• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ramush Haradinaj: Serbia mjaft agresive, ndaj e taksuam

8 Janar, 2019
in INTERVISTË, KOSOVA, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Z. Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të shumta gjatë këtij viti. Ndër to veçohet vendimi për demarkacionin me Malin e Zi, për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe miratimi i ligjeve për formimin e ushtrisë. Këto dy të fundit sa kanë qenë të vështira për ju, duke ditur se ka pasur edhe reagime të ndërkombëtarëve? 

Haradinaj: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është bërë në një pako, në të cilën kemi pasur tri dokumente: marrëveshjen, deklaratën e presidentëve të Malit të Zi dhe Kosovës për korrigjim dhe raportin e komisionit shtetëror të kryesuar nga profesor Bulliqi.

Pra, ratifikimi i marrëveshje në këtë pako nënkupton edhe vendimin e institucioneve të Kosovës për korrigjim në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Implementimi i korrigjimit ka mbetur pezull, mirëpo ekziston si e drejtë dhe si detyrë e jona për ta bërë. Ka mbetur pezull për faktin se ishin në proces të liberalizimit të vizave dhe idesë që mos të hapim shumë tema.

Çështja e ushtrisë është një çështje që ekziston prej vitit 1998, ku vazhdimisht Kosova është identifikuar me forcën e vet. Në fillim ka qenë UÇK-ja, TMK-ja dhe pastaj FSK-ja. Përpjekjet tona institucionale për të ardhur te ushtria nuk janë ndalur asnjëherë. Së fundi u krijua një momentum politik dhe një dakordim që të lëvizim me miratimin e pakos së ligjeve për formimin e ushtrisë dhe Qeveria e bëri detyrën që i takonte.

Ligjet ishin transparente dhe në këtë mënyrë FSK-së iu dha mandati mbrojtës. Që nga votimi në Kuvend, çdo herë Kosova e ka rreshtin e vet të ushtrisë, të cilit i prinë Amerika. Është një moment kulmor me domethënie të jashtëzakonshme. 

Cila ka qenë ndjesia juaj në momentin e votimit të ushtrisë, meqenëse keni qenë gjeneral lufte? 

Haradinaj: Ne e kemi pasur këtë detyrë dhe çdo qytetar i Kosovës e ka pasur këtë detyrë, posaçërisht ish-luftëtarët e UÇK-së dhe ish-udhëheqësit e përpjekjeve për liri. Unë e kam ndjerë peshën e kësaj detyre, ashtu siç kam thënë atë ditë, se me këtë vendim janë gëzuar varret dhe janë gëzuar të gjallët.

Janë gëzuar ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe ushtarët e Adem Jasharit. Këtë e them me qëllim sepse ushtria është e çdo qytetari, jo vetëm e një krahu, jo vetëm e atyre që kanë luftuar me pushkë, por edhe atyre që kanë luftuar me pendë. 

Po vendimi për taksën, sa sfidues ka qenë? 

Kjo ka qenë taksë e zorit sepse nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Serbia e rriti agresivitetin ndaj nesh në shumë drejtime, në këtë mënyrë u detyruam t’i tregojmë se kështu nuk mund të vazhdosh më me Kosovën.

Ose e respekton si fqinjë ose ka reciprocitet në vendime. 

Cilat kanë qenë efektet e këtij vendimi? 

Ky ka qenë vendim i drejtë dhe shumë i nevojshëm.

Tani po shihet se është edhe vendim i dobishëm për Kosovën, sepse ka dhënë edhe efekte të mira edhe në ekonominë e vendit. Tani kompanitë e vendit prodhojnë shumë më tepër dhe ka më shumë punë. Kjo është edhe një porsi politike për Serbinë dhe për të tjerët, se ne do ta mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. 

Megjithatë, ky vendim i Qeverisë së Kosovës çoi në një përplasje me Brukselin dhe aleatët e saj, të cilët vazhdimisht po kërkojnë heqjen e kësaj takse? 

Ne Brukselit dhe aleatëve u kemi shpjeguar në vazhdimësi për arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Ne e kuptojmë pozicionin e tyre parimor se taksa duhet të hiqet. Ne i respektojmë aleatët dhe nga letra e presidentit Trump nuk ndërmorëm veprime të tjera, ndërsa shihet që Serbia po vazhdon agresivitetin e saj.

Kryeministrja e Serbisë sërish u ka dërguar letra qeverive të vendeve të tjera, ku kërkon ta tërheqin njohjen. Madje i ka kërkuar edhe Shqipërisë ta tërheqë njohjen. Po e them këtë për të treguar se ka qenë një masë e nevojshme dhe është një masë që do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. 

Ndonëse si Qeveri kishit pritje të mëdha se do të ndodhë liberalizmi i vizave këtë vit, një gjë e tillë nuk ndodhi. A besoni se ka gjasa në fillim të vitit 2019 që Këshilli i Ministrave të marrë një vendim? 

Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim.

Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në.

Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. 

Përveç këtyre vendimeve të madhe, cilat janë vendimet e tjera që i keni marrë dhe do t’i veçonit për vitin që po lëmë pas?

Puna kryesore e kësaj qeverie është se nuk u kemi ikur temave. Vendim i madh ka qenë që mos të rritet çmimi i energjisë.

Prej ardhjes sime në pushtet nuk është rritur çmimi i energjisë. Janë pastaj vendimet e tjera ekonomike, si miratimi i Ligjit për Prishtinën, i cili ia mundëson kryeqytetit zhvillimin. Pastaj është zbatimi i politikave fiskale, miratimi i pakos ligjore për luftimin e korrupsionit dhe shumë vendime të tjera.

