• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Realpolitik/ Trumpi tronditi politikën botërore!

15 Nëntor, 2024
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

BE e re me sfida të vjetra! Komunitet ambulant!  Xhirobosh!

 REAL POLITIK NR. 99

1 – 15 NENTOR 2024

Komente “ flash” mbi  4 ngjarjet kryesore, shkurt dhe shqip, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik,  

 DR. JORGJI KOTE

1.Trumpi tronditi politikën botërore me fitoren e tij të paparashikuar, të bujshme dhe shumëdimensionale! Nxorri ”jashtë loje” median, sondazhet, analistët dhe yjet e hollivudit! Me diferencë të madhe votash popullore, me 312 vota të sigurta në Kolegjin Zgjedhor nga 270 të nevojshme; pushtoi Senatin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe të 7 shtetet e lëkundura! Ky është komponenti i parë madhor që tregon pse dhe si Trump tronditi politikën amerikane dhe atë planetare. Një fitore që ”nxorri zbuluar” Presidentin dhe Zv.presidenten Biden/Harris dhe demokratët. Këta të fundit, në vend të qetësohen dhe të  bëjnë analizat e rastit me gjakftohtësi dhe realizëm, po e kërkojnë fajin te të tjerët, deri te Holivudi dhe Taylor Swift! Sigurisht tronditja më e madhe politike trumpiane vjen se ajo do të sjellë një paradigmë të re politike dhe diplomatike mbasi Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet dhe organizatat e mëdha ndërkombëtare kanë filluar llogaritjet dhe mbi atë bazë hartimin dhe miratimin e strategjive përkatëse politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake: BE-ja dhe NATO me Shtetet  Anëtare, Kina, Rusia, BRICS,  OKB-ja dhe filialet e saj  që siç dihet nuk është se Trump i ka shumë për zemër. Ka plot pasiguri, paqartësi dhe frikë. Gjithsesi, për të shmangur abuzimet e rastit, duhet pritur ende deri në janar të paktën, sa të krijohet gjithë ekipi dhe të jenë paraqitur dokumentat përkatëse strategjike të qeverisë së Presidentit Trump. Ndaj, pa ngut dhe nxitim!

2. Komunitet ambulant  ose lëvizës, kështu  është katandisur  Komuniteti Politik Europian( KPE) i lançuar me bujë të madhe mbi 2 vjet më parë nga Presidenti francez Macron. Nga premtimet e bujshme, vetëm 5 samite, më i fundit në Budapest më 7 nëntor dhe tjetri në Tiranë vitin e ardhshëm. Pa seli, pa adresë, pa struktura drejtuese, pa taban, pa program dhe mision, pa asnjë vendim, pa një komunikatë shtypi dhe plot ” Pa” të tjera. Dhe po qe se do të vijojë kështu, siç ”duken dhe bathët”, atëhere do të vërtetohen parashikimet e analistëve që KPE-ja të kthehet në një organizatë qeveritare në nivel ministrash. Ose do të jetë shumë më tepër një komunitet ambulant ose lëvizës, me një tur ” eskursionesh tematike dhe turistike” europiane, kryesisht me ” talk and eating” apo forum diplomatik i nivelit më të lartë por me ndikimin, jehonën më të ulët politike, diplomatike dhe  publike.

