“Debati publik që mori formën e një sulmi, kishte në thelb si mundet shteti të ndërhyjë në një marrëdhenie private mes dy palësh. Natyrisht që nëse qeveria do ta bënte në kohë normale do të ishte skandal, por jemi në kohë lufte. Ne nuk jemi në të drejtën por në detyrimin për të mbrojtur ata që janë më në hall se të tjerët që janë në hall.
Meqe u tha se ky vendim do të krijonte konflikt social shqiptar me shqiptar, unë besoj të vertetën që shqiptarët janë bukë, kripë dhe zemër. Mes shqiptarëve ekziston një specie e veçantë shqipoje që është qamet, por nuk e ka ndikuar popullin shqiptar të nxjerrë më të mirën e tij. Unë nuk besoj se qiradhënësit do shkojnë të kapin për fyti qiramarrësit që sot e kanë të pamundur të paguajnë sot, pasi biznesi apo puna i është mbyllur.
Ne nuk e bëjmë për të gjithë, ne nuk mund ti themi kompanive apo bizneseve të medha e të mesëm të mos paguajnë qiratë.
Por ama biznesit të vogël, s’mund ta lëmë në këtë hall. Ne iu themi që jemi në anën tuaj. Ju nuk do të paguani qiranë deri në periudhën e caktuar në aktin normativ.
Ne patjetër që nuk iu themi dot disave që jetojnë me qiranë e asaj prone, se shumë e kanë ngritur si shqetësim se çfarë do të ndodhë me ata.
Unë ju them që akti normativ do të detajohet. Dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nxjerrë disa udhëzime. Individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera, absolutisht do të jemi ne që do ti mbështesim në këtë periudhë. Do ti mbështesim me një subvencion, siç mbështesim bizneset e vogla apo ata që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës.
Që nuk do të thotë të gjithë masën e qirasë, por një pjesë të saj sipas kalkulimeve dhe kategorive që duhen përcaktuar mirë”.
Pak nga pak do fillojmë të lehtësojmë disa masa, por nga ana tjetër do shtrëngojmë disa të tjera, shtoi Rama.