Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i shkruan presidentit serb, Vuçiç ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.
Rama shkruan se linja e gjelbërt s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.
Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!