3. BE e re me sfida të vjetra! Nga 4 – 12 Nëntor, në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg u zhvilluan seancat dëgjimore, ku  26 komisionerët e lartë të BE-së të emëruar nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen paraqiten programet e tyre dhe iu përgjigjen qindra pyetjeve të Eurodeputetëve. Gjithçka shkoi mirë, dmth pa ndonjë kthim ose prapsim. Kështuqë më 1 Dhjetor, më në fund, Komisioni Europian do të nisë mandatin e tij të ri 5 vjeçar, me shumicën fytyra të reja por dhe disa të vjetra, duke përfshirë Presidenten e tij bashkë me Europarlamentin dhe Këshillin e ri Europian. Ndaj flitet për një Europë me drejtues të rinj, me programe dhe premtime të reja. Por gjithsesi bien në sy, madje ulërasin për zgjidhje  idetë, sfidat dhe problemet e trashëguara nga e kaluara e afërt dhe të parealizuara nga ekipet e mëparshme të BE-së. Veçse tani ” zullumet” janë trashur dhe më shumë; ca më keq akoma, sepse në krye të Shtëpië së Bardhë nuk do të jetë më një Euro-Atlantist i bindur si Presidenti Biden. Ndërkohë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës po hyn në vitin e saj të katërt me shumë të panjohura dhe rreziqe, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme vazhdon të përkeqësohet dhe përshkallëzohet pa asnjë të ardhme paqeje. As Balkani 12 vite mbas fillimit të dialogut Serbi – Kosovë të lehtësuar nga BE-ja nuk po gjen qetësi, mes rreziqesh dhe më të mëdha. Zgjerimi Europian po mbahet me shpresa dhe premtime euforike dhe larg realiteteve tanimë me objektiv jo zyrtar por indikativ vitin 2030; ndoshta pa e kuptuar se vetëm nevojat gjeopolitike nuk i japin dot drejtim dhe zgjidhje, ca më tepër kur  të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, megjithë arritjet, sërish ndeshen me problematika të nxehta. Ndërkohë, Franca mezi po ”mbahet në këmbë me paterica”, ndërsa Gjermania do të shkojë në kutitë e votimit para kohe më 23 Shkurt 2025, me pasiguri për koalicionin e ri qeveritar që do të dojë ndoshta muaj të tërë. Kur ekstremi i djathtë  synon të zgjerojë gjeografinë politike mbas Italisë, Holandës, Austrisë dhe Suedisë dhe në Francë, Gjermani, Spanjë dhe gjetkë.

4. Xhiroboshe janë në fakt ecejaket drejt Brukselit të kryenegociatorëve të dialogut Prishtinë – Beograd. Plot deklarime, pohime dhe premtime, por tamam si xhiro bosh. E kemi përmendur  dhe më parë se ai dialog është vërtet « i vdekur por i pakallur ». Ndaj lëvizjet e tanishme janë sa për të kaluar kohën, për të justifikuar pagën e lartë të Lajçakut dhe për të mbajtur status kuonë e rastit. Asgjë më shumë deri sa të sistemohen në zyrat e tyre drejtuesit dhe ndërmjetësuesit e rinj në Uashington dhe në Bruksel, të zhvillohen  zgjedhjet e reja  parlamentare në Kosovë më 9 shkurt dhe në Gjermani më 23 shkurt. Dhe sa të përcaktohet  strategjia e re e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Çka praktikisht i bie të jetë gati nga mesi i vitit  2025, edhe pse vështirë të ketë ndonjë ndryshim thelbësor dhe ca më pak ndonjë « breakthrough ».

Ndaj deri atëhere politika në Kosovë dhe udhëheqësia e saj duhet të reflektojnë, të përpunojnë versione dhe alternativa të ndyshme se si të dalin sa më shpejt dhe «  pa u lagur » nga ngërçi i tanishëm. Çdo hap i  hedhur me kujdes dhe në bashkërendim me aleatët tanë perendimorë do ta ndihmojë Prishtinën zyrtare në heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja, shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare që kanë mbetur në vend numëro! Vetëm kështu Kosova mund të bëhet shtet vërtet funksional, në begati, siguri, dhe  demokraci të qendrueshme. Boll me moralizime dhe parime jashtë realiteteve të politikës dhe diplomacisë botërore, ca më tepër kur ndryshe nga 15 vite më parë, Kosova nuk është më në krye të axhendës ndërkombëtare. Sot kjo axhendë është plot e përplot dhe me disa pika të nxehta që kanë përparësi. Ndaj, politika në Prishtinë duhet të tentojë të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, që ta tregojnë me gisht, qoftë dhe kur nuk ka faj.  

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

KOSOVA

KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

15 Shtator, 2025
KOSOVA

Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

14 Shtator, 2025
Warszawa, 30.08.2019. Flagi Polski i NATO w siedzibie Ministerstwa Obrony Narodowej, 30 bm. w Warszawie. (al/doro) PAP/Andrzej Lange
JO VETEM LAJM

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmin rus me dronë në territorin polak

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.