• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

“Die Welt”/Rama: Rruga e Shqipërisë është BE, i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Merkel mbetet kampione

6 Qershor, 2019
in INTERVISTË, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

E përditshmja gjermane, “Die Welt”, ka publikuar ditën e sotme një botim special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një me kryeministrin Edi Rama.

“Die Welt” e fillon artikullin për kryeministrin me një jetëshkrim të tij, duke  ndalur me pas te negociatat. ‘Pasi u rizgjodh për mandatin e dytë si Kryeministër i Shqipërisë në 2017, Edi Rama po shfrytëzon energjinë e tij mbresëlënëse për çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe pse anketat e opinionit publik tregojnë se mbështetja e popullit për lëvizjet e tij drejt BE dhe për përparimin e qëndrueshëm në reformat e gjëra arrin rreth 80%, Rama ende po përballet me probleme që pengojnë përpjekjet për t’u anëtarësuar në bllok’.

Kryeministri Edi Rama është shprehur ndër të tjera se ky është momenti i duhur për të hapur negociatat pas reformave që ka bërë Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen  nga kancelarja Angela Merkel. Shqipëria pret hapjen e negociatave pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga KE, por po përballet me një valë protestash nga opozita që kërkon largimin e kryeministrit, ndërkohë që ka bojkotuar zgjedhjet lokale.

Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama

Edi Rama është Kryeministri i Shqipërisë që prej vitit 2013. Kryetar i Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama veçohet për faktin se është gjithashtu një artist i konfirmuar. Midis mbikqyrjes së reformave historike, çmimeve ndërkombëtare për planet e tij të zhvillimit urban apo përgatitjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit, ai gjen gjithashtu kohën për të dizenjuar letrën e tij murale të zyrës, për të organizuar ekspozita dhe shpesh skicon skica shumëngjyrëshe, midis fletëve të axhendës së tij personale. Një figurë shumëngjyrëse ai vetë, në këtë intervistë Rama përshkruan bukurinë dhe çuditë e rrugës së Shqipërisë për arritjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe shpjegon përse Angela Merkel është shndërruar në kampionen numër një të këtij vendi.

Negociatat për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në mund të nisin që në muajin qershor. Cilat janë pritshmëritë tuaja rreth këtij procesi?
Vitin e kaluar, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë në vitin 2018. Kjo nuk ndodhi. Megjithatë, Bashkimi Europian u zotua për nisjen e negociatave në 2019-n. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha më herët në vitin 2014 se zgjerimi do të ngrihej për pesë vjet dhe tani jemi në 2019-n. Marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë përfaqëson një hap historic në diplomacinë e rajonit. Duket se ky është momenti i duhur. Në të njëjtën kohë, është e pamundur tashmë që të parashikosh çfarëdo gjëje rreth asaj që Bashkimi Europian do të bëjë më tej. Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave. Komisioni, në pikëpamjen time, është institucioni i vetëm që ka ekspertizën e duhur dhe njohurinë e plotë të detajeve e historikut të secilit vend. Thënë kjo, pjesa tjetër është thjesht politikë dhe asnjëherë nuk i dihet. Por, në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është që ne nuk po e bëjmë të gjithë këtë për të tjerët, ne po e bëjmë për veten tonë dhe fëmijët tanë sepse procesi i integrimit është një vegël fantastike modernizimi. Përshtatja e standarteve europiane është të bësh pikërisht atë që brezat e ardhshëm meritojnë.

A ndiheni më pak optimist rreth të gjithë procesit?
Jo, në mënyrë gati tragjike unë kam qenë gjithmonë optimist. Jeta ime dhe historia jonë më tregojnë vazhdimisht se optimizmi tragjik është zgjidhja më e mirë. Tani, edhe holandezët, të cilët janë skeptikë, kanë thënë që kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Holanda, së bashku me Gjermaninë dhe Austrinë, kanë dhënë një ndihmë të madhe për ne. Të tre këto vende janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që po na asiston në refomën në drejtësi. Ne kemi bërë diçka të cilën asnjë vend tjetër nuk e ka realizuar më parë. Ne kemi ndryshuar Kushtetutën, por jo vetëm kjo; ne kemi kaluar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sitën e një procesi shumë të vështirë vetingu dhe po pastrojmë sistemin në një mënyrë që asnjë vend tjetër negociues nuk e ka bërë më parë. Kjo është bukuria dhe çudia e këtij procesi, sepse ndërsa duhet ende të hapim negociatat, kemi realizuar gjëra që vendet negociuese duhet ende t’i realizojnë. 

