• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË
    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Rama për gazetën italiane “Libero”: E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga ajo e Europës

13 Gusht, 2023
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e përditshme italiane “Libero” ku theksoi se “e ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë”.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se “këto ditë më kujtojnë kohën kur pasi çuam infermierët tanë në Itali, shtypi italian u “çmend” pas Shqipërisë bujare dhe nuk pushonin kërkesat për intervista nga gazeta, televizione, radio matanë Adriatikut”.

“Lavdi Zotit dhe falë punës këmbëngulëse të nisur nga bishti i kavallit të Europës, kur askush nuk na kishte në hesap përveçse për të na treguar me gisht, me vend e pavend, si një vend i zymtë trafiqesh e kriminaliteti, sot ky interesim nuk lidhet me me anën tragjike, po me një anë të bukur të jetës, kënaqësinë që Shqipëria e Rilindur Turistike u ofron pushuesve nga e tërë Europa, ku italianët janë ndër më të ekzaltuarit dhe po dynden mbi brigjet tona në numra që po t’i parathoshe vetëm disa vjet më parë do të të merrnin për të çmendur”, theksoi Rama, raporton ATA.

INTERVISTA E KRYEMINISTRIT RAMA PËR TË PËRDITSHMEN “LIBERO”’:

Një herë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës. Ishte si Rusia e Brezhnevit dhe Kina e Maos. E varfër dhe e tiranizuar. Shqipëria ishte në Europë një lloj enklave e blinduar, me fe komuniste dhe ritual kinez. Askush nuk hynte dhe askush nuk dilte. Pastaj, në fillimet e viteve ’90, rrëzimi i regjimit, ikja masive e qindra mijëra njerëzve drejt Italisë dhe Europës, anijet e përshkruara në filmin “Lamerica” nga Gianni Amelio dhe fillimi i normalizimit.

Tani Shqipëria është një vend modern. Është destinacioni i një numri gjithnjë në rritje turistësh, veçanërisht europianë. E drejton një kryeministër me prirje socialiste që quhet Edi Rama. 59 vjeç. 1 metër e 98 cm i gjatë. Ka luajtur basketboll, pikturon, shkruan, ka dhënë mësim. Po ju’a prezantoj.

Ju keni thënë se e vlerësoni shumë Giorgian Melonin. Megjithatë, ju jeni socialist. Cila është dallimi midis të djathtës italiane dhe së djathtës shqiptare?

Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona. Po, unë jam socialist, i bindur për rrugën e Tretë të Klintonit, Blairit, Schroederit, Romano Prodit. Por, të qenit i majtë nuk më pengon të bëj zgjedhje që pastaj mund të interpretohen si të djathta, ashtu siç jo të gjitha ato që mbajnë vulën si zgjedhje të majta janë ilaçe që duhen gëlltitur duke kënduar “Bella Ciao”! Dhe pastaj, në kohën e teknologjisë së re, Intelligjencës Artificiale, globalizimit, ka rrezik që të mbytemi në një gotë ujë duke përzier koncepte të vjetra me probleme dramatike për të zgjidhur. Ne duhet të rishpikim gjithë ç’është e mundur dhe të rishpikemi me ngulm në një botë që ndryshon pa marrë as frymë.

Ju keni kritikuar zgjedhjet e kaluara të Italisë! A mendoni se të majtët italianë nuk janë mjaftueshëm modernë?

E kush jam unë për të gjykuar nëse të majtët italianë janë mjaftueshëm modernë apo të dalë kohe? Çfarë është Massimo D’Alema, modern apo i dalë kohe? Kur e dëgjoj atë, më duket sikur kam para vetes dikë që e rrok shumë më mirë të ardhmen se sa unë dhe shumë të rinj që hedhin salcë mbi veprat e Rafaelos apo Van Gogut!

A janë të përputhshëm moderniteti dhe socializmi?

Kjo varet nga çfarë kuptojmë me socializëm. Nëse me “socializëm” kemi parasysh ëndrrat e lavdishme të së shkuarës që nuk u bënë kurrë realitet, atëherë jo, nuk janë të përputhshëm. Por nëse kemi parasysh ide dhe vlerat të caktuara, atëherë po, absolutisht! Dhe pastaj, duhet të kemi shumë kujdes për mënyrën se si ato ide dhe vlera na shërbejnë për të shkuar përpara, luftuar, reformuar, transformuar, duke e pranuar çdo dhimbje që sjell modernizimi sjell. Pa bërë gabimin të kthehemi mbrapa në kërkim të gjetjes së mbështetjes së kollajtë në pakënaqësitë e gjindjes.

Cili është gjykimi juaj për politikat që po zgjedh e djathta e re në Itali?

