljen e misionit të UNMIK-ut, i cili e ka përmbushur komplet synimin që ka pasur. „SHBA do të punojë me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit për t’i dhënë fund UNMIK-ut dhe për të përcaktuar një rol më të rëndësishëm të OKB për ndihmën që i jep Kosovës dhe Ballkanit Perëndimër…“ tha Cherith Norman Chalet, nga Përfaqësia e SHBA në OKB.

Mbretëria e Bashkuar: Kosova dhe Serbia duhet të trajtojnë krimet historike

Rishikim të rolit të OKB në Kosovë kërkoi edhe David Clay, koordinator politik në Misionin e Mbretërisë së Bashkuar pranë OKB: „Sfidat e mëdha na kujtojnë sa e rëndësishme është që puna e UNMIK-ut të përshtatet me kushtet e reja,“ tha ai. Ai kërkoi që të inkurajohet bashkëpunimi midis ministrive serbe dhe kosovare të shëndetësisë, për t’iu përgjigjur sa më mirë krizës së shkaktuar nga Corona dhe vlerësoi punën e qeverisë së Kosovës për të ofruar në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit informacionet për COVID 19. David Clay, theksoi se „Mbretëria e Bashkuar mbështet dialogun e kryesuar nga BE si rrugën për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë“. Ai i kërkoi të dy palëve t‘i kthehen dialogut dhe siguroi bashkëpunim me të ngarkuarin special të BE, Miroslav Lajcak dhe partnerët e kuintit. Ai shprehu mbështetjen për Dhomat Speciale dhe Prokurorin Special të Kosovës, duke i kërkuar qeverisë së Serbisë dhe të Kosovës të bashkëpunojnë plotësisht me to. „Ne nuk mund të lejojmë kulturën e mosdënimit të krimeve nga më të rëndat; po ta bënim këtë do të ishim të pandërgjegjshëm; do të ishte shumë e dëmshme për vendosjen e ligjit dhe të ardhmen e pajtimit në rajon“, tha ai duke shprehur keqardhjen për progresin e ngadaltë të gjykimeve brenda vendit të krimeve të luftës dhe duke i kërkuar Serbisë dhe Kosovës, të punojnë për trajtimin e këtyre krimeve historike.

Rusia: Marrëveshje që të bazohet tek R.1244

Vasilly Nebenzia, përfaqësues i Rusisë pranë OKB, e nisi fjalimin e tij duke sulmuar flamurin e Kosovës të cilin ministri Glauk Konjufca, e ka në krahë gjatë kohës që  flet. “Jam duke parë në sfond të imazhit të zotit Konjufca dhe nuk po e njoh i cilit vend është flamuri. Sipas ngjyrave mund të jetë flamuri i Suedisë ose Ukrainës, ose I Barbados. Ose, meqenëse ndodhemi në Ballkan, mos është flamuri i Bosnjë Hercegovinës?”pyeti ai me sarkazëm. Më tej ai tha se situata në Kosovë është duke u përkeqësuar dhe se “ky projekt nuk është i zbatueshëm”. Përfaqësuesi Nebenzia tha se përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë interes për zhvillimin e dialogut Prishtinë Beograd dhe tarifat e hequra vetëm janë pezulluar “për t’i bërë Beogradit kërkesa edhe më të papranueshme”. Jemi duke parë përpjekje të SHBA dhe BE për të krijuar kushte për dialog, por “ne besojmë se këto përpjekje do të dështojnë nëse injorohen dispozitat e Rezolutës 1244”. Vasilly Nebenzia tha se dialogu ka ngecur, sepse BE nuk arriti të bindë shqiptarët e Kosovës të përmbushin detyrimet shtatë vjet më parë, për komunat me shumicë serbe dhe se “presim që Miroslav Lajčák, të jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje”. Duke folur për ushtrinë e Kosovës, ai tha se “është krejtësisht kundër dispozitave të 1244 dhe do të destabilizojë Kosovën dhe krejt Ballkanin,” dhe kampin amerikan “Bondsteel” e quajti de facto bazë ushtarake amerikane në Kosovë. Në vazhdim ai kërkoi hetimin dhe dënimin e incidentit në Zubin Potok dhe gjetjen e vrasësve të Oliver Ivanovicit, hetimin dhe dënimin e krimeve të bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfshirë ato të përmendura nga Dick Marty. Në fund ai siguroi se Rusia do të mbështesë marrëveshjen e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës për një zgjidhje të qëndrueshme dhe reciproke të bazuar në rezolutën 1244 dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme të UNMIK, si çelësin kyç të prezencës ndërkombëtare në Kosovë.

USA | Leerer Saal des UN-Sicherheitsrat (picture-alliance / imageBROKER)Salla bosh ku mblidhet Këshilli i Sigurimit

Gjermania i kërkon palëve të rrisin besimin

Jürgen Schulz, nga misioni gjerman pranë OKB foli për përçarjet politike „që kanë tërhequr vëmendjen e shumë liderëve”, në një kohë kur duhet të merren me krizën aktuale të Covid 19. Pastaj ai foli për sinjalet inkurajuese që vijnë duke parë masat e marra nga qeveria e Kosovës për të manaxhuar krizën, lëvdoi bashkëpunimin ndërkufitar midis Kosovës dhe Serbisë për të luftuar krizën së bashku. Ai i quajti burime tensioni raportet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë. “Synimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme që t’i japë mundësinë të dy vendeve të anëtarësohen në BE dhe kontribuojnë në stabilitetin rajonal,” tha Schülz, duke shprehur miratim pör emërimin e Miroslav Lajčakut, si i dërguar special i BE.

Franca: Prioritet normalizimi marrëdhënieve

Përfaqësuesi i Francës, Wadid Benaabou, koordinator politik në Misionin frencez pranë OKB, tha që në fillim se kur vjen fjala për Kosovën, “një nga prioritetet më kryesore të Francës është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë- Beograd brenda kuadrit të dialogut të drejtuar nga BE”. Franca mirëpriti emërimin e të dërguarit special të BE, mbështet ndërmjetësimin e BE në dialog, përshëndet heqjen e tarifave, kërkon nga palët të hedhin hapa të tjerë për mundësuar rifillimin e dialogut. Franca mbështet UNMIK në punën e tij, “punë që duhet të vazhdojë”. Wadid Benaabou thotë se Franca është e bindur se “Serbia dhe Kosova kanë të ardhme të përbashkët europiane”.

Related- Posts

KOSOVA

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

15 Maj, 2025
KOSOVA

“Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

10 Maj, 2025
AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement
KOSOVA

Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

15 Maj, 2025

Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

15 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

15 Maj, 2025

Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

15 Maj, 2025

Pse mblidhet Evropa në Tiranë?

15 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.