Po sugjeroni që deri tani, procesi i integrimit ka qenë një proces asimetrik?
Pa dyshim që po. Nuk është një sekret dhe të gjithë e dinë këtë. Për vendet që u bashkuan të parat, presioni ishte më i vogël, kërkesat më të pakta dhe procesi shumë më i lehtë. E më pas, për çdo vend që u bashkua më pas, gjithmonë e më e vështirë.

A mendoni se tani ka më pak oreks, nga ana e BE-së për vende të reja në Union?
Duhet të saktësoj se ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë. Kjo e bën të gjithë këtë situatë edhe më fruestuese dhe edhe më absurde sepse ndërsa kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet të vendoset që tani nëse do të jemi apo jo pjesë e Unionit. E kjo është thjesht e pavërtetë.

Si mundet të përfitojë BE dhe Gjermania nga hapja e këtyre bisedimeve?
Nuk jam në pozitë për t’u thënë atyre asgjë. Ata janë në pozitën ku duhet të mendojnë se çfarë dëshirojnë. Ata janë më të fortë, e nuk kanë përjetuar luftë në jetën e tyre. Kështu që për ta, nuk është e thjeshtë të kuptojnë arsyet se përse ne jemi të dhënë me kaq pasion pas Bashkimit Europian. Jam i sigurtë që nëse baballarët themeluese të BE-së do të ishin ende këtu, ata do të kuptonin përfitimet shumë më mirë. Për ne, BE është ajo që ishte edhe për ta, një projekt paqeje dhe një vend ku mund të gjesh një hapësirë të përcaktuar, të pakërcënuar nga konfliktet e të shkuarës. Për europianët e sotëm, lufta është një lloj sajese televizive bardh e zi. Nga ana tjetër, pa dyshim, Bashkimi Europian ka problemet e tij. Është një kohë vërtet kohë vërtet komplekse dhe nuk është e lehtë të bësh parashikime.

A mendoni se ka një ide të gabuar rreth Shqipërisë në Europë?
Do të thoja që ka qenë edhe më keq. Po bëhet më mirë dhe do të vijojë të bëhet më mirë sepse gjithmonë e më shumë njerëz po vijnë në Shqipëri dhe po kuptojnë që vendi ynë është tërësisht i ndryshëm nga përgjithsimet negative mund të kenë besuar. Kjo ide do të përhapet, por në të njëjtën kohë, dembelizmi gazetaresk është një karakteristikë e kohëve tona. Për një gazetar dembel nuk mund të presësh lajme të mira, por vetëm lajme të këqija, sepse pa dyshim ato shesin më shumë.

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u rrit me 4,1% sipas të dhënave të BE. Si do të përshkruanit situatën makroekonomike të vendit tuaj?
Në përllogaritjen tonë të fundit të vitit 2018 rritja ishte prej 4,5%, por ky numër është ende duke u vlerësuar. Ne synojmë që të mbajmë rritjen ekonomike mbi kufirin e 4%. Ndërkohë, kemi përjetuar një rrënie të ndjeshme të papunësisë, nga 18,7% në 12,3%. Qëllimi ynë është që ta reduktojmë më tej, drejt 8%. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është as e pamundur. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë.

Si do ta karakterizonit marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë?
Shumë të mirë. Gjermania është Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel është e papërsëritshme dhe ajo ka një vizion tejet të qartë rreth Ballkanit, rreth të shkuarës dhe të ardhmes së këtij rajoni. Kjo është arsyeja përse ajo ka qenë dhe mbetet kampionia jonë. Lidershipi i saj e ka shndërruar Gjermaninë në shpëtimtaren e Europës. Nuk e di se ku do të ishte Europa sot nëse nuk do të kishte qenë Anxhela Merkel në kohën e krizës së refugjatëve. Edhe pse i është dashur të paguajë një çmim të lartë për këtë, gatishmëria e saj për ta paguar atë çmim e bën një lider edhe më të madh. Gjërmania është shumë e drejtë dhe e qartë në përgjithësi, çka nuk mund të thuhet për të gjitha vendet.