Unë vlerësoj Giorgian, dhe kaq. Dhe respektoj të gjithë udhëheqësit politikë në Itali, pa ia lejuar kurrë vetes të jap gjykime mbi punën e tyre në shtëpinë tuaj. Ka shumë njerëz që e bëjnë këtë, nuk ka nevojë edhe për një tjetër më shumë që flet pa pasur atributet për të analizuar seriozisht faktet.

Çfarë mendimi keni për Berluskonin?

E kam njohur shumë pak, por e kujtoj i buzëqeshur. Dhe e kam ridëgjuar e lexuar disa herë fjalimin e kryepeshkopit në funeralin e tij, një adresim jashtëzakonisht i bukur për një njeri, që le ta themi duke përdorur një eufemizëm, nuk ishte subjekti më i lehtë për një prift. Nga ato pak takime që kam pasur me të, kam krijuar ndjesinë e një njeriu që kishte një ndjeshmëri gjenuine ndaj Tjetrit.

Sipas jush, Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?

Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

A është i mundur bashkëpunimi midis socialistëve dhe të djathtave në Evropë?

Jam shumë kurioz të di.

Si e kujtoni Shqipërinë me anije të mbushura me refugjatë që iknin drejt Italisë?

Si një vend që pas shekujsh të jetuar në gjunjë filloi të vraponte duke thyer kockat e tij, për ta rishpikur dhe aftësuar vetveten për të qëndruar drejt.

Ju keni jetuar për një kohë të gjatë, si fëmijë dhe si i ri, në Shqipërinë komuniste. Çfarë kujtoni nga ato vite?

Shumë gjëra, por ndoshta për ju është më interesante të dini se kujtoj muzikën e Carosello-s dhe “Novantesimo Minuto”, zërat e Raffaella Carra-s dhe Sandro Ciotti-it, si dhe heshtjet mediate të Bearzot-it, këngët e Celentano-s apo si hynte zhurmuesi me miza në ekranin e TG1 kur dilte Papa! Nënvizoj se TG1 dhe “Novantesimo Minuto” ishin të vetmet gjëra që mund të shiheshin në Tiranë, ku RAI ishte e “zhurmuar” nga regjimi, ndërsa për Carosello-n dhe Raffaela Carra-n duhej të prisje verën në Vlorë, ku kur nuk kishte asnjë re në qiell, ne nuk shkonim në plazh sepse RAI dhe TeleNorba mund të kapeshin direkt nëpërmjet korridorit të Otrantos, e regjimi nuk mund të bënte asgjë.

A ju pëlqeu filmi “Lamerica”? A e njihnit Gianni Amelion? E vlerësoni atë?

Ky film u prit keq në Shqipëri, sepse ishte hera e parë që kishim para syve pasqyrën e atij që ishte vendi ynë dhe vetë ne në atë periudhë dramatike! Nuk ishim të bukur dhe të lumtur, si në pasqyrën e propagandës së regjimit, por të shëmtuar dhe të egër, siç na kishte lënë regjimi. Të shikoheshe në atë pasqyrë të pamëshirshme nuk ishte një përvojë e këndshme! Mua filmi më pëlqeu shumë dhe jam sherruar me miq që thoshin se filmi ishte poshtërues. Nuk ishte Amelio që na kishte poshtëruar, po ata që na kishin mbajtur për dekada në bunkerin me drita të rreme të regjimit më brutal komunist në Europë.

Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur? Janë vetëm një kujtim i keq? Apo mund të kthehen?

Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë, edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli! Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të marrë hakmarret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë…

A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?

Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.

Energjia dhe turizmi: a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?

E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurt se do të arrijë! Jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera.

Çfarë mendoni për problematikën e emigracionit? Italia është vendi më i prekur. Si e vlerësoni politikën e ndërmarrë nga qeveria italiane në përpjekjen për të arritur marrëveshje me vendet e origjinës së flukseve migratore dhe për t’iu kundërvënë trafikantëve?

Italia është viktimë e gjeografisë së saj në një Europë të bashkuar që, fatkeqësisht, nuk është e bashkuar kur rruga bie në Lampedusa. Për t’i bërë moral dhe dhënë leksione Italisë ka shumë trajnerë brenda kufijve të Europës, por kur vjen puna për të qenë një skuadër dhe për të luftuar plagën e kufirit tuaj detar, atëherë duket sikur ai nuk është më kufiri i Europës, por thjesht kufiri i një vendi të vetëm. Italia ka nevojë për ndihmë dhe solidaritet, jo për moralizime dhe leksion mbi se si duhet të veprojë. Është e trishtë!

Related- Posts

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL
POLITIKË

Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

13 Shtator, 2025
NGJARJE

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

12 Shtator, 2025
Kryesore

Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës i përgjigjet gazetarëve mbi bisedimet Kinë-SHBA në Spanjë

13 Shtator, 2025

Pasioni për investimet në Kinë

13 Shtator, 2025

Rotacioni, jo përrallë por domosdoshmëri demokratike!

13 Shtator, 2025

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

13 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.