Mund të them se brenda një viti Kosova është krejtësisht ndryshe nga jo që ka qenë. Mos të harrojmë se prokurorit të Kosovës iu ka dyfishuar paga me vendim të kësaj Qeverie.

Por mendim të njëjtë nuk ka opozita, e cila thotë se kjo qeveri është e dëmshme për vendin?

I kam përcjell deklarimet e saj, por nuk janë të argumentueshme. Këto qëndrime opozita i ka vetëm në bazë të detyrës. Është lehtë të thuash se kjo qeveri i shkakton dëme Kosovës dhe të vetmin argumentim e ka te numri i zëvendësministrave dhe kostos së tyre.

Vazhdimisht ju kritikon se ia keni rritur vetes pagën.

Një kryeministër që sot e ka Kosova punon minimumi në dy ndërrime.

Pa punuar në dy orare të punës, shumica e temave që po i flasim nuk kishin ndodhur. Paga ime, megjithatë, do të zvogëlohet me ligjin për paga që do të miratohet.

Ai vendim nuk është bërë për mua, por për institucionet e tjera. Opozita le të vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, unë i respektoj kritikat, por që ato të jenë të argumentueshme.

Si po ju shkon partneriteti qeverisës me PDK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet?

Ne kemi komunikim korrekt ndërpartiak, brenda Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Nuk është se në tema pajtohemi apo kemi mendim të njëjtë, sepse ne jemi parti të ndryshme. Mirëpo ne gjejmë pajtim për shumë tema që janë të interesit nacional.

Unë si kryeministër dhe si lider partie jam sjell në mënyrë korrekte me të gjithë partnerët e koalicionit. Natyrisht, i jam mirënjohës edhe AAK-së që më ka mirëkuptuar, ngaqë nuk kam mundur mjaftueshëm për të vrapuar pas partisë, sepse më është dashur të vrapoj pas interesave të vendit. I jam mirënjohës secilit votues të Aleancës, sepse vërtet janë njerëz të mirë dhe ata e kanë bërë të mundshme që unë sot të jem kryetar qeverie.

Cilat janë raportet tuaja me presidentin e vendit?

E kemi një ftohje të marrëdhënieve që një kohë. Kjo nuk është personale me presidentin, por nga frika që unë kam se mund të na ndodhë ndonjë befasi jo e mirë me territoret apo me kufij. Për fat të mirë, shihet se tani ka ndryshuar.

Tani jemi të bashkuar në tavolinë, sepse e shoh presidentin, kryeparlamentarin, veten, zëvendëskryeministrat dhe gjithë delegacionin duke punuar për hartimin e një platforme që do t’i paraqitet Kuvendit në bazë të Kushtetutës. Kështu që, më nuk shoh rrezik të territorit dhe kufijve.

Së fundi Qeveria ka krijuar një raport interesant me subjektin opozitar, PSD-në. Si do ta definoni këtë raport të PSD-së me Qeverinë?

Moti kam një miqësi me z. Ahmeti, z. Ymeri, z. Molliqaj dhe kolegë të tjerë të PSD-së, pra që nga koha kur ishim në VLAN, kur bashkëpunonim si opozitë. Që nga ajo kohë ne kemi komunikuar për shumë tema.

Kur e mora qeverisjen, e vizitova kryetarin e Prishtinës dhe e bëmë një listë të temave dhe të punëve që ai kishte nevojë për kryeqytetin. Dhe pastaj, kur e vizitova, pas gati një viti përsëri Komunën e Prishtinës, shkova me listën që i kisha përfunduar të gjitha obligimet që kisha marrë si kryeministër. Natyrisht, se ai ishte në një pozicion jo të mirë si opozitë dhe deklaroj se më pas mundësi do ta rrëzonte Qeverinë.

Sa iu përket temave për kryeqytetin, ai e pranoi se të gjitha i kemi kryer. Pastaj, kjo marrëdhënie evuloi edhe me largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, për të cilën kam respekt sepse kemi punuar shumë mirë me të, mirëpo dihet se unë i shërbej agjendës së Kosovës dhe më vjen keq që në raste të caktuara Lista Serbe është keqpërdorur nga Beogradi zyrtar. Me largimin e Listës Serbe, PSD-ja ia mundësoi Kosovës që Qeveria e saj t’i ketë duart e lira për marrjen e disa vendimeve të drejta, si rasti për ushtrinë. Pa përkrahjen e tyre ne nuk e kishim përkrahjen në Kuvend, pastaj përkrahjen për ushtrinë e dhanë edhe LDK-ja dhe LV-ja.

Megjithatë, roli i PSD-së është më i drejtpërdrejtë dhe më paraprak, sepse qysh në fillim na ka përkrahur për të ardhur deri te dita kur të votohet. PSD-ja e ka një kontribut në disa tema të interesit kombëtar për të cilat e respektoj shumë. Ata që i ndihmojnë atdheut, edhe nëse janë kundërshtarë të mi, unë i respektoj./’Epoka e Re’

Related- Posts

KOSOVA

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

13 Qershor, 2025
POLITIKË

Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

11 Qershor, 2025
POLITIKË

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025

“Jam biri i tokës së verdhë përgjithmonë”

15 Qershor, 2025

Sondazhi CGTN: Bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore sjell më shumë stabilitet në një botë të trazuar

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.