Kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, përkatësisht Edi Rama dhe Dritan Abazovic, janë nisur të martën për një vizitë në Kiev të Ukrainës.
Rama dhe Abazovic janë ftuar të vizitojnë Kievin nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Vizitën në Kiev e ka paralajmëruar të hënën kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha: “Për Kievin me ftesë të Presidentit Zelensky”. Njoftimin e ka publikuar së bashku me dy foto nga momenti i hipjes në avion.
Abazovic tha më herët se ai kishte nisur idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgonte një mesazh më të fortë dhe unik mbështetjeje nga Ballkani Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës. .
Por nuk është e qartë pse liderët e vendeve të tjera si ato të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.
Është e qartë se Serbia nuk mund të jetë pjesë e një misioni të tillë për shkak të marrëdhënieve të saj ‘vëllazërore’ me Rusinë.
/Argumentum.al