Është raportuar që Gjermania sapo i dha Shqipërisë një grant historik. Mund të na thoni më shumë rreth rëndësisë së kësaj gjëje?
Nuk është një grant, media e ka bërë të duket si e tillë, por një finacim. Në pikëpamjen e bashkëpunimit dypalësh, bëhet fjalë për një plan 7-vjeçar financimi përmes bankës së zhvillimit KfË.

Në vitin 2016, Gjermania u shndërrua në partnerin e katërt më të madh ekonomik të Shqipërisë. Në cilin drejtim tregtia dypalëshe mund të fuqizohet më tej?
Ka shumë potencial rritje në marrëdhënien tonë tregtare dhe jam shumë besimplotë që pikërisht kjo është ajo që do të ndodhë, veçanërisht përsa i përket produkteve tona bujqësore.

Sipas statistikave të “Heritage Foundation”, një e dhjeta e investimeve të huaja direkte që fokusohet në Ballkanin Perëndimor shkon në Shqipëri. Sa janë mundësitë që Shqipëria të tërheqë edhe më shumë?
1/10 sepse ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë një rrugë të qëndrueshme për rritjen e investimeve të huaja direkte në turizëm, që është sektori me potencialin më të madh. IHJ në turizëm kanë qenë shumë të ulta, ndërkohë që energjia ka qenë më e rëndësishme. Aktualisht, jemi në fund të testimeve të fundit me SHELL në lidhje me një fushë të rëndësishme naftë dhe gazmbajtëse. Të gjithë të dhënat paraprake sugjerojnë se kjo do të jetë një histori suksesi. Rreth kësaj do të dimë më shumë së shpejti. Nëse lajmi do të jetë pozitiv, do të kemi një investim tjetër të madh për shumë vite në vijim. Gjithashtu, sapo kemi filluar të investojmë edhe në energjinë diellore. Oferta jonë e parë shkoi shumë mirë dhe tani po përgatitemi për një të dytë. Prodhimi dhe agrikultura ofrojnë gjithashtu disa mundësi vërtet interesante për investitorët e huaj.

Çfarë ka bërë bendi juaj gjatë vitit të kaluar në drejtim të infrastrukturës dhe hapjes së korridoreve me pjesën tjetër të Europës?
Ka ende shumë punë për t’u bërë, por disa projekte madhore janë duke u zbatuar. Shpresoj që do të kemi lajme të mëtejshme nga Procesi i Berlinit në këtë drejtim.

Diçka unike midis politikanëve, por ju jeni edhe një artist. Çfarë po bëni si kryeministër për të mbështetur sferën kulturore?
Për fat të mirë, kemi shumë të rinj të talentuar që po shprehin veten në fushën artistike jashtë vendit. Përshembull, janë disa shqiptarë në Orkestrën Filarmonike të Berlinit, kemi disa këngëtarë fantastike opera si dhe artistë të shkëlqyer të arteve vizuale. Për një vend të përmasave tona, kemi një trashëgimi të rëndësishme në fushën e artit. Rinovimi i sheshit qëndror të Tiranës, Sheshit Skëndërbej fitoi çmimin prestigjioz Europian të Hapësirave Publike në vitin 2018, një prej çmimeve më prestigjioze në arkitekturë.

Related- Posts

POLITIKË

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

4 Korrik, 2025
POLITIKË

Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

4 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti amerikan i zhgënjyer nga telefonata me Putinin

5 Korrik, 2025

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025

Cilat do të jenë efektet e “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025

Bisedë telefonike Zelensky-Trump: Diskutojnë mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e përbashkët të dronëve në përballje me sulmet ruse

4 Korrik, 2025

RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

4 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.